Përgjigjuni me “po” ose “jo” pyetjeve të mëposhtme dhe zbuloni nëse është koha për shërimin e saj
Shpesh keni gulçime në frymëmarrje, keni djersitje dhe jeni të mërzitur? Faji mund të jetë i gjëndrrës tiroide. Është e rëndësishme që problemin ta zbuloni në kohë, sepse me trajtimin e duhur mund të shmangni probleme serioze shëndetësore.
Megjithatë, edhe përmes testit bazik apo themelor të cilin mund ta bëni në shtëpi, ju mund të zbuloni nëse gjëndrra tiroide ka funksion të reduktuar, apo nëse vuani nga hipertireoza. Në rast të tillë, duhet të kontaktoni mjekun tuaj sa më shpejtë të jetë e mundur.
Këtu mësoni gjithçka që ju duhet të dini rreth gjëndrrës tiroide.
Përgjigjuni me “po” ose “jo” pyetjeve të mëposhtme:
- A keni histori familjare të sëmundjes së tiroidës?
- A keni ndonjë sëmundje autoimune (diabet tip 1)?
- A jeni trajtuar apo shëruar ndonjëherë nga gjëndrra tiroide?
- A jeni shpesh të lodhur dhe të përgjumur?
- Jeni të pikëlluar dhe nuk keni fare motivim?
- Keni përqëndrim dhe memorje të dobët?
- Jeni të ndjeshëm ndaj të ftohtit?
- Jeni në mbipeshë dhe nuk mund të humbisni në peshë?
- Keni probleme me tretjen?
- Keni dhimbje të nyjeve dhe muskujve?
- Keni flokë dhe lëkurë të thatë?
- Keni thonj të brishtë dhe lehtë të thyeshëm?
- Jeni më shumë se 50 vjeç/e në moshë?
- Keni libido të zvogëluar?
- Keni menstruacione të parregullta apo të ndërprera?
- Për meshkujt: Keni problem me ereksionin?
- Nuk mund të ngeleni shtatzënë?
- Për meshkujt: Keni problem me fertilitetin?
Nëse jeni përgjigjur pozitivisht në 5 pyetje, është mirë të njoftoni mjekun për simptomat tuaja, për shkak se ka mundësi që gjëndrra juaj tiroide të ketë funksion të reduktuar./kosovarja.ch/