Orizi është shumë i thjeshtë për tu përgatitur, gjë që nuk ndodh shpesh me llojet tjera të kësaj familjeje. Organizmi i njeriut nuk e ka të vështirë tretjen e tij dhe ky lloj ushqimi është shumë i pasur me vlera ushqyese. Sidoqoftë, ky nuk është edhe zgjidhja më e mirë për përgatitjen e gjellërave tuaja.
Konsumimi i tepërt i orizit shkakton shtim në peshë dhe rrit rrezikun e zhvillimit të diabetit të tipit 2.
Orizi i bardhë është tejet i rrezikshëm, një tas nga ai ka 200 kalori, shpesh pa sasinë e duhur ushqyese. Për fat të mirë shkencëtarët kanë zbuluar një truk të thjeshtë që e përgjysmon numrin e kalorive dhe shton cilësinë ushqyese të orizit. „E kemi përgatitur orizin sikurse zakonisht, vetëm në ujë që vlon, para se të fusim orizin i shtojmë pak vaj kokosi, përafërsisht 3% të sasisë së orizit. Pasi përfundoi zierja, e lamë në frigorifer për 12 orë“ shpjegon Dr. Sudair Xhejms.
Çfarë është duke ndodhur?
Vlimi e bën niseshten më të lehtë për tretje, andaj konvertohet në glikogen dhe sheqer, e më vonë ruhet si dhjam. Çdo metodë tjetër e përgatitjes nuk e ndryshon orizin, andaj trupi nuk e tret në mënyrën e duhur. Shtesa e lipideve( në këtë rast vaji i kokosit) e redukton në mënyrë drastike proporcionin e niseshtes së tretshme. Ftohja e ndihmon të përforcojë niseshtes në formën më „të rëndë“ të saj, ndërsa orizi mbetet me më pak kalori edhe pasiqë të ngrohet sërish.