Tek personat e “trishtuar” paraqiten vështirësi kronike të frymëmarrjes (astma, bronkit), tek personat e “shqetësuar” paraqiten vështirësi në tretje, tek personat gjithmonë “të zemëruar dhe zhgënjyer” kanë problem me mëlçinë. Zbuloni në vazhdim se cilat janë helmet tjera të dëmshme për trupin tonë.
Nëse themi se ndjenjat tona janë helmuar, atëherë kjo nuk nënkupton vetëm një shprehje poetike. Nuk besoni? Shihni se si emocionet ndikojnë në organe të caktuara, dhe ne do të ju ndihmojmë të kuptoni se sa janë të lidhura ngushtë këto gjëra me helmimin e trupit.
1. Zemërimi
Kur jemi të zemëruar, vjen deri tek mosfunksionimi i mëlçisë. Kështu vjen edhe thënia, “Ma hëngre mëlçinë!”. Pse për diçka që zemërohemi nuk themi asnjëherë se na dëmtohen veshkat apo mushkëritë? Me sa duket shkenca apo urtësia shekullore e natyrës është sikur mjekësia tradicionale kineze. Ndjenjat e zemërimit e dëmtojnë mëlçinë, e cila luan rol shumë të rëndësishëm në pastrimin e gjakut tonë. Nëse mëlçia është e bllokuar nga zemërimi, atëherë ne jemi të helmuar!
2. Pikëllimi
Në mënyrë të ngjashme ndodhë me ndjenjën e pikëllimit, e cila saboton funksionimin e duhur të mushkërive tona – organ tjetër përgjegjës për detoksifikim. Si merrni frymë kur jeni të pikëlluar? A keni frymëmarrje të thellë dhe të ngadalshme? Nuk është e rastësishme pse themi gjithmonë se kur jemi të pikëlluar kemi shtrëngime në gjoks dhe sikur po na shterrohet frymëmarrja. Pikëllimi apo trishtim ndikon drejtpërdrejt në frymëmarrje dhe zorrën e trashë dhe për këtë arsye marrim frymë ngadalë dhe kemi probleme të tretjes – kapsllëk. Pasoja e të dyjave është se helmet e trupit nuk arrijnë të dëbohen as përmes frymëmarrjes, por as edhe përmes fecesit. Gjaku nuk pranon oksigjen të mjaftueshëm dhe në të mbetet më shumë dioksid karbon.
3. Frika
Edhe organi i tretë për detoksifikim – veshkët ndikohen fuqishëm nga ndjenjat. Veshkat dhe fshikëza janë mëse të prekura nga frika. A e keni dëgjuar shprehjen “U ngriva nga frika”, apo “u zbeha nga frika”? kjo ndodhë kur veshkat, nga frika, menjëherë shtrëngohen me çka vjen deri tek ndalimi i filtrimit dhe pastrimit të gjaku, pasojë e së cilës janë çrregullimi i qarkullimit të gjakut me ça kemi gjymtyrë të ftohta. Nëse frika zgjat më tepër, pasojat rëndohen edhe më shumë, pasiqë veshkët kontrollojnë muskujt në qafë të fshikës dhe anusit, ndërsa me rast të bllokimit të tyre nga frika ata lirohen nga pamundësia për kontroll të sfinkterit me çka rezulton me lirimin e jashtëqitjes dhe urinim.
4. Brengosja
Brengosja na helmon vazhdimisht, kjo ndjenjë godet fillimisht stomakun tonë- lukthin, shpretkë dhe pankreas. Shpesh dësgjojmë që dikush të ketë “shtrëngime nga brengosja”, kjo ndodh kështu kur organet e tretjes janë të shtrenguara dhe nuk mund të bëhet tretja e ushqimit andaj edhe ushqimi më kualitativ bëhet i dëmshëm për organizmin pasiqë përpunohet në mënyrë të parregullt nërsa fillo edhe fermentimi në sistemin e tretjes si dhe ngecja e ushqimeve në organet e kapluara nga ngërçi. Ky ushqim bëhet ambient i mirë për zhvillimin e organizmave patogjenë të cilët vazhdimisht na helmojnë.
5. Lakmia
Çka me lakminë? Helmin e saj e ndjejmë në përditshmëri anë mbanë botës, për njerëz lakmues themi se janë “zemër-gurë” dhe ky është një përshkrim i saktë. Lakmia e godet zemrën dhe zorrën e hollë, dëshira për të pasur sa më tepër pasuri sjell aritminë dhe punën e parregullt të zemrës. Kush jeton në frikë të vazhdueshme se do të humb pasurinë, apo rëndohet me ambicjet e akumulimit të mëtutjeshëm të pasurisë, shumë shpejtë fillon të ndjejë edhe ndjenja të tjera.
A e ken i tani të qartë pse duhet t`u themi jo helmeve të sipërpërmendura, të cilat janë baza e shumë sëmundjeve të njohura? Kur vazhdimisht dhe pandërprerje goditen organe të caktuara, krijojnë pikë të dobët.
Andaj, tek shumica e personave të palumtur paraqiten sëmundje kronike sikurse problemet me frymëmarrje(astma, bronhiti), tek ata që brengosen paraqiten problem me tretjen, tek ata të dëshpëruar dhe të zemëruar paraqiten problemet me mëlçinë, tek ata që frigohen paraqiten flokët e thinjura, problemet me organet e riprodhimit, problemet me qarkullimin e gjakut si dhe ndezjet e organeve urinare./kosovarja.ch/