1.4 C
Priština
More

    Keni flamë? Ja se çfarë duhet të bëni

    spot_imgspot_img

    Simptomat e të ftohurit shpesh i përshkruajmë me fjalët „po dridhem“, „gjithçka më dhemb“. Atëherë si ilaç duhet të zieni supë ose çaj dhe të pushoni.

    Çajrat e përgatitura nga bimë të veçanta apo përzierje përdoren për shpëlarje të gojës, por mund edhe t’i pini në gllënjka të vogla, më shpesh gjatë ditës.

    Simptomat e ftohjes janë përgjigje trupore ndaj infeksionit kur aktivizohen pjesë të sistemit imunitar. Temperatura e lartë e trupit nuk ndikon në shumimin e virusit, kurse mjedisi acidik i stomakut në temperaturë të lartë deaktivizon viruset. Rritja e sekrecionit, teshtima, kolla sigurojnë nxjerrjen e virusit. Pra, temperatura e lartë është përgjigje e organizmit. Dhe posaçërisht për këto arsye ulja e temperaturës rekomandohet vetëm kur ajo kalon 38 gradë. Përjashtim janë fëmijët të cilët kanë patur konvulzione (ngërrçe), njerëz të moshuar apo sëmundje të caktuara kronike. Prandaj, rekomandohet zgjedhja e bimëve sipas simptomave me shtimin e produkteve ushqimore si zink, vitaminë C dhe propolis – theksojnë mjekët.

    Edhe përkundër të gjitha masave preventive që ne mund t’i ndërmarrim për të parandaluar sëmundjen, gjatë periudhës së rrezikut, nga nëntori deri në mars, paraqiten simptomat e ftohjes.

    Gabimi më i shpeshtë që bëhet është marrja e produkteve të cilët e thajnë mukozën nazale (spreje për hundë). Ato eliminojnë simptomat e të ftohtit, por njëkohësishtë edhe zvogëlojnë aftësitë mbrojtëse të mukozës dhe mund të janë shkaktarë të komplikacioneve. Për këtë nuk guxojmë që gjatë trajtimit të çrregullojmë aftësitë mbrojtëse të organizmit. Organizmi i personit të shëndetshëm mund të përballet me ftohjen edhe pa përdorimin e barërave. Është e rëndësishme të përdoren masa të caktuara higjienike – epidemiologjike për shërim më të shpejtë, por edhe për parandalimin e përhapjes së infeksionit. Personi i infektuar duhet të shmang shkuarjen në takime në dhoma të mbyllura, si dhe vizita tek të tjerët.

    SI TË SILLEMI

    – Përdorini facoleta letre

    – Gjatë periudhës së infeksionit përdorni vetëm gotën dhe peshqirin tuaj

    – Të pushoni në mënyrë që t’i siguroni energji organizmit për të luftuar virusin

    – Të ajrosni dhomën ku banon i sëmuri, që ajri të mos jetë shumë i nxehtë dhe të sigurohet lagështi e mjaftueshme

    – Pini lëngje të mjaftueshme

    – Pije të nxehta të ëmbëlsuara me mjaltë zbusin dhimbjet në fyt

    – Shmangni pijet me kafeinë

    – Ulni sasinë e sheqerit, yndyrës dhe alkoolit

    ÇKA NDIHMON

    – Supë pule (me anë të hetimeve është dëshmuar efekti anti-inflamatorë i supës, apo aminoacidet që ndodhen në proteinat e mishit të pulës)

    – Rrënjët dhe bima Echinacea (zvogëlon simptomat dhe shkurton kohëzgjatjen e ftohjes. Echinacean përdoreni në formë pikash çdo dy orë nga 3 deri në 5 ml një apo dy ditët e para, pastaj mund të kaloni në tableta)

    – Xhenseni (gingseng) siberian (stimulon aktivitetin e qelizave imune)

    – Rrënjët e xhensenit (forcon përgjigjen imune të organizmit)

    – Lulet e shtogut dhe blirit (përveç vetive diaforetike, zvogëlojnë sekrecionin bronkial)

    – Prodhimet dietetike

    – Vitamina C (preferohen doza prej 1 deri 4 g. Doza të tilla të larta duhet pirë vetëm gjatë kohëzgjatjes së ftohjes. Dozat e larta nuk preferohen për njerëzit që kanë ndonjë sëmundje apo gurë në veshka)

    – Zinku (mund të ndalojë apo në mënyrë të konsiderueshme të shkurtojë kohëzgjatjen e ftohjes. Me rëndësi është që të jetë në formë të glukonatit, glukonat-glicinës apo acetatit. Çdo dy orë merren 13-15mg)

    – Propolisi gjithashtu shkurton kohëzgjatjen e ftohjes

    FAKTET

    – Antibiotikët nuk kanë efekt në viruse

    – Në të ardhmen na pret rezistenca e bakterieve ndaj antibiotikëve e cila do të zhvillohet për shkak të përdorimit joadekuat të tyre, kurse ftohja është shkaku i përdorimit të shpeshtë dhe i pajustifikuar i antibiotikëve

    KËSHILLAT

    – për temperaturë: bimë që kanë veti diaforetike – stimulojnë djersitjen

    – për mukozën e hundës: inhalacione me eukalipt dhe nenexhik

    – për fyt: disa nga preparatet për zbutjen e mukozës së irituar të gojës dhe fytit.
    /kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...