Tashmë të gjithë janë duke ndenjur në shtëpi për 1 muaj rresht, ndërsa ende nuk dihet se sa do të vazhdojë kjo situatë. Secili ka mënyra të ndryshme për të kaluar kohën të mbyllur brenda.
Shumë nga këngëtaret kosovare, kanë zgjedhur që të vallëzojnë. E performancat e tyre, po i ndajnë me të gjithë në rrjetet sociale.
Disa nga këto këngëtare janë Nora Istrefi dhe motra e saj Era, Kida e Dhurata Dora.
Këto nuk janë të vetmet që tashmë janë bërë përdoruese të rrjetit më të ri Tik Tok, në të cilin njerëzit po e kalojnë kohën duke bërë video argëtuese.