Pandemia Covid 19, tashmë ka prekur një numër të madh të shteteve në mbarë botën. Nga ky virus nuk ka shpëtuar pa u prekur as Shqipëria dhe Kosova.
Për pasojë, eventet më të mëdha botërore janë shtyer për afat të pacaktuar. E të njëjtën po e bëjnë edhe këngëtarët shqiptar.
Alban Skenderaj ka lajmëruar fansat e tij se ka shtyer për afat të pacaktuar koncertet e tij të planifikuara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada.
Koncertet i ka anuluar edhe Elvana Gjata e cila ka deklaruar se është duke qëndruar në shtëpi, ashtu siç është rekomanduar nga institucionet relevante.
Këta dhe shumë artistë të tjerë, po përdorin rrjetet e tyre sociale për t’u bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi dhe të ndjekin këshillat për mbrojtje nga Koronavirusi.