250 gram hurma pa bërthamë
1 limon (lëkura dhe lëngu)
2 banane të pjekura
200 gram gjalpë i butë
180 gram sheqer
3 vezë
230 gram miell
1/2 luge pluhur për pjekje
feta molle (të cilat do të sheqerosen me 3 lugë gjelle sheqer)
Përgatitja:
Në fillim vendosni hurmat, lëkurën dhe lëngun e limonit në një tenxhere ku keni hedhur 90 ml ujë. I zieni atë për 5 minuta, derisa hurmat të zbuten.
Më pas i rrihni në mikser me qëllim që të qullen dhe të bëhen kremoze. Në një enë shtypni bananet me pirun, derisa të shkrihen plotësisht.
Rrihni ne mikser gjalpin dhe sheqerin derisa të formohet një masë prej shkume. Shtoni në të bananet dhe vezët dhe vazhdoni rrahjen.
Pasi të keni hedhur në miell sasinë e caktuar të pluhurit për pjekje, e kaloni atë nëpër sitë dhe më pas e hidhni në masën e gjalpit dhe vazhdoni ta rrihni në mikser, duke pasur shpejtësi të ulët.
Masën e zbrazni në forma të lyera më parë me gjalpë dhe përpiquni të rregulloni sipërfaqen e tyre, e cila nuk duhet të ketë të ngritura apo të ulura. Përsipër shtroni 1/2 e masës me hurma.
Shtroni mbi këtë masë një shtresë tjetër me banane dhe më pas vini përsëri nga masa me hurma. Në fund (shtresa e tretë) duhet të jetë nga masa me banane.
Pjekja bëhet në temperaturë 180 gradë celsius. Pasi të jetë pjekur e hiqni nga forma dhe para se ta servoni e zbukuroni me fetë molle.