0.5 C
Priština
More

    Kek me fara të lulëkuqes e glazurë limoni

    spot_imgspot_img
    Përbërësit:
    2 dhe ¾ gota (345 gram) miell
    2 lugë gjelle fara lulëkuqeje
    1 lugë çaji pluhur pjekjeje
    ½ lugë çaji sodë buke
    1 lugë çaji kripë
    ¾ gotë (170 gram) gjalpë pa kripë, e shkrirë
    2 gota (400 gram) sheqer
    4 vezë
    2 lugë çaji ekstrakt vanilje
    ⅓ filxhan (80 ml) lëng limoni të freskët
    2 lugë gjelle (30 ml) lëvore limoni
    ¼ gotë (60 ml) vaj vegjetal
    1 gotë (230 gram) ajkë kosi
    Për glazurën:
    1 gotë (120 gram) sheqer pluhur
    2-3 lugë gjelle lëng limoni
    Përgatitja:
    Në një enë të madhe përzieni miellin, pluhurin për pjekje, sodën e bukës, kripën, farat e lulëkuqes dhe lëvoren e limonit; lërëni menjanë.
    Në një enë tjetër me mikser elektrik, rrihni gjalpin dhe sheqerin për rreth 4-5 minuta derisa të bëhen të lehta pastaj shtoni vezët një nga një duke i përzier ngadalë duke shtuar vajin, lëngun e limonit dhe ajkën.
    Bëjini bashkë me përbërësit e thatë, duke i kombinuar pastaj zbrazeni brumin në tavën e lyer me vaj dhe spërkatur me miell, shpërndajeni në mënyrë të barabartë përreth.
    Piqni në 175 C për 50-65 minuta ose derisa një krurëse dhëmbësh e futur në tortë të dalë e pastër. Mbulojeni lirshëm me fletë metalike nëse është e nevojshme për 5-10 minutat e fundit të pjekjes për të parandaluar skuqjen e tepërt.
    Hiqeni nga furra dhe ftoheni në tavë në një raft teli për 30 minuta, më pas kthejeni tortën në raftin e telit për të përfunduar ftohjen.
    Glazura:
    Në një tas me madhësi mesatare, përzieni sheqerin pluhur dhe lëngun e limonit derisa të bashkohen mirë dhe të mos mbeten kokërrza. Nëse glazura është shumë e trashë, shtoni pak më shumë lëng limoni. Nëse glazura është shumë e hollë, shtoni pak sheqer pluhur që të trashet.
    Hidhni glazurën sipër tortës bundt dhe lëreni të qëndrojë për rreth 10-15 minuta në mënyrë që glazura të forcohet.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...