Çfarë e shkakton kapsllëkun në shtatzëni?
Ka shumë arsye pse ky problem mund të ndodhë, por arsye më të zakonshme janë:
- Presioni që e bëjnë mitra së bashku me frytin në zorrën e trashë e pengon lëvizjen normale të zorrëve;
- Hormoni Progesterone, i cili është i sekretuar në nivele të rritura në shtatzëni ngadalëson lëvizshmërinë e zorrëve, dhe më ketë edhe kalimin e ushqimit nëpër zorrë;
- Barërat, hekuri që disa gra shtatzëna duhet të marrin, gjithashtu, mund të shkaktojë kapsllëkun.
Çfarë duhet të bëjmë për të lehtësuar probleme me kapsllëk?
Në radhë të parë, i kushtoni vëmendje si dhe kur shkoni në tualet. Gjithmonë shkoni në banjo menjeherë sapo e ndjeni nevojën, dhe në asnjë mënyrë mos e lëni për më vonë.
Masat shtesë të cilat mund të jenë të dobishme:
- Kini kujdes atë që hani. Ushqimi i përditshëm i pasur me fruta dhe perime do të lehtësojë problemin tuaj;
- Pini shumë lëngje. Është e nevojshme që të pini çdo ditë të paktën 8 gota lëngje, që është rreth 1,5 deri 2,0 litra lëngje në ditë. Përveç ujit, mund të pini edhe lëngje frutash.
- Ushtroni! Ecje, not, joga si dhe ushtrime të tjera që do t’ju ndihmojnë së pari në zgjidhjen e problemeve me kapsllëkun.
- Në qoftë se përdorni vitaminë suplemente të cilat përmbajnë hekur, pyesni doktorin tuaj nëse keni nevojë për hekur, apo ju mund të filloni me përdorimin e vitaminave suplemente pa hekur.
Sa mund të jetë i rrezikshem kapsllëku?
Për kapsllëkun më tepër mund të thuhet që është mjaft i sikletshëm se sa një problem serioz. Megjithatë, në qoftë se zgjatë më shumë, konsultohuni me mjekun e juaj për këshilla dhe ndihmë. Kjo është kryesisht për shkak se kapsllëku afatgjatë mund të çojë në paraqitje të hemorroideve të cilat janë të pakëndshme, të dhimbshme dhe problem serioz, por fatmirësisht, shumica e tyre tërhiqen vetëvetiju pas lindjes. /kosovarja.ch/