-0.3 C
Priština
More

    Kapilarët, skuqja, qërimi i lëkurës – preparatet natyrore dhe ndihma

    spot_imgspot_img

    Kapilaret e imta në faqe dhe hundë, shtrëngimi i lëkurës apo irritimet e shpeshta më së shumti janë rezultat i kujdesit jo adekuat.

    Si t’i parandalojmë të gjitha këto probleme? Ja disa këshilla të ekspertëve britanikë. Çfarë i nevojitet lëkurës suaj në rastet e mëposhtme.

    E ndjeshme në çdo aspekt

    Lëkura e ndjeshme reagon edhe ndaj irritimit më të vogël. Keni provuar kremën e re dhe në fytyrë po shfaqen puçrra? Mund të paraqiten edhe skuqje dhe kruarje, të gjitha janë pasoja tipike të eksperimenteve kozmetike.

    Në këtë rast, ndihmon vetëm një gjë: shmangni çdo gjë që mund të irritojë lëkurën tuaj, dhe këtu përfshihen aromat, pigmentet dhe konzervansët. Edhe emulgatorët mund të dëmtojnë lëkurën e ndjeshme. Bëhuni i kujdesshëm kur zgjedhni grimin, preparateve për trajtimin dhe pastrimin e lëkurës. Ata duhet t’i përshtaten llojit të lëkurës suaj dhe të janë të testuar dermatologjikisht.

    E ndjeshme ndaj irritimeve

    A shtrëngohet lëkura juaj menjëherë pas pastrimit? Për këtë mund të mbajnë përgjegjësi preparatet për kujdesin e fytyrës që nuk përputhen me tipin tuaj. Në përbërës që mund të shkaktojnë irritim të lëkurës përfshihen vitamina A (retinoli) dhe C, acide frutash, acidi salicilik dhe emulgatorët.

    Nëse lëkura ju kruhet shumë, mund të bëhet fjalë edhe për alergji që ndodh si rezultat i kontaktit me substanca të caktuara. Konsultohuni me mjekun tuaj.

    Për pastrimin e lëkurës mos përdorni sapun apo tretje alkooli. Më shumë do të ju pëlqejnë substancat e buta aktive për larje, të ashtuquajtura ‘sindete’ (nuk e çrregullojnë shtresën acidike të lëkurës) dhe losione për pastrimin e fytyrës të caktuara për lëkurë të ndjeshme.

    E prirur për skuqje

    Kapilarët e imët në faqe dhe hundë janë rezultat i ndërprerjes së rrjedhjes së gjakut nëpër rrjetin e enëve të imëta të gjakut. Fillimisht shfaqet vetëm përkohësisht, por me kohë ndërprerjet mund të shpien në zgjerimin e enëve të gjakut.

    Nëse në lëkurë shpesh paraqitet skuqje, do ta qetësojë uji natyral i burimit, për shembull, në formë ‘spreji’. Preparatet me vitaminë B3 dhe vitaminë C i forcojnë enët e gjakut. Shmangni ndryshimet e papritura të temperaturës, ushqimet pikante dhe ngarkesën fizike sepse e tërë kjo mund të shkaktojë skuqje në qoftë se keni enë të dobëta të gjakut.

    E thatë dhe zhvishet (qërohet)

    Me moshën, lëkura bëhet e thatë, kurse dimrit nuk është aspak e pazakontë nëse ajo fillon të shtrëngohet. Megjithatë, nëse ndjeni shtrëngim në lëkurën e fytyrës gjatë gjithë vitit dhe nëse lëkura juaj vazhdimisht ‘zhvishet (qërohet)’, kjo do të thotë se ajo është shumë e thatë dhe nuk prodhon yndyrë të mjaftueshme dhe lagështi.

    Përbërësit që japin lagështi (glicerina, urea, acidi laktik) forcojnë mekanizmat mbrojtës të lëkurës. Shmangni ujin dhe për pastrimin e fytyrës përdorni vetëm qumësht. Fërkojeni atë me gishta dhe pastrojeni me copëz pambuku. Nëse megjithatë përdorni ujë, kujdes që të jetë i vakët, e jo i nxehtë.

    Njolla në fytyrë

    Gjatë verës fytyra nuk ju është nxirë njëtrajtësisht, por në të janë shfaqur njolla, veçanërisht në ballë, tëmtha, faqe. Pothuajse gjysma e grave pas të 30-ave, ankohen për këtë problem.

    Përveç arsyeve hormonale (psh. pilulat kontraceptive), shkaku kryesorë është rrezatimi UV (ultra-violet). Megjithatë, edhe ‘parfumet’ mund të përmbajnë substanca që ndryshojnë nën veprimin e dritës së diellit dhe lënë gjurmë në lëkurë.

    Mos u ekspozoni tepër në diell dhe mos shkoni në ‘solarium’. Substanca të tilla si kantarioni (Hypericaceae) dhe disa antibiotikë mund të rrisin ndjeshmërinë e lëkurës ndaj dritës. Si preventivë rekomandohet përdorimi i mjeteve me një shkallë të lartë të mbrojtjes UV dhe kremave që rregullojnë krijimin e pigmentit./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...