Ato që njihen si “bucket hat” tashmë janë trendi i 2020-tës.Këto kapele që peshkatarët i përdorin të mbrohen nga dielli, në modë hynë në vitet e 90-ta. Por ato tani janë rikthyer, duke u bërë një aksesor i pashmangshëm për të gjithë.
Përdorimi i tyre tashmë vërehet nga të gjithë, yje, blogerë e stilistë. Madje edhe brendet më të mëdha botërore, ikona të modës, kanë filluar prodhimin e tyre.
Prandaj sigurohuni që kur të dilni nga izolimi, të keni një të tillë në dollapin tuaj.