Sa i përket kandidës, kërpudhat apo funget jetojnë në trupin tonë dhe normalisht nuk shkaktojnë ndonjë problem. Më shpesh, këto ndërlidhen me infeksionet vaginale dhe vetëm ndonjë prishje e barazpeshës së ph-së apo ndonjë rënie imuniteti mund të ndikojë në aktivizimin dhe përhapjen e pakontrolluar, qofshin tek femrat, meshkujt apo fëmijët …
Kolonitë bakteriale
Përhapja e kolonive bakteriale më së shpeshti njihet me llojin Candida albicans, si reultat i çekuilibrit mes baketrieve të mira dhe të këqija. Organizmi ynë në gjendje të shëndetshme dhe të balancuar i përket 15% të mikroorganizmave të dëmshme – bakteriet, viruset, funget dhe parazitet, që në kontroll mban 85% të kolonive të dobishme bakteriale.
Shkakton çrregullime të shumta dhe sëmundje
Shumimi dhe mosbalancimi bakterial i kandidës, e cila zakonisht jeton në traktin e tretjes, stomak, gojë, traktin respirator, mukozën e organeve seksuale dhe lëkurën, çekuilibri hormonal, kontakti me kimikate të rrezikshme, përdorimi i antibiotikëve, stresi dhe ankthi etj. Pavarsisht ushqimit të pasur apo ushqimit të varfër, kandida do të mbretërojë sërish.
Rreth kandidës dimë shumë gjëra, por mjekësia shumë pak shqetësohet për të duke injoruar sistemin shëndetësor dhe treguesit e qartë për probleme të ndryshme si: skuqje e lëkurës dhe alergji, lodhje kronike dhe probleme të tretjes, infeksione urinare dhe vaginale, dhimbje të muskujve, probleme menstruale, sëmundje të frymëmarrjes, madje edhe kancer.
Imuniteti
Kur kandida tejkalon bakteriet e shëndetshme në trup, atëherë ka të bëjë me kandidiazën, një gjendje që shkakton një shumëllojshmëri të simptomeve si kapsllëk ose diarre, lodhje kronike, dhimbje koke, migrenë, nervozizëm, pagjumësi dhe kollë e vazhdueshme – një varg simptomash që ndikojnë në sistemin tonë imunitar.
Kandida ushqehet me sheqer
Kandida ushqehet me sheqer, karbohidrate, në përgjithësi – niseshte dhe gluten, gjë që nënkupton se duke i shmangur këto produkte ju jeni në hap me luftimin kundër kërpudhave. Tterapi kundër kandidës rekomandon eliminimin e të gjitha sheqernave dhe ushqimeve që përmbajnë sheqer – maltozë, dekstrozë, sakarozë, fruktozë, mjaltë dhe fruta shumë të ëmbël si rrushi, shalqiri dhe pjeshka.
Shumica e njerëzve e kanë të vështirë pa sheqer sepse ai është një stimulues, për ta por ka edhe disa lloje tjera ushqimesh që duhet t’i shmangeni si uthulla e errët, salcë soje, alkoholi, vera dhe birra, sidomos për shkak se përmban tharm.
Të ushqyerit tek personat me kandidiazë
Gjatë muajit të parë është mirë të shmanget krejtsisht qumështi i lopës, ndërsa nëse kandidiaza është shumë më e theksuar në dy javët e terapisë duhet të hiqen nga përdorimi trangujt, misri dhe karrota. Shmangni edhe kikirikët dhe gjalpin e kikirikut që njihen si nikoqir të shumë fungeve.
Nga ana tjetër, karçofi, brokoli, avokado, lakra, patëllxhani, selino, fasulja, marulja, hudhra, qepa, domatja janë ushqime që reduktojnë aktivitetin e kkandidës në sistemin e tretjes dhe parandalojnë shumimin e tij.
Kandidiaza vaginale dhe fitoterapia
Tek kandidiaza vaginale, e cila manifestohet me skuqje dhe kruarje të organeve gjenitale si dhe shkarkimit të pakëndshëm, është shumë e rëndësishme të trajtohet edhe partneri pasi sigurisht edhe ai është infektuar. Nëse partneri nuk shërohet atëherë kandida do të paraqitet në mënyrë të përsëritur tek femra. Gjatë trajtimit, thekson fitoterapeutja, duhet të shmanget kontakti seksual si dhe mjete të forta higjienike për zonën intime, parfume apo detergjente të ashpra për larjen e rrobave.
Ndihma e parë për kandidiazën vaginale, e cila qetëson inflamacionin dhe kruarjen është shpëlarja me ujë të ngrohtë dhe një lugë e vogël kripë deti. Në ditët e para të trajtimit, qoftë me dietë ushqyese apo në mënyrë mjekësore, dukshëm përkeqësohet gjendja dhe imuniteti i trupit tuaj, duke filluar të shfaqen simptomat e gripit., për më tepër, duke u mbrojtur, kandida lëshon mitotoksine, që shkaktojnë dobësim të përgjithshëm dhe dhimbje të muskujve, deri sa terapia të marr efekt dhe dalëngadalë të shëroheni.