Në qoftë se “lundron“ për ca minuta në profilin në Instagram të Iva Tiços, është e pashmangshme ndjesia e përhumbjes mes pjatave të shumta (me apo pa Rozmarinë brenda) apo fotografive nga udhëtimet e ndryshme. Gazetarja e njohur shqiptare është vazhdimisht aktive në rrjetin social më „IN“ të momentit, ku herë pas here zgjedh të zbulojë edhe detaje personale, duke ju përgjigjur pyetjeve kureshtare të atyre që e ndjekin.
Vetëm dy ditë më parë, ajo vendosi të riprovonte opsion “Ask a question“ dhe siç ndodh shpesh pyetjet lidheshin kryesisht me jetën private. Dashuria, familja dhe martesa ishin disa prej gjërave kryesore që donin të dinin ndjekësit e Ivës, megjithatë kishte edhe nga ata që donin të dinin nëse e kishte menduar ndonjëherë birësimin.
“Më ka ndodhur një herë, kur mbajta në krahë një fëmijë të braktisur… dhe e rimendoj hera-herës, por të them të drejtën nuk ma mban, më duket përgjegjësi shumë e madhe. Nuk mjafton vetëm dëshira, as për të lindur, as për të birësuar. Ndoshta ndaj gjëra të tilla bëhen vetë i dytë. Ndaj kam admirim të veçantë për gjithë ato gra që për arsye ë ndryshme i rrisin fëmijët vetëm, janë heroinat e mia.”,- zbuloi ajo.