Shihni në kalendarin rreth zhvillimit se çfarë mund të bëjnë, thonë dhe ndjejnë fëmijët e moshës nga 12-24 muaj.
Zhvillimi social dhe emocional i fëmijës
12-15 muaj
- Frika nga personat e panjohur arrin kulmin
15 muaj
- Reagojnë ndaj emrit të tyre
- Imitojnë aktivitete të thjeshta shtëpiake
- I gëzohen aktiviteteve të përsëritura
18 muaj
- Heqin këpucët dhe çorapet, zbërthejnë zinxhirin e rrobave
- Mbajnë gotën derisa pijnë, mundohen të hanë me lugë
- Luajnë të vetmuar, luajnë në prani të fëmijëve të tjerë
- Paraqiten shenja të xhelozisë, iu pengon vëmendja e të tjerëve
- Shfaqin ankth dhe të qeshura pa arsye
- Janë të pranishme intervale të mungesës
- Lëvizje stereotipe
- Depresion i mundshëm për shkak të mungesës nga personat e afërt
AFTËSITË E TË FOLURIT
15 muaj
- Dëshira për të shprehur zërin
- Kuptojnë gjërat e njohura dhe emrat e personave të afërt
15-18 muaj
- Formojnë fjali nga fjalët apo gjestet
16 muaj
- Përdorin 6 fjalë
- Emërojnë një send sipas kërkesës
17 muaj
- Frazë nga dy fjalë (nëna, topi)
18 muaj
- Kombinojnë një emër dhe folje (mami eja!)
19 muaj
- Dijnë më shumë fraza nga dy fjalë të tipit emër, folje
20 muaj
- Njohin 8 deri 12 imazhe
21 muaj
- Kërkojnë fjalë për të ngrënë dhe pirë
- Kryejnë detyra që kërkojnë dy aktivitete (kryej, mbylle)
22 muaj
- Përdorin emra, folje dhe mbiemra
22-24 muaj
- Dinë fraza më të thejshta dhe fjali me tre fjalë
AFTËSITË INTELEKTUALE
18 muaj
- Tregojnë objektet nga rrethanat e mënjëhershme
- Tregojnë tri pjesë të trupit të tyre sipas kërkesës (syri, koka, hunda)
- Pas informimit mësojnë të vendosin katër gota afër katër pjatave
- Bëjnë lojëra simbolike sikur tallen
19 muaj
- Përdorin burime në zgjidhjen e problemeve
- Sjellin objekte në marrëdhënie me veten dhe veprojnë nga një subjekt në tjetrin
AFTËSITË PERCEPTUESE
15 muaj
- Njohin objektet në foto (qen, mace)
18 muaj
- Gjejnë shpejt burimin e zërave
AFTËSITË MOTORIKE
12-15 muaj
- Përdorin më tepër njërën dorë
13 muaj
- Me saktësi vënë objekte të vogla në gotë
- Mund të vendosin dy kube njëra mbi tjetrën
15 muaj
- Mund të ndërtojnë një kullë prej tre kubeve
16 muaj
- Vendosin rreth në korrnizë
18 muaj
- Ndërtojnë një kullë prej pesë kubeve
- Imitojnë vizatime duke tërhequr vijat me laps në letër
19-24 muaj
- Hedhin objekte pa ndonjë drejtim të caktuar
AFTËSITË MOTORIKE
13 muaj
- Mund të qëndrojnë në këmbë duke ruajtur ekuilibrin pa ndihmën e askujt
- Mund të bëjnë deri dhjetë hapa ecje
14 muaj
- Mund të përkulen dhe ngriten
15 muaj
- Mund të qëndrojnë në këmbë të pavarur
16 muaj
- Vrapojnë në rreth
18 muaj
- Shtyjnë topin me këmbë
- Mnd të kërcejnë me dy këmbë
- Mund të ngjitin shkallët
- Marrin dhe lëvizin objektet
20 muaj
- Vrapojnë
- Hedhin topin pa humbur ekuilibrin
- Hapin derën
21 muaj
- Zbresin shkallët pa u mbajtur me dorë./kosovarja.ch/