Kalendari i shtatëzanisë

Ju sjellim kalendarin e Shtatëzanisë, përmes të cilit ju mësoni gjithçka mbi ndryshimet të cilat ju presin gjatë kohës së shtatëzanisë.

Vetëm me një klik në javën e caktuar në Kalendarin e shtatëzanisë, ju mund të mësoni se si në atë periudhë foshnja juaj në bark është duke u zhvilluar, cilat kontrolla duhet t’i bëni, si dhe çfarë ndryshimesh në organizmin tuaj mund të prisni.

Duhet që ta keni parasysh që secila shtatëzani është e ndryshme dhe se zhvillimi i foshnjes ndryshon tek secila femër, prandaj gjithmonë lexojeni edhe tekstin për një javë më parë dhe një javë pas stadit të shtatëzanisë në të cilën gjendeni.

[vc_tta_accordion shape=“square“ gap=“5″ active_section=“0″ collapsible_all=“true“][vc_tta_section title=“Java e parë e shtatëzanisë: Udhëtimi fillon“ tab_id=“java1″]

A e dini se shtatëzania juaj zyrtarisht fillon në ditën e parë të ciklit tuaj të fundit menstrual? Këtu mund të gjeni gjithçka çfarë mund të ndodhë në këtë fazë shumë të hershme, me ju dhe fëmijën tuaj. Duhet të kini parasysh se secila shtatëzani është e ndryshme, rritja dhe zhvillimi i fetusit në çdo grua është e ndryshme, kështuqë gjithmonë lexoni një javë para dhe një javë pas, për të pasur sa më shumë informata rreth fazës suaj të shtatëzanisë.

Çfarë ndodhë me trupin tuaj?

Kjo është java e pare e shtatëzanisë dhe ju ende nuk jeni shtatëzanë! Jeni të hutuara? Ndoshta në shikim të parë nuk është e  lehtë pë të kuptuar se si pëcaktohet data e menstruacioneve të fundit për periudhën e lindjes, por këtu kemi paraqitur disa shembuj. Mjeku juaj do të llogarisë datat e mundshme të lindjes në bazë të datës së ditës së parë të ciklit të fundit menstrual. Në atë datë shtohen 7 ditë e 9 muaj dhe kështu fitohet termini apo data e lindjes suaj. Për shembull, menstruacionet e fundit ju kanë filluar me 5 janar, shtoni 7 ditë dhe do të keni 12 janar, pastaj shtoni edhe ato 9 muajtë, pa llogaritur janarin, ku do të itoni 12 tetorin si datë të mundshme të lindjes suaj. Mjekët e përdorin këtë metodë sepse shumë pak femra e dijnë kur e kanë pasur ovulacionin e tyre të fundit. Llogaritja bazohet në faktin se cikli menstrual 28 ditë dhe ovulacioni ndodh më së shpeshti në ditën e 14-të duke filluar nga dita e parë e menstruacioneve. Kini parasysh, se për disa femra cikli zgjat më pak se 28 ditë e për disa zgjatë më tepër. Prandaj, kjo llogaritje mund të merret si e përgjithësuar. Pra, vetëm ekzaminimi me ultratinguj mund të përcaktojë me saktësi moshën e shtatëzanisë dhe datën e lindjes.

Shtatëzania fillon para konceptimit (ngjizjes)

Shtatëzania juaj fillon dy javë para ngjizjes. Dita e parë e ciklit menstrual të fundit llogaritet si pike fillimi për të cilën shtohen 280 ditë ose 40 javë, si periudhë totale e zgjatjes së shtatëzanisë. Pasi qeliza vezë të lëshohet në vezore dhe të vazhdojnë drejt tubave fallopiane, atëherë është e gatshme për fekondim si dhe trupi juaj përgatitet për një shtatëzani të mundshme. Gjatë këtyre 12-24 orëve, përderisa qeliza vezë udhëton, ajo mund të pllenohet (fekondohet). Mukoza e mitres zgjerohet dhe trashet në pritje të vezës së fekonduar. Nëse nuk vjen deri te fekondimi i qelizës vezë,  membrana e mitres (endometriumi) fillon nga pak të kriset apo çahet dhe kështu fillon gjakderdhja menstruale, gjë që paraljamëron se trupi është i gatshëm për shtatëzani potenciale të ardhshme.

Përcjellni ciklin tuaj menstrual

Për të kuptuar se kur jeni gati për ngjizje, është e nevojshme të dini rreth fakteve themelore të ciklit tuaj menstrual. Femrat, mesatarisht kanë menstruacione në çdo 28 ditë. Fillimi i gjakderdhjes llogaritet si dita e parë e ciklit menstrual, dhe një ditë para gjakderdhjes së ardhshme llogaritet si e fundit. Cikli menstrual zgjat disa ditë. Rreth ditë së 14-të të ciklit, vezoret lëshojnë qelizën vezë e cila paraqet ovulacionin – momenti i konceptimit apo ngjizjes. Në 14 ditët e ardhshme, që është pjesa e dytë e ciklit tuaj, qeliza vezë udhëton për në mitër. Nëse nuk ka fekondim, atëherë cikli menstrual përsëritet në periudhën e ardhshme.

Kontraceptimi dhe shtatëzania

Kontraceptimi nuk shton shanset për të mos ngelur shtatëzanë apo jopjellore, edhepse mund t’ju duhet pastaj një kohë e gjatë për të ngelur shtatëzanë pasi të keni ndaluar përdorimin e pilulave. Ndoshta, cikli kthehet në normale për një ose dy muaj. Mjekët theksojnë se ka nga ata femra që mund të ngelen mënjëherë shtatëzanë pas ndalimit të pilulave. Nëse edhe pas këtyre muajve nuk mund të ngeleni shtatëzanë, nuk ka arsye për t’u shqetësuar. Vini re se nga ana mjekësore nuk keni probleme të pjellorisë dhe të paktën brenda një viti ju mund sërish të ngeleni shtatëzanë duke mos përdorur ndonjë mbrojtje kontraceptive.

Përgatitja për shtatëzani

Që të kontriboni në shtatëzani të shëndetshme, do të ishte mirë që në këshillim me gjinekologun tuaj, të filloni të merrni vitamina, të pini lëng të freskët nga portokalli si dhe të qëndroni fizikisht aktiv. Pas një kohe të caktuar, ju nuk do të jeni e vetëdijshme se jeni ngjizur dhe do të ishte mirë që të mos konsumoni alkohol dhe të mos pini duhan gjatë periudhës kur përpiqeni të ngeleni me barrë. Edhe medikamente të caktuara mund  të jenë të dëmshme për fetusin dhe gjithashtu edhe për ato duhet medoemos të konsultoheni  me mjkeun tuaj.

Gjithçka rreth foshnjes suaj

Edhepse foshnja juaj do të ngjiset për vetëm dy javë, trupi juaj përgatitet prej më herët për ta mirëpritur këtë. Mukoza e mitres do të trashet në pritje të vezës së fekonduar. Shumica e femrave nuk e dijnë se kur mund të ndodhë momenti i ngjizjes. Por, kur qeliza vezë të futet në mitër, mund t’ju ndodhë që në të brendshmet e juaja të shihni ndonjë pike gjaku, gjë që ngjan sikur keni cikël të dobët. Natyrisht, ju do të siguroheni se keni ngelur me barrë vetëm kur të dorëzoni urinën dhe gjakun  për analiza laboratorike.

[/vc_tta_section][vc_tta_section title=“Java 2 e shtatzënisë: Ovulacioni“ tab_id=“java2″]

Rreth 14 ditë para ciklit tuaj të ardhshëm , paraqitet periudha e ovulacionit. Çfarë do të thotë kjo për ju dhe shtatëzaninë tuaj? Java e dytë e shtatëzanisë në të vërtetë fillon në fund të ciklit, para se qeliza vezë të piqet dhe lëshohet në vezore, kur një spermatozoid fatlum arrin para një million të tjerëve nxitimthi dhe të shënojë fillimin e një jete të re. Pra, 14 ditë para ciklit të ardhshëm ndodh ovulacioni. Vezorja lëshon qelizën ve të pjekur dhe ajo zbret në tubat fallopianë ku do të pret për spermatozoidin më të shpejtë dhe më të gjallë. Nëse keni vendosur të mbeteni shtatëzanë, duhet të mendoni se tek kush do ta përcjellni këtë shtatëzani. Për disa femra, është e rëndësishme që ajo të jetë grua, ndërsa nga ana tjetër kanë më shumë besim tek mjekët meshkuj. Gjithashtu, dëgjoni edhe përvojat e mikeve tuaja. Poashtu interesohuni se ku është lokacioni i ordinancës së mjekut, a është afër shtëpisë suaj apo larg jush? Sepse me zhvillimin e shtatëzanisë, edhe kontrollet mjekësore do të jenë më të shpeshta, kështuqë ka rëndësi nëse shkoni në spital për dhjetë minuta apo për një orë. Sigurisht, që kohëzgjatja më e vogël është në dobi tuajën.

Cilat janë simptomat e zakonshme të shtatëzanisë?

Femrat që përpiqen të ngelen me barrë, janë zakonisht shumë të ndjeshme ndaj ndryshimeve fizike apo simptomave të shtatëzanisë së hershme. Për ata që ngelin me barrë papritur , këto simptome mund të duken sikur pasojë e PMS ciklit apo thjeshtë lodhjes së tepërt. Kur vie deri në fekondimin e qelizës vezë në murin e mitrës, fillon të tajitet hormone human chorionic gonadotropin (HGC). Ky hormon, përveç hormoneve tjera të rëndësishme të shtatëzanisë si – progesteroni – ndikon në simptomat e para që femrat hasin gjatë javëve të para të shtatëzanisë.

Simptomat më të zakonshme në mesin e tyre janë:

  • Lodhje
  • Mungesë e menstruacioneve
  • Urinim i shpeshtë
  • Të përziera (mundim në mëngjes që tek disa femra fillon në mëngjes, e tek disa të tjera zgjat tërë ditën, madje edhe gjatë tërë tremujorit të parë)
  • Ndjeshmëri e lartë e gjinjve
  • Neveri ndaj aromave dhe erërave të ndryshme (rreth 40% e femrave kanë këtë simptomë)

Që të mund t’i përballoni këto simptome, pushoni sa here që mundeni, sigurohuni mos të ngeleni të etur dhe të uritur, shmangni ushqimet që ju shkaktojnë neveri ndaj aromave. Mos u shqetësoni, shumica nga këto simptoma do të zvogëlohen ose do të zhduken plotësisht në fund të tremujorit të tretë.

Hani sikur për dy veta, madje edhe më shumë

Shumica e femrave, pasi të zbulojnë se kanë ngelur me barrë, shqetësohen se pse me kohë nuk janë përgatitur për të marrë vitamina, mirëpo nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, filloni prej aty kur informoheni për gjendjen tuaj. Nëse planifikoni të ngeleni me barrë, atëherë duhet të mbani llogari që nga fillimi për mënyrën e rregullt të të ushqyerit. Është mirë të dini se për çfarë ka nevojë trupi juaj në kohën që do të planifikoni të keni fëmijë dhe të cilin do e zhvilloni për nëntë muajt e ardhshëm.

Ekspertët gjatë shkrimeve nëpër libra ofrojnë qasje të ndryshme që ndoshta edhe mund t’ju hutojnë. Fjala e fundit gjithmonë duhet të jetë e gjinekologut tuaj. Megjithatë, ka disa rregulla të përgjithshme. Këtu referohet kryesisht marrja e vitaminave me acid folik, kryesisht para ngjizjes pasi zvogëlon rrezikun e deformiteteve kongjenitale të shtyllës dhe palcës kurrizore. Konsultohuni me mjekët për marrjen e omega-3 acide yndyrore, sepse ata janë thelbësorë për zhvillimin e të pamurit dhe trurit tek fetusi. Gjithashtu, thuhet se kjo ndihmon edhe me depresionin pas lindjes.

Ushqimet që rekomandohen për gratë e ardhshme shtatëzëna përfshijnë: qumështin, mishin e kuq pa dhjamë, fruta dhe perime të cilët i ofrojnë trupit kalcium, hekur dhe fibra bimore. Ushqimet që duhet të shmangen janë peshku që mund të përmbajë merkur (si ton, peshku-shpatë, peshkaqen, skumbri etj.), djathi jo i pasterizuar si feta, djathi kamember, si dhe mishi i papjekur apo i gjallë. Pra, bëhuni i kujdesshëm se çka konsumoni dhe mbani në mend se gjithçka që ju hani e merr edhe foshnja juaj.

[/vc_tta_section][vc_tta_section title=“Java 3 e shtatzënisë: Ngjizja ka filluar“ tab_id=“java3″]

Më në fund, edhe kjo ndodhi! Është koha që të përqëndroheni në veten dhe foshnjen tuaj që rritet dalëngadalë në barkun tuaj. Në fillim të kësaj jave, ndodhin ato më kryesoret. Para jush janë vetëm 265 ditë dhe do të vie momenti i lindjes së një vajze apo djalë të mrekullueshëm (ndoshta edhe më shumë). Ja ajo çfarë ndodhë me trupin tuaj.

A jam me të vërtetë shtatëzanë?

Disa nga shenjat e hershme të shtatëzanisë, të tilla si fryerja, ndjeshmëria e gjinjve, ndryshimi i gjendjes shpirtërore, më shumë ngjajnë me simptomat e menstruacioneve. Por, së shpejti do të ndjekni edhe simptoma të tjera që do të vërtetojnë se ju jeni shtatëzëna.

Fillimi i shtatëzanisë

Disa nëna shtatëzëna betohen për faktin se e dijnë saktësisht se kur kanë ngelur shtatëzanë, ndërsa disa të tjera nuk ndjejnë për javë me rradhë asnjë shenjë të amësisë së afërt. Në një mënyrë, ose në një tjetër, trupi juaj përgatitet që foshnja të ndihet rehat si në shtëpinë e tij.

Nivele të larta të hormoneve: pas fekondimit, hormoni i shtatëzanisë human chronic gonadotropin (HCG) përmbyt trupin tuaj me estrogjen dhe progesteron. Estrogjeni stimulon organet riprodhuese për t’u përgatitur për amësi. Këto janë hormone e njejta që regjistrohen në testet për përcaktimin e shtatëzanisë. Edhepse shumica e testeve janë të saktë 99% të rasteve, niveli i HCG-së mund të jetë shumë i ulët për t’u zbuluar në faze të hershme. Kjo do të thotë se testi duhet përsëritur.

Muskuj të relaskuar: një nga hormonet e shtatëzanisë i quajtur releksin, ndikon në ligamentet dhe muskujt dhe ashtu siç emërohet, i relakson apo qetëson ato. Arsyeja është e thjeshtë: trupi juaj ka nevojë që të bëhet më fkesibil dhe elastik, në mënyrë që të bëjë vend për fëmijën.

Ndjeshmëria e gjirit: hormonet kontribojnë për faktin se gjinjtë tuaj ndryshojnë dhe përgatiten pë dhënien e gjirit. Pas gati tre muaj të shtatëzanisë fillojnë të formojnë kulloshtër dhe mënjëherë pas lindjes së fëmijës, qumështi fillon të dalë. Mirëpo, tani në fazë të hershme, qelizat që prodhojnë qumësht dhe kanalet e qumështit nisin të formësohen. Kjo, dhe fluksi i madh i gjakut i bëjnë gjinjtë tuaj të përforcuar dhe gjatë prekjes të ndjeni dhimbje. Gjinjtë te shumica e grave zgjerohen dhe rriten deri në dy numra më të mëdhenj si pasojë e shtimit të shtresës yndyrore. Në treg, mund të gjeni sytjena të veçanta dhe të rehatshme për shtatëzëna, të cilat do t’ju ndihmojnë për t’i lehtësuar symptomat.

Rritja e vëllimit të gjakut: trupi juaj duhet patjetër të ofrojë oksigjen dhe materie ushqyese për fëmijën, prandajnë mënyrë dramatike rritet volumi i gjakut, gjë që shpjegon se pse shumica e grave gjatë shtatëzanisë thjeshtë shkëlqejnë. Më tepër gjak, megjithatë do të thotë se ju duhet të urinoni më shpesh. Veshkat tuaja punojnë intenzivisht për të filtruar gjakun dhe për të hedhur të gjitha papastërtitë, dhe kështu do të jeni gjithmonë duke vrapuar pas tualetit.

Jeni të lodhur: jeni të lodhur nga shumë arsye. Para së gjithash, zemra juaj punon më forte për shkak se duhet të pompojë gjak më tepër në të gjithë trupin. Si pasojë e mundimit dhe të përzierave, ju nuk mund të hani gjithçka, kështuqë nuk mund të keni fuqinë dhe energjinë e mjaftueshme. Përveç kësaj, progesteroni vepron si një qetësues, që do të thotë se ju shpesh jeni të përgjumur.

Gjithçka rreth fëmijës suaj

24 orë pas ngjizjes, foshnja juaj ka formë të qelizave të grupuar që shumë shpejtë riprodhohen. Në këtë fazë të hershme, këto qeliza të bashkaura udhëtojnë nga pika e koncepti mit në tubat fallopianë deri në destinacionin përfundimtar në miter. Pastaj, pas konceptimit foshnja juaj merr vlerat ushqyese të ruajtura në qelizën vezë dhe kështu mbijeton, vetëm disa ditë pas implantit në miter ku edhe formohet pastaj placenta.

Sa është foshnja?

Këtë javë foshnja juaj është më e vogël se një laps kimik.

Pyetjet më të shpeshta rreth shtatëzanisë

A ka dhimbje implanti?

Kur veza e fekonduar futet në murin e mitrës, shumë gra ndjejnë dhimbje të lehtë ose dhimbje në stomak. Përderisa trupi juaj përshtatet me koncentrimin e hormonit të ri, ndërsa mitra juaj përgatit hapësirë për foshnjen, është mjaft e natyrshme, nëse ju ndjeni një siklet apo dhimbje të lehtë në raste të caktuara.

Tek disa gra, mund të ketë gjakderdhje të lehtë me ngjyra më të ndritshme, por jo sikur ngjyra e theksuar e menstruacioneve. Dhimbja apo shqetësimi përshkak të implantit ose gjakderdhjes së dobët, ndodh 5 ose 12 ditë pas ovulacionit. Dhimbja që ndjeni nuk duhet të jetë e fortë; nëse është kështu apo nëse keni ethe, temperaturë apo gjakderdhje të rëndë vaginale, duhet mënjëherë ta vizitoni mjekun.

Dhimbjet e forta të barkut ndodhin për disa arsye: infeksion i zorrëve, inflamacion i zorrës së verbër, infeksion i fshikëzës, gurë në veshka apo në tëmth, madje edhe shtatëzani ektopike (kur embrioni zhvillohet jashtë mitrës). Me vazhdimin e shtatëzanisë, do të ndjeni simptoma të ndryshme (disa prej tyre nuk do të jenë aq të këndshme), por shumica e tyre reagojnë në mënyrë normale tek trupi juaj.

Gjatë kontrollit të parë, diskutoni me gjinekologun tuaj në lidhje me shenjat dhe simptomat e shtatëzanisë, se cilat janë normale e cilat janë të papritura. Mos leni asgjë për t’u hamendësuar: nëqoftëse nuk ndjeheni mirë apo nuk jeni të sigurtë se ajo çfarë ndjeni është normale apo jo, telefononi mjekun dhe ai padyshim do t’ju ndihmojë.

[/vc_tta_section][vc_tta_section title=“Java 4 e shtatzënisë: Implanti“ tab_id=“java4″]

Implanti është ngulitja apo vënia e embrionit në murin e mitrës, ndodhë atëherë kur ju prisni për ciklin tuaj menstrual. Në këtë faze të hershme, ju do të ndjeni dhimbje në stomak si dhe do të veni re gjakderdhje, por ka edhe nga ato nëna shtatëzanë që nuk ndjejnë asnjë lloj ndryshimi.

Gjatë javës së katërt të shtatëzanisë (rreth 5 ditë pas ngjizjes), ndodh implanti. Kur embrioni, i cili tani quhet blastocist, arrin në miter, ai kërkon një vend të mirë për strehim. Ai, pastaj futet nën sipërfaqen e murit të mitrës dhe qelizat e saj fillojnë tëndahen në dy grupe: ato që formojnë placentën dhe ato që formojnë foshnjën.

Çfarë ndodhë me trupin tuaj?

Mundimet (të përzierat) në mëngjes

Të përzierat që zakonisht ndodhin në mëngjes, janë një nga shenjat më të hershme dhe më të njohura gjatë shtatëzanisë. Disa femra ndjejnë neveri dhe mundim gjatë tërë kohës, ndërsa disa të tjera aspak, ndërsa ka nga ato që mezi mund të vënë diçka në gojë. Prej 50 deri 90% të rasteve, femrat ndjejnë mundime në një masë të madhe ose të vogël.

Sa kohë zgjat kjo?

Është e zakonshme që mundimet e mëngjesit të ndërpriten në fund të tremujorit të pare, por ka gra që mund të ndihen në siklet edhe për disa javë më gjatë, madje deri në tremujorin e dytë.

Cili është shkaku?

Është interesante, pasi shkencëtarët ende nuk janë plotësisht të sigurtë pse ndodhin mundimet në mëngjes. Ata kanë disa teori, ku një ndër ta është ngritja e nivelit të lartë të hormoneve në trup. Një shpjegim tjetër është edhe rritja e ndjeshmërisë ndaj aromave dhe erërave.

Çfarë ndihmon kundër të përzierave?

Shmanguni nga aromat e rënda. Hudhra, piperi i zi, mishi i skuqur dhe ushqimet pikante mund t’ju shkaktojnë të vjella dhe përzierje. Por, kjo nuk ndodhë vetëm me ushqimet, mund të shkaktohet edhe nga parfumet e forta, detergjentet, rrobat e pist, kontejnerët, pompat e benzinës, tymi i duhanit etj. Megjithatë, është e pamundur të shmangeni nga të gjitha këto aroma. Mjekët kanë menduar një mënyrë kundër të përzierave dhe mundimeve – terapi me limon. Mbani erë limonit vazhdimisht kur hansi në aroma të forta, madje edhe nëse nuk jeni në shtëpi, mbani gjithmonë rreth vetes ndonjë leckë të parfumosur me aromë limoni apo ndonjë parfum tjetër që vepron si qetësues për nervat tuaja. kundër të përzierave ndihmon edhe buka e thekur pa yndyrë. Kështuqë, çdo grua duhet të dijë se çka i bën ato të ndjehen mire: ka nga ato që preferojnë të hajnë pak djathë si dhe bajame dhe lajthia, e pas kësaj pohojnë se ndjehen shumë më mirë.

Kur duhet të shqetësoheni?

Për shumicën e grave, të përzierat janë simptom i pakëndshëm i shtatëzanisë, por nëqoftëse ju vjellni shpesh, sikur disa herë në ditë, atëherë duhet të kontrolloni nëse vuani nga ndonjë gjendje tjetër që quhet Hyperemesis gravidarium. Trajtimi për këtë, është i nevojshëm në spital për shkak se çon në lodhje të tepruar, e cila mund ta rrezikojë fetusin.

Gjithçka rreth foshnjes suaj

Kjo javë karakterizohet me riprodhimin e shpejtëtë qelizave. Ata grupohen në tri shtresa. Shtresa e jashtme, më vonë formon lëkurën, flokët, sytë, smaltin e dhëmbëve dhe gjëndrrat pështymore. Në shtresën e mesme formohet sistemi vascular i gjakut, muskujve, veshkës dhe uretres. Shtresa e brendshme konvertohet në trake, fshikëz, kanale urinare, prostatë, kanalet e veshit, mëlçisë dhe pankreasit.

Sa është foshnja?

Foshnja juaj po rritet… por është ende shumë shumë e vogël.

Pyetjet më të shpeshta rreth shtatëzanisë

Kur duhet të shkoni te mjeku?

Mendoni se jeni shtatëzanë? Për të qenë të sigurtë, duhet të bleni në farmaci testin që përcakton shtatëzaninë. Ky test bazohet në zbulimin e HCG-së, ose hormonit human chronic gonadotropin. Ky hormone prodhohet pas fekondimit dhe është përgjegjës për simptomat e para të shtatëzanisë.

Testi mund të bëhet që në momentin kur keni ndërprerje të ciklit menstrual, përafërsisht dy javë pas fekondimit. Nëqoftëse ndiqni udhëzimet dhe keni rezultat pozitiv, shanset janë që ju me të vërtetë të jeni shtatëzanë. Megjithatë, testi mund të jetë negativ, nëse e bëni atë shumë herët ose nuk ndiqni si duhet udhëzimet në paketë.

Prisni një ditë dhe përsërisni testin, edhe atë në mëngjes, kur përqëndrimi i HCG-së në urinë është i lartë. Nëse këtë herë testi është pozitiv, hapi tjetër është të planifikoni mënjëherë një vizitë tek mjeku dhe konfirmimi përfundimtar përmes analizave të gjakut.

[/vc_tta_section][vc_tta_section title=“Java 5 e shtatzënisë: Keni cikël menstrual të vonuar!“ tab_id=“java5″]

Keni perioda të vonuara! Është koha të caktoni takim me gjinekologun për të konfirmuar nëse jeni shtatëzanë. Pyetni nëse kjo është e vërtetë apo jo. Ndoshta mund të jetë vetëm një ndjesi, intuitë? Vetëm se, para se të shkoni te mjeku është mirë t’i keni të qartësuara dyshimet e juaja. Ju mund të blini në farmaci test për përcaktimin e shtatëzanisë, por keni kujdes: nëse e bëni atë shumë herët, mund të merrni rezultat negative të rrejshëm.

Çfarë ndodhë me trupin tuaj?

Mundësia e abortit spontan

Shtatëzania mund t’ju shkaktojë një numër të madh të shqetësimeve në kokën tuaj, duke filluar nga ato më sipërfaqësoret si: “a do të jem një nënë e mire?” E deri tek lloji më i rëndë si: “a është zhvillimi i foshjes sime në mënyrë normale?”. Është shumë normale që të keni shumë pyetje dhe shqetësime. Mundësia e abortit është një nga shqetësimet më të mëdha, sidomos në tremujorin e pare, atëherë kur gjasat janë mëtë shumta për të ndodhë.

Por, disa aborte ndodhin në faze shumë të hershme të shtatëzanisë, atëherë kur edhe vet gruaja nuk e di se ka ngelur shtatëzanë dhe mendon se ka thjeshtë cikël menstrual të vonshëm.

Shkaqet e abortit spontan

Aborti spontan është një përvojë traumatike, pasi që shpesh shkaqet nuk dihen dhe mbeten të panjohura. Mjekët i klasifikojnë aborted në dy kategori: problemet kromozomale dhe shëndeti i gruas. Më shumë se gjysma e aborteve në 13 javët e para të shtatëzanisë shkaktohen nga problemet me kromozomet e fetusit. Kromozomet, të cilat bartin trashëgiminë gjenetike të foshjnes suaj mund të jenë dëmtuar, mund të bartin më shumë ose më pak informacione ose thjeshtë kanë konfigurim të gabuar. Kjo ndikon më shumë tek grate e moshuara.

Arsyeja për abortin spontan mund të fshihet edhe tek shëndeti i gruas. gratë që pijnë duhan, që marrin lëndë narkotike, kanë shumë shpesh probleme në shtatëzani, dhe në këtë mënyrë ka shumë të ngjarë që të pësojnë abort spontan. Si faktorë më të rrallë për rrezik të abortit, përfshijnë edhe infeksionet apo problemet e pashëruara të mitrës dhe qafës së mitrës.

Bisedoni me gjinekologun tuaj

Konsultohuni me gjinekologun tuaj nëse keni probleme shëndetësore. Gjithashtu, është e rëndësishme të dihet se lodhja e tepërt, puna e stërngarkuar, ushtrimet apo edhe aktiviteti seksual, rrit rrezikun për abort. Njoftoni gjinekologun nëse shihni ndonjë shenjë gjaku në të brendshmet ose nëse papritmas keni gjakderdhje të madhe. Shenjat e abortit janë të dukshme: dhimbje e fortë në fundshpinë apo rritje e sekrecionit vaginal.

Gjithçka rreth foshnjes suaj

Këtë javë foshnja juaj merr formën e shkronjës C, fillon të formësojë kokën, dhe në pjesën e fundme të ketë edhe këmbët. Në pjesën e embrionit do të formohet tub e cila do të bëhet pjesë e trurit dhe palcës kurrizore. Në mes të forms C të foshnjes, do të shihni edhe fillimin e zemrës së fëmijës suaj.

Sa është foshnja juaj?

Embrioni është në madhësinë e kokrrës së rrushit të thatë, një e gjysmë deri në tre milimetra.

Pyetjet më të shpeshta rreth shtatëzanisë

Pse kam nevojë për mjek?

Vizita e parë tek gjinekologu pas dyshimit se jeni shtatëzanë, vërteton statusin tuaj. Mjeku ndoshta do të kërkojë urinën tuaj për analyze të shpejtë. Nëse kjo është pozitive, pason marrja e gjakut për analizë më të detajuar, llogaritja e afatit të lindjes dhe përshkrimi i recetave për vitamina si dhe minerale.

Si mund të llogaritet termini i lindjes?

Shtatëzania mesatare zgjat 280 ditë apo 40 javë nga dita e parë e ciklit menstrual të fundit. Nëse ju e dini datën, shtoni 7 ditë dhe nëntë muaj dhe do të fitoni terminin tuaj të lindjes. Kjo date do të jetë e paharruar për ju, pasi do t’ju shoqërojë në vazhdimin e 9 muajve me rradhë.

Analizat laboratorike të gjakut bëhen për të përcaktuar këto:

  • Nivelin e hormonit të HCG-së
  • Pasqyrën e plotë të gjakut, hemoglobinën dhe sedimentimin e gjakut
  • Grupin e gjakut dhe faktorin Rh
  • Testin për sifilis, HIV, hepatitin B, imunitetin e rubeoles, dhe nëse është e nevojshme toxoplasmosis dhe cytomegalovirus-in
  • Analiza të zakonshme biokimike.
[/vc_tta_section][vc_tta_section title=“Java 6 e shtatzënisë: Urime!“ tab_id=“java6″]

Urime! Ju jeni shtatëzanë! Tani nuk ka asnjë dyshim, mjeku ka konfirmuar gjendjen tuaj të bekuar. Çfarë mund të prisni në javën e gjashtë të shtatëzanisë?

Çfarë ndodhë me trupin tuaj?

Vizita e parë tek gjinekologu

Duhet të jeni të gatshme për shpime, pickime dhe orvatje të ndryshme! Vetëm kini durim, për shkak se ço gjë ka qëllimin e saj dhe se kjo është zhvillimi i një fëmijë të shëndetshëm. Pra, kur të arrijë konfirmimi përfundimitar i shtatëzanisë së bazuar në analizat e gjakut, vizita juaj e pare tek gjinekologu përfshin ekzaminim të plotë fizik dhe regjistrimin e historisë së plotë të sëmundjeve tuaja. Jepni urinën dhe gjakun për analizë të plotë.

Analiza e urinës: mostra e urines jepet në çdo vizitë tek gjinekologu. Kështuqë, mjeku monitoron nëse keni ndonjë problem me veshkat apo ndonjë infeksion të traktit urinar. Analiza e urinës gjithashtu zbulon nëse niveli i sheqerit në gjak është normal, dhe nëse është i ngritur rrezikoni që të vuani nga diabeti gestacional (i shtatëzanisë).

Analiza e gjakut: pasqyra e gjakut përjashton dyshimet për aneminë, sëmundjet si fruthi apo lija e dhenve, hepatitis B dhe sëmundjet seksualisht të transmetueshme si sifilisi. Në disa spitale bëhen teste edhe për virusin HIV.

Gjinekologu sigurisht që do të jetë i gatshëm për tu informuar me grupin tuaj të gjakut si dhe rezus faktorin Rh. Faktori Rh mund të jetë pozitiv ose negative dhe tregon praninë ose mungesën e proteinave. Nëse ju jeni Rh negativ dhe partneri juaj ësht Rh pozitiv, fëmija juaj mund të jetë pozitiv. Për këtë arsye trupi juaj mund të krijojë antitrupa që gjaku i fëmijës suaj mund t’i perceptojë si të huaj. Këta antitrupa mund të sulmojnë gjakun Rh pozitiv të foshnjes suaj, duke çuar në zbërthimin e qelizave të kuqe të gjakut dhe anemi. Në rastin më të keq, mospërputhja e Rh-së mund të shkaktojë sëmundje, dëmtim të rëndë të trurit, madje edhe vdekjen. Për të minimizuar rrezikun e antitrupave në gjakun e nënës, nënave me Rh negative iu jepet doze Rh e hemoglobinës (antitrupa-D). tek ne, më së shumti përdoren Rhogam-i, hiperimmune gama globuline. Ai vepron duke bllokuar formimin e antitrupave të nënës që pengojnë sistemin imunitar për të njohur qelizat Rh pozitive. Rh imunoglobina, i jepet grave shtatëzëna rreth javës së 28-të sepse atëherë kërcënohen me rrezikun më të madh të përzierjes së gjakut të nënës dhe foshnjes, gjtihashtu edhe pas lindjes. Me ndihmën e këtyre injeksioneve, gratë me Rh negativ mund të kenë shtatëzani normale dhe të shëndetshme me foshnjen Rh pozitiv.

Kontrolli sistematik

Qëndroni e përgatitur: kontrolli i parë përfshin matjen! Pas peshës suaj, gjinekologu do të përcaktojë nëse çdo gjë po shkon në rregull, nëse po shtoni në peshë në mënyrë të tepruar apo normalisht. Pastaj do të vazhdoni m ematjen e presionit të gjakut, rrahjet e zemrës, ekzaminimin e gjirit dhe pastaj ekzaminimin bimanual të legenit (pelvikut): dy gishtat e njërës dorë në vaginë, e të tjetrës në stomak për të vërtetuar se trupi juaj është i gatshëm për rritje të shpejtë të fetusit në muajt e ardhshëm. Zbatohet edhe pap testi nëse nuk është realizuar në tre muajt e fundit. Ekzaminimi me ultratinguj nuk është i nevojshëm në këtë fazë.

Bisedoni me gjinekologun

Gjatë kësaj vizite do të keni një mori pyetjesh, kështuqë zgjidhja më e mirë do të ishte t’i mbani mend dhe mos t’i harroni. Për shembull, pyetni mjekun se çfarë analgetikë mund të konsumoni kundër dhimbjeve. Konsultohuni në lidhje me problemet e mundshme si ënjtja, mbajtja e ujit apo të përzierat në mëngjes.

Gjithçka rreth foshnjes suaj

Gjatë kësaj jave, truri i foshnjes suaj do të marr formë. Koka është e theksuar më shumë se një pikë e vogël, ku do të paraqiten edhe sytë. Ju mund të shihni dhe pika prej të cilëve do të rriten edhe veshët. Do të vërehen edhe fillimet e krahëve dhe këmbëve. Dhe, për here të pare zemra e foshnjes suaj fillon të pulsojë. Në pjesën e mesme të trupit do të formohen edhe mushkëritë, mëlçia dhe organet tjera të brendshme.

Sa është foshnja juaj?

Gjatë kësaj jave, foshnja juaj ka arritur madhësinë e një bizeleje.

Pyetjet më të shpeshta rreth shtatëzanisë

Nuk kam filluar mënjëherë të marr vitamina, a do të jetë gjithçka në rregull me foshnjen time?

Për shkak se gjysma e shtatëzanive janë të paplanifikuara, shumë gra gjenden në të njejtën situatë sikurse ju. Hulumtimet tregojnë se marrja e preparateve të ndryshme të vitaminave është shumë e rëndësishme për shëndetin e foshnjave të palindura. Pra, thuhet se acidi folik ul rastet e defekteve të tubit neural (në shpinë, kafkë dhe tru), madje 50-70%.

Acidi folik

Kur është zbuluar efekti i acidit folik për reduktimin e defekteve nervore, është prezentuar edhe praktika që grate shtatëzëna të konsumojnë preparate me acid folik. Ndoshta mund të pyesni veten se pse duhet t’i pini kur ju ushqeheni shëndetshëm me ushqime që përmbajnë po këtë acid, siç janë perimet me gjethe jeshile, fruta të thata (arra) dhe drithëra. Përgjigja është e thjeshtë: nevoja për konsum të këtij acidi është tek grate shtatëzëna rritet 100%, ndërsa forma sintetike e acidit folik është shumë më efektive për parandalimin e anomalive të fetusit, të shkaktuara nga defektet e tubeve nervore. Mjeku do t’ju rekomandojë 600 mikrogram acid folik çdo ditë. Këto preparate apo substanca janë mjaft të mira dhe nuk kanë efekte negative.

Shtatëzani e shumëfishtë

Tek shumica e grave, simptomat e shtatëzanisë fillojnë të ndihen gjatë javës së 6, 7 apo 8. Por, çdo grua është e ndryshme, madje disa kanë theksuar nevojën për konsum të çokollatës që nga momenti i ngjizjes. Pra, në këtë fazë, treguesit më të zakonshëm të shtatëzanisë janë cikli i humbur menstrual, lodhje e shpejtë, të përziera, gjakderdhje e lehtë, ndjesi e madhe dhe fryerje e gjoksit, dhimbje koke, urinim i shpeshtë si dhe nevoja për ushqime të caktuara. Nëqoftëse mbani binjakë apo më tepër foshnje, të gjitha këto simptome janë të njejta, vetëm se më shumë të theksuara.

Mjekët dyshojnë për shtatëzani të shumëfishtë, në bazë të treguesve të caktuar, të tillë si shtimi në peshë gjatë tremujorit të parë (për shkak të vëllimit të gjakut dhe madhësisë së mitrës), mundime të rënda dhe të përziera në mëngjes, lodhje e tepërt si dhe nivel i lartë i HCG-së. Sigurisht, kur një mjek i dëgjon dy rrahje zemre krejtësisht të ndryshme dhe të veçuara nga njëra tjetra, është diçka mahnitëse dhe tërësisht e qartë për t’u vërtetuar shtatëzania e dyfishtë!

[/vc_tta_section][vc_tta_section title=“Java 7 e shtatzënisë:Ushqehuni shëndetshëm“ tab_id=“java7″]

Ndjeni lodhje të madhe? Kjo është krejtësisht normale, si simptom i zakonshëm në fazën e hershme të shtatëzanisë, prandaj sigurohuni që të ushqeheni mirë dhe shëndetshëm.

Sa për simptomat, kjo javë e shtatëzanisë është shumë e ngjajshme me atë të kaluarën. Nëse jeni një nga ato 70% të grave shtatëzëna që vuajnë nga mundimet dhe të përzierat në mëngjes, gjatë kësaj jave padyshim që do ta ndjeni edhe më tepër këtë ndjesi.

Çfarë ndodhë me trupin tuaj

Nevoja për ushqime të caktuara

Nëse asnjëherë nuk keni dëshiruar të hani hamburger dhe kastraveca turshi, tani çuditërisht mund të lakmoni shumë për to. Ekzistojnë teori të shumta për grate shtatëzëna në të kërkuarit e ushqimeve të veçanta dhe ndoshta të padëshiruara më parë. Të supozojmë se juve ju hahet biftek; ndoshta arsyeja është se organizmit tuaj i mungojnë proteinat. Dilni nga shtëpia vetëm për të blerë një akullore? Keni mungesë të kalciumit për zhvillimin e eshtrave? Pra, kjo ka të bëjë me nevojat e trupit për disa substanca të caktuara, ose edhe për krijimin e barazpeshës ushqimore.

Neveri ndaj ushqimeve të caktuara

Ekzistojnë lloje të ushqimeve për të cilat vdisni nga ëndja, ndërsa për disa të tjerë keni neveri, edhe po të mos jeni shtatëzanë. Mjekët gjithashtu shpjegojnë teorinë për të kënaqur nevojat ushqyese të organizmit. Ju duhet një dietë e ekuilibruar ku do të ndiheni më të sigurtë. Para periudhës së shtatëzanisë ndoshta keni konsumuar lloj lloj ushqimi të pashëndetshëm dhe ushqim të shpejtë, mirëpo tani është koha që t’i kushtoni rëndësi trupit tuaj dhe duhet të keni kujdes shumë gjatë ushqyerjes. Është shumë interesante fakti se, gratë para shtatëzanisë që kanë admiruar çokollatat, tani mund të ndjejnë neveri ndaj ëmbëlsirës së preferuar.

Faktori aromatizues

Neveria ndaj disa ushqimeve të caktuara mund të lidhet edhe me faktin e ndjenjës së të nuhaturit dhe aromave.

Shijet që preferohen nga të gjithë

Edhepse shkencëtarët nuk e dijnë saktësisht se pse trupi i grave shtatëzëna kërkon ushqime të veçanta, por e dijnë se shumica preferojnë shije të shumta.

Shija e kripur: patatet e skuqura, ushqimet e thata të kripura, krekerët – të gjithë këto përmbajnë shumë kripë, që gjatë shtatëzanisë është shumë e nevojshme, kryesisht për shkak të rritjes së vëllimit të gjakut, kështuqë trupi ka nevojë për natrium shtesë për të lehtësuar prodhimin e tij.

Shija e thartë: kastravecat turshi, limoni dhe frutat në përgjithësi janë shumë të përshtatshëm për grate shtatëzëna, kryesisht për faktin se ndihmojnë për të tejkaluar mundimet dhe të përzierat në mëngjes si dhe për t’i ndihmuar nënave shtatëzëna të marrin vitamina të mjaftueshme për fëmijën e tyre.

Shija e hidhur: në fazën e hershme të shtatëzanisë, për disa femra shija e hidhur u shkakton pështirje dhe neveritje. Shkencëtarët supozojnë se për këtë është përgjegjës evolucioni, ku thuhej se ushqimet e idhëta kanë qenë shpesh edhe helmuese, kështuqë shumë natyrshëm janë shmangur edhe paraardhësit tanë.

Gjithçka rreth foshnjes suaj

Foshnja juaj gjatë kësaj jave është shumë i vlerësuar. Truri vazhdon të zhvillohet. Qarkullimi i gjakut bëhet më kompleks dhe formohen mushkëritë. Fytyra nis të merr formë, sytë mund të shohin pigmente të caktuara, nisin të theksohen vrimat e veshëve, hunda dhe zgavrra e hundës. Ngadalë, stomaku do të fillojë të formojë organet e tretjes. Fillojnë t’i rriten këmbët dhe krahët mirëpo gishtat e duarve dhe të këmbëve akoma nuk zhvillohen.

Sa është foshnja?

Këtë javë, fëmija arrin formën e madhësisë së gomës së një lapsi të drurit.

Pyetjet më të shpeshta gjatë shtatëzanisë

Në këtë fazë, shumica e problemeve shkaktohen nga mundimet dhe të përzierat në mëngjes. Ekzistojnë disa truqe që do t’ju ndihmojnë t’i tejkaloni këto periudha të pakëndshme:

  • Hani shpesh, por jo shumë
  • Shmangni aromat që ju shkaktojnë neveri
  • Gjatë ditës pini sasi të vogla të lëngjeve
  • Hani biskota të kripura dhe pa yndyrë në mëngjes, sidomos kur keni mundime
  • Kujdesuni që mos të keni shumë nxehtë
  • Pini çaj prej xhenxhefili
  • Mos u shtrini mënjëherë pas ngrënies
  • Mos e tejkaloni vaktin e ushqimit

Nëse ju nuk jeni në gjendje për të ngrënë dhe për të pirë, nëse vjellni shpesh dhe nuk mund ta mabni ushqimin në stomak, atëherë kontaktoni mjekun tuaj. Lajmi i mirë është se të gjitha këto probleme do të zhduken mënjëherë pas tremujorit të parë.

Shtatëzani e shumfishtë

Çdo femër ndryshe e pranon lajmin e pritjes së binjakëve, trinjakëve apo edhe më shumë. Disa e mësojnë atë përmes ultrazërit e disa përmes analizave të gjakut. Megjithatë, disa pohojnë se e kuptojnë mënjëherë se kanë ngelur shtatëzëna në pritje të binjakëve. Mirëpo, reagimi i tyre është gjithmonë i njejtë: është një befasi për ta! Dhe ndërgjegjësimi se si të angazhohen në një nga aventurat më të mëdha në jetë! Dhe, si në fillim të çdo aventure, frika dhe shqetësimi janë krejtësisht normale. Duhet të siguroheni që do t’ju presin probleme të shumta gjatë 40 javëve të ardhshme dhe të ballafaqoheni me tejkaimin e tyre. Dhe pas kësaj kohe të gjatë, do të festoni dhe do të gëzoheni!

[/vc_tta_section][vc_tta_section title=“Java 8 e shtatzënisë: Simptomet“ tab_id=“java8″]

 Edhepse vështirë duket se jeni shtatëzënë, shumë e më shumë ndodhin gjëra në trupin tuaj duke ndjerë simptomat e shtatëzanisë. Të përzierat janë konstante. Barku juaj është i ndjeshëm ndaj presionit. Ndoshta do të arrini të vëreni se beli juaj fillon të zgjerohet, dhe nëse goditni në stomak, do të ndjeni sikur fshikëza ka arritur madhësi më të madhe.

Çfarë ndodhë me trupin tuaj

Në shumicën e rasteve, abortimet spontane ndodhin gjatë javëve të para të shtatëzanisë, kështuqë gratë gjithmonë preferojnë të transmetojnë lajmin se kanë ngelur shtatëzëna vetëm atëherë kur rreziku të reduktohet në minimum apo të kalojë tërësisht. Ndërsa, përtej faktit që nuk e keni lajmëruar askënd, ka shenja të caktuara që mund t’ju zbulojnë. Parasëgjithash, të afërmit tuaj mund të vërejnë se asgjë nuk pini. Përveç kësaj, shumica e grave ndjejnë nevojën e veçantë për ushqime të caktuara, sidomos gjatë kësaj faze. Familja juaj mund të vërejë se disa ushqime për ju shkaktojnë neveri të plotë apo të përziera. Edhepse barku nuk është ende në rritje, ju ndjeni nevojën për rroba më tëgjera dhe të rehatshme, sidomos në gjoks.

Zakonisht shqetësoheni më shpesh se zakonisht. Hormonet e shtatëzanisë mund të kenë efekt qetësues, kështuqë ju do të ndjeni nevojën të fleni më shumë se zakonisht. Lodhja është e pashmangshme, shkoni shpesh në tualet sepse trupi juaj përpiqet t’i filtrojë të gjitha papastërtitë në gjakun tuaj.

Gjithçka rreth foshnjes suaj

Fetusi nuk është më shumë se një grup qelizor, por gjithnjë e më shumë ngjan si një qënie njerëzore miniaturë. Fytyra e tij vjen duke u theksuar më shumë: vetullat bëhen më të formuara, hunda fillon të rritet si dhe buzët nisin të marrin formë. Sa i përket duarve dhe këmbëve, gishtërinjtë nisin të dallohen. Në këtë trup të vogël, zemra nis të rrah shumeë shpejtë.

Sa është foshnja?

Foshnja juaj e ardhshme, tani është pak më e gjatë se një centimeter.

Pyetjet më të shpeshta rreth shtatëzanisë

Nëse ende nuk keni qenë tek mjeku, përgatituni për një sere analizash dhe testesh. Kontrolli I pare fillon zakonisht me matjen e lartësisë, peshës, dhe shtypjen e gjakut.

Mjeku juaj do t’ju pyes për gjërat në vijim:

  • Sëmundjet nga të cilat mund të keni vuajtur
  • Data e fundit e ciklit menstrual
  • Nëse keni marrë pilulë kontraceptive
  • Sëmundjet trashëguese dhe statusi i përgjithshëm shëndetësor
  • Nëse jeni alergjik ndaj ndonjë ilaçi apo ushqimi
  • Nëse jeni duke përdorur barëra ose lloje të preparateve bimore
  • Nëse keni qenë më herët shtatëzanë ose keni pasur ndonjë abort.

Pastaj vazhdon ekzaminimi gjinekologjik për të parë gjendjen e mitrës dhe qafën e mitrës. Mjeku do të kryejë matjet e legenit për të konstatuar se a mund të lindni në mënyrë normale apo nevoitet prerje cezariane. Pas ekzaminimit të parë, mjeku do t’ju caktojë kontrollë një herë në muaj deri në javën e 32-të të shtatëzanisë, pas së cilës do të shkoni në çdo dy javë, dhe në fund, një herë në javë duke filluar nga java e 37-të e deri në lindje.

Gjatë këtyre ekzaminimeve do të kontrollohen:

  • Urina
  • Pesha
  • Presioni i gjakut
  • Kontrolli i duarve, këmbëve, fytyrës
  • hemoglobina (për të vërtetuar nëse nuk jeni anemik)
  • matja e stomakut për të vërtetuar rritjen e fetusit
  • mjeku do të kontrollojë pozicionine foshnjes (përmes shtypjes dhe prekjes së barkut)
  • ndëgjimi i rrahjeve të zemrës së fetusit (ndërmjet javës së 9 dhe 12)

Analizat e mëtejshme:

Glukoza në gjak, për të vërtetuar në mos keni diabet si pasojë e shtatëzanisë. Kjo bëhet mes javës 24 deri 28. Ultratingulli realizohet rreth javës së 20-të. Megjithatë, kjo mund të bëhet edhe më herët nëse mjeku e konstaton si të nevojshme. Preferohet të bëhet bris për verifikim të Chlamydia, gonorrhea dhe herpesi gjenital.

Shtatëzania e shumëfishtë

Kur çifti mësojnë se presin binjakë apo trinjakë, surpriza e tyre shpesh kthehet në shok, dhe herë pas here në panikë të vërtetë. Dy foshnje? Në të njejtën kohë? Si mund të ushqehen dy foshnja njëkohësisht? Si do t’i mbaj dy foshnjat? A mund të zhvillohen normalisht në mitër? Çështjet nuk kanë fund, por nuk ka vend për shqetësime. Të gjitha përgjigjet do t’i merrni nga mjeku apo nga literatura që e keni në dispozicion përmes librave dhe internetit.

[/vc_tta_section][vc_tta_section title=“Java 9 e shtatzënisë: Përgatituni për aktivitetin hormonal“ tab_id=“java9″]

Hormonet e shtatëzanisë përshkojnë trupin dhe ju kushtëzojnë shumë ndryshime. Trupi juaj fillon të ndryshojë. Në mëngjes keni mundime, shkoni rregullisht në tualet dhe jeni tmerrësisht të lodhur. Arsyeja? Hormonet.

Çfarë ndodhë me trupin tuaj?

Mundimet e mëngjesit tërheqin gjithë vëmendjen, ndërsa lodhja është shenja e parë që vërteton shtatëzaninë tuaj. Trupi juaj kalon nëpër ndryshime të shpejta, me qëllim të monitorimit të foshnjes e që është vazhdimisht në rritje. Këto ndryshime ndikojnë në energjinë tuaj. Jeni i rraskapitur, si fizikisht ashtu edhe psiqikisht.

Shenjat e para të lodhjes

Gratë shpesh ndjejnë lodhje para se të kuptojnë se e kanë humbur ciklin menstrual.

Mundësoni trupit tuaj pushim dhe relaks: reduktoni punën fizike dhe stërvitjet intenzive në palestër. Ndër të tjera, do ju bëjë mire noti apo joga sepse redukton stresin. Krijoni rend që të pushoni dhe flini gjatë ditës dhe të mos shqetësoheni shumë në lidhje me amësinë.

Mendoni rreth asaj se sa lumturi do ju sjell fëmija juaj, e jo për stresin që sjell në vete. Ndoshta edhe kjo ndikon që ju mos të bëni gjumë të rehatshëm gjatë natës. Bisedoni me partnerin tuaj apo të afërmit të cilët sigurisht do të kenë efekt qetësues ndaj jush. Në mbrëmje, para gjumit mund të relaksoheni me ndonjë dush të nxehtë, por sigurohuni që uji mos të jetë edhe shumë i ngrohtë.

Gjithçka rreth foshnjes suaj

Foshnja juaj po rritet. Fytyra e saj gjithnjë e më shumë i ngjan një të posalinduri. Sytë janë të zhvilluara por janë ende të fshehura, hunda, goja dhe veshët përshkruhen gjithnjë e më qartë. Tashmë, fillon të ushtrojë edhe muskujt. Bën rrotullime të shumta edhepse përmes ultratingullit tregohet se është ende shumë herët që ju t’i ndjeni këto. Zhvillohen organet reproductive, dhe po të kishit pasur mundësinë e përgjimit brenda barkut tuaj, nuk do të kishit mundur ta dallonit se mbani me vete një djalë apo vajzë. Në kët fazë të hershme, mjeku ende nuk mund t’ju informojë në lidhje me gjininë e foshnjes.

Sa është foshnja?

Foshnja juaj është e gjatë pak më shumë se tre centimetra dhe peshon rreth 3 gramë.

Pyetjet më të shpeshta rreth shtatëzanisë

Ju ndryshon forma e gjoksit. Gjithnjë janë më të mëdha dhe shumë të ndjeshme gjatë kontaktit të prekjes. Çfarë po ndodhë? Për të gjitha, fajin e kanë hormonet. Shumica e grave theksojnë se dhimbja e gjinjve dhe fryerja e tyre është sinjali i parë fizik i shtatëzanisë.

Ja çfarë mund të prisni

Ndjeshmëri në të prekurit: arsyeja është rritja e sekretimit të hormoneve. Kjo ndjenjë shqetësuese hiqet ngadalë para përfundimit të tremujorit të parë. Sugjerohet sytjena të veçanta për gratë shtatëzëna. Thimthat bëhen të errëta dhe të zgjeruara. Shkencëtarët supozojnë se thimtha e dalur dhe e theksuar me ngjyrë të errët i ndihmon foshnjes që ta ketë në shënjestër më lehtë si dhe kësisoj të afrohet kah gjiri. Do të vëreni edhe disa gunga të dalura rreth thimthave, të cilët sekretojnë lëngje me qëllim që thimtha të jetë e butë dhe elastike gjatë thithjes si dhe të mbrojë lëkurën nga infeksionet.

Gjinjtë në mënyrë të pashmangshme rriten: disa gra do të duhet të veshin sytjena 1 deri 2 numra më të mëdhenj. Shkencëtarët kanë llogaritur se pesha e gjinjve merr rreth 2 kilogramë nga pesha juaj e përgjithshme trupore.

Sekrecion i kulloshtrës (sekrecioni i parë pas lindjes nga gjëndrrat e qumështit): kulloshtra, qumështi i verdhë apo ngjyrë ari, është ushqimi i parë që foshnja e merr pas e lindjes. Ai fillon të formohet në gjinjtë tuaj që nga kjo fazë. Është i pasur me materie ushqyese dhe imunoglobulinë, e cila mbron foshnjen nga infeksionet dhe sëmundjet e ndryshme. Nëse keni rrjedhje të kulloshtres, mos u shqetësoni. Pastrojeni me ndonjë peshqir të butë. Kulloshtren, kaq herët nuk e hasim tek të gjitha gratë dhe kjo nuk është tregues i paaftësisë suaj për të prodhuar qumësht.

Vena të theksuara në gjinjtë: arsyeja është rritja e fluksit të gjakut tek gjinjtë.

Linja të theksuara apo kruarje: me rritjen e gjoksit, lëkura juaj pëson shtrirje, kështuqë ju mund të ndjeni kruarje dhe tendosje. Mund t’ju ndihmojnë kremëra kundër këtyre linjave të zgjeruara në lëkurë, të cilat mund t’i gjeni në shumicën e barnatoreve. A do të keni këso lloj shenjash në gjoks, mvaret nga lëkura dhe gjenetika juaj.

[/vc_tta_section][vc_tta_section title=“Java 10 e shtatzënisë: Përgatituni për ndryshime“ tab_id=“java10″]

Të gjitha ndryshimet e shumta që aktualisht kalojnë nëpër trupin tuaj, kontribojnë që ju mos të ndiheni edhe aq mirë. Mos u shqetësoni, kjo është krejtësisht e natyrshme dhe e rastit. Merrni më shumë pushim, qëndroni fizikisht aktiv konsumoni më shumë lëngje dhe kujdesuni për mënyrën e të ushqyerit, kështuqë do të mund të përballoni lehtë uljet dhe ngritjet të shkaktuara nga rritja e hormoneve në trupin tuaj.

Shpesh ju ndryshon gjendja emocionale dhe disponimi juaj? Për një minute gjendeni në qiellin e shtatë, ndërsa për një tjetër zhyteni pothuajse në depresion të thellë. Kjo sjellje është krejtësisht normale kur jeni me barrë.

Ndjeni lodhje? Shumë gra shtatëzëna, në muajt e parë të shtatëzanisë ndjehen të rraskapitura dhe mezi mbajnë sytë hapur. Sigurohuni që të shtriheni herët në mbrëmje dhe gjatë ditës të pushoni me ndërprerje. Përveç kësaj, pjesa më e madhe e punëve të shtëpisë në këtë fazë, duhet të mbetet për anëtarët tjerë. Kini parasysh se trupi juaj po funksionon në mënyrë të vlefshme, brenda jush po rritet një qënie tjetër njerëzore!

Çfarë ndodhë me trupin tuaj?

Sigurohuni që të qëndroni në formë. Tani kur stomaku fillon dalëngadalë t’ju dallohet, pyesni se si të parandaloni peshën e tepërt dhe se cilat ushtrime guxoni t’i praktikoni. Përgjigja është e ndryshme për secilën femër, por së pari duhet të dëgjoni trupin tuaj dhe mos e teproni me ushtrime sepse ato do t’ju ndihmojnë përderisa ju ndiheni mire me ta.

Ja disa nga këto ushtrime

Për lehtësimin e stresit: ndoshta keni një numër të madh të shqetësimeve, duke filluar nga ato të këndshmet si zgjedhja e emrit të fëmijës suaj, deri tek ato më pak serioze si gjetja e mjekut i cili do të përcjell shtatëzaninë tuaj. Për të lehtësuar shqetësimet, dilni në shetitje ose shkoni për not. Këto janë aktivitete që reduktojnë ndjeshëm stresin.

Për disponim të mirë: ushtrimet jo vetëm që do të heqin stresin, por do të kontribojnë edhe që të ndjeheni më mirë. Përderisa ushtroni, trupi juaj sekreton endorfinë, hormone të cilët lirohen gjatë aktivitetit fizik dhe për të krijuar një ndjenjë të lumturisë dhe kënaqësisë.

Për muskuj më të forte: duke marrë parasysh se trupi juaj po ndryshon, ju në mënyrë të pashmangshme do të ndjeni dhimbje më pak. Me anë të ushtrimeve, ju mund të forconi muskujt dhe të lehtësoni disa nga dhimbjet që sjell shtatëzania. Para se të zgjedhni për ndonjë aktivitet fizik, konsultohuni me gjinekologun tuaj. Ai do t’ju tregojë se çka mundeni e çka nuk guxoni të ushtroni. Ata mund tu rekomandojnë ushtrime të veçanta grave shtatëzëna në shtëpitë e tyre ose edhe nëpër klinikat shëndetësore ose palestra.

Gjithçka rreth fëmijes suaj

Java e dhjetë është një lloj kthese për fëmijën tuaj. Të gjitha qelizat në trupin e foshnjes mund të gjejnë vendin e tyre. Indet e trurit zhvillohen me shpejtësi, duke formuar muskujt, gishtërinjtë e duarve dhe këmbëve janë të definuara plotësisht. Foshnja juaj, tanimë shumë më pak i ngjan embrionit dhe më shumë një foshnjeje të vockël.

Sa është foshnja?

Gjatë kësaj jave, fëmija është 35 milimetra i gjatë, ndërsa peshon rreth 5 gramë.

Shtatëzania e shumëfishtë

Deri në javën e 24-të të shtatëzanisë, shumica e grave që presin binjakë, shkojnë në vizita gjinekologjike sikur në pritje të një fëmije të vetëm. Pas javës së 24-të vizitoni më shpesh mjkeun që të sigurohuni se nuk do të keni hapje të parakohshme të qafës së mitrës.

Gruaja që është në pritje të një fëmije, çdo të dytën javë fillon të konsultojë mjekun duke filluar që nga java e 32-të, dhe pastaj çdo javë duke filluar që nga java e 36-të. Nëse janë në pyetje binjakë , nisjet e shpeshta tek mjeku duhet filluar pak më parë. Kjo varet nga rasti në rast. Përveç faktit se duhet të shkoni shpesh në kontrolle gjinekologjike, ju duhet të bëni edhe ekzaminime të shpeshta me ultratinguj. Qëllimi është për të monituar rritjen e foshnjes dhe lëngun amniotik në barkun e nënës.

[/vc_tta_section][vc_tta_section title=“Java 11 e shtatzënisë: Ushtrimet e Kegelit“ tab_id=“java11″]

Keni arritur në javën e njëmbëdhjetë. Keni filluar me ushtrimet e Kegelit? Nuk e dini se çfarë janë ato? Këto ushtrime janë për të forcuar muskujt e legenit dhe këto janë shumë të rëndësishme për gratë shtatëzëna. Kjo është gjithashtu një periudhë e mirë për të filluar një dietë të shëndetshme dhe për të filluar aktivitetin e duhur fizik. Sa i përket ushtrimeve të Kegelit, në fillim është mjaftueshëm që t’i përsëritni 25 herë në ditë. Ushtrimet janë të tilla që nuk keni nevojë të shkoni në palestër. Përderisa ndodheni në autobus, jeni duke larë enët, duke dëgjuar ndonjë fjalim të mërzitshëm të shefit tuaj, gjatë tërë kësaj kohe, ju mund të praktikoni ushtrimet e Kegelit. Është e nevojshme të uleni në një karrige, këmbët t’i keni të lëshuara në dysheme dhe gjunjët pak të larguara. bëni lëvizje sikur përpiqeni të parandaloni urinën, kështuqë do të shtrëngoni muskujt në mes të rektumit dhe vaginës. Jeni të hutuar? Këto ushtrime do t’i mësoni shumë lehtë, thjeshtë duke kryer praktikën e tentimit të ndalimit të urinës, përderisa jeni të ulur në guacën e WC-së.

Çfarë ndodhë me trupin tuaj?

Po i afroheni tremujorit të pare! Dhe, ju vazhdoni të ndjeni lodhje dhe të përziera, por duket që trupi juaj sikur po përshtatet me situatën e re. ju është rritur vëllimi i gjakut, kështuqë oksigjeni dhe materiet ushqyese shkojnë direkt te foshnja. Hormonet e shtatëzanisë pulsojnë në tërë sistemin tuaj duke relaksuar ligamentet dhe muskujt, duke u përhapur vetëm e vetëm që foshnja të ndjehet rehatshëm. Hormonet e tjera ndikojnë tek gjoksi i cili mund të rritet në mënyrë të konsiderueshme, që kur të vie koha, të mund të ushqejë foshnjen. Përkundër të gjitha këtyre ndryshimeve të rëndësishme të brendshm, tek stomaku ende nuk shohim ndryshime të mëdha: vetëm një fryerje të vogël. Por, mos u shqetësoni, së shpejti do të arrini formën e një basketbolli.

Të ushqyerit gjatë shtatëzanisë

Me rritjen e stomkaut, kuptoni se edhe pesha juaj është rënduar. Kjo është në rregull. Shtimi në peshë është pjesë intergruese e një shtatëzanie të shëndetshme. Shumica e mjekëve tentojnë të përshkruajnë numrin e saktë të kilogramëve që grate shtatëzëna mund të fitojnë. Thënia e vjetë se duhet të hani për dy veta nuk duhet të merret fjalë për fjalë, për shkak se gjatë shtatëzanisë keni nevojë vetëm për 200 kalori më shumë se më herët. Shtimi mesatar në shtatëzani është mes 12 dhe 18 kilogramë, varësisht nga fakti se para shtatëzanisë jeni keq ushqyer, keni pasur peshë normale ose mbipeshë.

Si i marrim të gjithë ato kilogramë?

  • Foshnja: rreth 3.5 kilogram
  • Lëngu amniotik: 1 kilogram
  • Placenta: 750 gram
  • Mitra: 1 kilogram
  • Gjiri: 1 kilogram
  • Lëngjet trupore: 2 kilogramë
  • Gjaku: 2 kilogramë
  • Gjëndrrat dhjamore, proteinat dhe materiet ushqyese: 3.5 kilogramë
  • Mbani mend se të gjithë këto 15 kile do t’i merrni dalëngadalë gjatë tërë procesit të shtatëzanisë.

Mos fitoni kile të tepërta

Pavarësisht thënies së vjetër se duhet të hani për dy veta, nuk duhet të shtoni kalori të dyfishta. Normalisht, gratë e shëndetshme duhet të marrin çdo ditë rreth 1800 dhe 2200 kalori. Gjatë shtatëzanisë, këto duhet të shtojnë edhe 200-300 kalori më tepër në ditë, e kurrsesi 1000 kalori.

Ushqimet që janë të mira për ju dhe foshnjen tuaj

Kaloritë shtesë duhet t’i merrni përmes ushqimit kualitativ, ku përmbajnë:

Proteina: material bazë për ndërtimin e të gjitha indeve. Proteinat, tek foshnja juaj ndikojnë në rritjen e muskujve, si deh janë të rëndësishme për indin e gjirit. Kjo do të thotë se ju duhet të hani mish, vezë dhe qumësht.

Kalciumi: eshtrat e forta varen nga kalciumi. Foshnja juaj do t ket shum nevoj për kalcium për të ndërtuar dhe forcuar eshtrat dhe që të mund të përballojnë peshën e tyre. Hani rregullisht djathë, qumësht si deh lëngje me kalcium.

Hekuri: rrit vëllimin e gjakut. Hekuri ka rndësi primare edhe në prodhimin e gjakut. Konsumoni mishine kuq, vezët, dhe perimet jeshile.

Acidi folik: gjendet në portokall, perimet jeshile dhe fasulja. Është shumë i rëndësishëm sepse parandalon “spina bifida” – deformim serioz i fetusit. Mos harroni të pini rregullisht lëng portokalli me qëllim të ndalimit të këtyre deformimeve.

Gjithçka rreth foshnjes suaj

Trupi i foshnjes suaj mund të duket pak i çuditshëm. Në këtë fazë të zhvillimit koka duket e formuar, dhe mos u shqetësoni për gjashtë javë edhe pjesët tjera do të përfundojnë zhvillimin e tyre. Aktualisht, një pjesë e vogël e zorrës së fëmijës suaj është mbështjellë me kordonin e kërthizës, por jo për një kohë të gjatë.

Sa është foshnja?

Foshnja arrin gjatësinë e 55 milimetra-ve dhe peshon rreth 10 gramë.

Pyetjet më të shpeshta rreth shtatëzanisë

Jam e lodhur gjatë tërë kohës, nuk di si t’ia bëjë?

Në shtatëzaninë e hershme, shumica e grave ankohen për lodhje të vazhdueshme. Faktori kryesor është njëri nga hormonet e shtatëzanisë – progesteroni. Për shkak të atij, juve mund t’ju duket sikur poi u zë gjumi kudo që jeni. Përveç saj, sheqeri që përdoret për të ushqyer foshnjen, vetëm se e ndihmon lodhjen. Duhet të jeni të lumtur se kjo lodhje do t’ju hiqet në fund të tremujorit të parë!

Si mund të ndihmoni veten

Ja disa nga truqet në dispozicion:

  • Provoni të flini natën 9-10 orë gjumë
  • Në mes të vakteve, hani sasi të vogla të ushqimit të pasur me protein
  • Pini shumë lëngje por jo para gjumit, që të evitoni shkuarjen e shpeshtë në tualet
  • Reduktoni punët e vështira
  • Tentoni të pushoni gjatë ditës, ose të pakten të shtriheni
  • Rregullisht merrni vitaminat
  • Bëni ushtrime për sa kohë t’ju këshillojë gjinekologu
  • Pyetni miqtë dhe familjen për ndihmë

Shtatëzania e shumëfishtë

Për shumë gra, tremujori i dytë sjell kënaqësi, veçanërisht nëse keni më shumë se një fëmijë. Është koha për t’u përgatitur për ardhjen e anëtarëve të rinj, të bëni gjithçka që i nevoitet fëmijëve dhe të mësoheni me përgjegjësi të reja!

[/vc_tta_section][vc_tta_section title=“Java 12 e shtatzënisë: Gratë shtatëzëna në punë“ tab_id=“java12″]

Pyesni veten rregullisht se kur duhet t’i informoni koleget dhe shefin tuaj për faktin se keni ngelur shtatëzanë? Përgjigja varet nga situata në situate, por ka disa informacione që mund t’ju ndihmojnë të merrni një vendim të drejtë. Nëse ndiheni keq si prishje disponimi, lodhje, mundime, ndoshta do të ishte mire të vazhdoni edhe me tremujorin e dytë, të paktën të afroni kah fundi i shtatëzanisë, atëherë kur do ta keni më të vështirë për të lëvizur për shkak të peshës së shtuar.

Arsyet për të gjetur gjininë e foshnjes:

  • Do ju ndihmojë të filloni me zgjedhjen e emrit
  • Do ju ndihmojë në precizimin e gjërave gjatë blerjes
  • Do ju ndihmojë ta përgatitni fëmijën më të madh për ardhjen e një vëllau apo motre të vogël

Arsyet për të pritur rreth gjinisë:

  • Shumë njerëz preferojnë surprizat
  • Do ta keni më të lehtë të duroni deri në ardhjen e anëtarit të ri në familje
  • Do të jeni në gjendje të mendoni dhe fantazoni rreth dy gjinive njëkohësisht
  • Kufizoni rrezikun e ekspozimit të rrezeve me ultratinguj

Çfarë ndodhë me trupin tuaj

A shkoni shpesh në banjo? Urinimi është i zakonshëm tek të gjitha shtatëzanitë. Nevoja e trupit për të pasur lëngje shtesë me qëllim të zhvillimit normal të fëmijës, ju bën që të nxjerrni më shumë urine. Sa i përket problemeve dhe shqetësimeve të shumta, tani duket sikur gjithçka po qetësohet.

Shtatëzania në punë

Edhepse nuk keni pasur mundësi të fryheni sa duhet gjatëkëtyre javëve, barku juaj prap vërehet tashmë. Ndoshta, është koha e duhur për të marr vendime të rëndësishme, duke i deklaruar shefit dhe kolegëve të punës se jeni shtatëzanë. Mjekët këshillojnë që ta bëni këtë në hyrje të tremujorit të dytë për shkak të ndonjë aborti spontan apo komplikimeve të ndryshme. Shumë gra janë të gatshme që të vazhdojnë të punojnë, ose dis atë tjera marrin pushim mjekësor sapo të zbulojnë se nuk mund ta përballojnë lodhjen. Çfarëdo që të vendosni, qëndrimi n punë do të jetë më I lehtë me ndihmën e disa këshillave.

Pini shumë ujë: trupit tuaj i nevoitet më shumë ujë gjatë shtatëzanisë, kryesisht për shkak të rritjes së vëllimit të gjakut dhe për ruajtjen e funksionioneve tjera të trupit. Në raste ekstrem, dehidratimi mund të shkaktojë tkurrje të parakohshme. Pra, mbani me vete gjithmonë një shishe me ujë.

Hyrja shpesh në banjë: futja e një sasie të madhe të lëngjeve në trup, mundëson edhe shkuarjen e shpeshtë në banjë. Përveç kësaj, veshkat tuaja janë duke punuar edhe jashtë orarit për të filtruar materiet e panevojshme dhe papastërtitë nga gjaku. Mos e mbani urinën brenda për një kohë të gjatë, kjo i jep presion fshikëzës e cila mund të çojë në infeksion.

Hani ushqim të lehtë: ndoshta nuk ju hahet asgjë, sidomos nëse vuani nga të përzierat në mëngjes, por në vend të vakteve të mëdha ushqyese, preferoni të ushqeheni më lehtë. Merrni djathë, qumësht, kos apo edhe biskota.

Vishni rroba të rehatshme: ndosht aka kohë të gjatë që nuk keni veshur rroba të ngushta, e pra, ka ardhur moment ku duhet të ndjeni rehatshëm! Veshjet e ngushta nuk preferohen për trupin për shkak se ajo pengon qarkullimin normal të gjakut.

Mos rrini ulur për një kohë të gjatë: për çdo gjysmë ore ngrihuni në këmbë dhe lëvizni nga pak. Nëse rrini në të njejtën pozitë për një kohë të gjatë, ka gjasa që t’ju mirren mendtë. Sa herë që mundeni, lëvizni këmbët me qëllim të qarkullimit të gjakut.

Gjithçka rreth foshnjes suaj

Fundi i tremujorit të parë është një hap i rëndësishëm për fëmijën tuaj të ardhshëm. i gjithë sistemi i trupit tanimë është zhvilluar. Sistemi nervor vazhdon të zhvillohet si dhe struktura e trurit është zhvilluar plotësisht. Shumë nga organet fillojnë të punojnë në mënyrë të pavarur. Në javën e ardhshme nuk do të jetë më një embrion, por një fetus. Dhe, besoni që mund të vëreni edhe thonjtë e vegjël të gishtërinjve!

Sa është foshnja?

Në javën e 12-të, foshnja peshon rreth 28 gramë ndërsa ka gjatësi rreth 65 milimetra.

Pyetjet më të shpeshta rreth shtatëzanisë

Si mund të informohem nëse fëmija im ka sindromin Down?

Sindromi Down ështënjë çrregullim që ndodhë për shkak të ndarjes së pamjaftueshme të kromozomeve gjatë formimit të fetusit. Ky quhet çifti 21 trisomik dhe manifeston vonesë mendore tek fëmijët. Më pare thuhej se ky sindrom paraqitej sidomos tek gratë e moshuara shtatëzanë, mirëpo kjo mund të ndodhë tek secila grua.

Për të përjashtuar këtë mundësi, mjeku sugjeron kontrollë me ultratinguj gjatë kësaj jave të shatëzanisë. Në këtë shqyrtim, do të matet trashësia e qafës së foshnjes për të ashtuquajturën translucence të zverrkut (NT) e cila tregon se cilat janë shanset që fëmija të ketë çrregullim kromozomal, të quajtur kromozomopatia.

Në qoftëse rezultati i NT është pozitiv, atëherë këto gra referohen tek gjenetikët dhe vazhdojnë me ekzaminime të mëtejshme në tremujorin e dytë. Analiza e gjakut e kombinuar me rezultatin e testit NT, ndihmon që mjeku të vlerësojë se foshnja juaj ka anomali kromozomale.

Testi NT ka shkallë të ulët të pavërtetësisë, nëse rezultati është negative, kjo do të thotë se probabiliteti është shumë i vogël që fëmija juaj të ketë anomali kromozomale. Nëse rezultatet janë pozitive, mjeku do të marrë parasysh moshën tuaj, moshën e foshnjes, historinë e familjes dhe shumë faktorë tjerë që në bazë të testeve sjell vendim për tremujorin e rradhës.

Edhepse ndonjëherë këto analiza janë shumë të mundimshme dhe shkaktojnë ngarkesë psikologjike për gratë shtatëzëna, ato janë shumë të rëndësishme për vet faktin se ju ndihmojnë juve dhe mjekut tuaj për të marrë vlerësime të drejta në lidhje me shëndetin e fëmijës suaj.

[/vc_tta_section][vc_tta_section title=“Java 13 e shtatzënisë: Tremujori i ri!“ tab_id=“java13″]

Rreziku për periudhën e ngjizjes ka përfunduar! Nëse ende askujt nuk ia keni kumtuar lajmin e gëzueshëm, tani është koha! Mundimet e mëngjesit fillojnë t’ju pakësohen dhe dështimi apo aborti i fëmijës është shumë i vogël.

Çfarë ndodhë me trupin tuaj

Është koha për të festuar. I keni bërë ballë tremujorit të parë. Mundimet dhe dhimbjet dalëngadalë fillojnë të zhduken. Ndoshta, tani në vend të të përzierave mund të ndjeni uri – dëshira për ushqime të caktuara fillon që tani. Meqenëse mitra ende ju zgjerohet, mund të keni probleme me fryerje të barkut, gazrave si dhe dispepsi. Për shumicëne grave, tremujori i dytë i shtatëzanisë ju jep kënaqësinë më të madhe pasi në vend të shqetësimeve tani mund të shijojnë rritjen e barkut pak e nga pak si dhe shkëlqimin e lëkurës së tyre duke marrë një pamje rrezatuese.

Pse ndjeheni mirë

Të përzierat zhduken: edhepse disa gram und të vuajnë akoma nga të përzierat në mëngjes, por në përgjithësi gjatë këtij tremujori problemet apo dhimbjet zhduken. Pse? Trupi juaj është mësuar të përballojë koncentrimin e nivelit të hormoneve dhe fokuset veëm në zhvillimin normal dhe të shëndoshë të fëmijës.

Rritja e oreksit: tani që nuk keni shumë të përziera, përsëri ndjeheni të lire që të shijoni ushqime. Do të vëreni se oreksi juaj do të shtohet me kalimin e kohës ashtu si edhe rritja e foshnjes suaj. Do të mund të hani e të përzieni njëkohësisht akulloren me turshi kosi!

Rritja e stomakut: trupi juaj ndryshon tërësisht në atë mënyrë që foshnja ta ketë sa më rehat në barkun tuaj. Më në fund ndiheni si një grua e vërtetë shtatëzëne. Për shumicëne grave, kjo është një lehtësim. Njerëzit ju lirojnë vendin nëpër autobuse, ju mbajnë derën gjatë kalimit ose thjeshtë ju buzëqeshin me simpati duke ua liruar vendin gjatë pritjes në bankë.

Ndjeshmëri më e vogël e gjirit: në tremujorin e parë, gjinjtë tuaj rriten në mënyrë të papritur duke ju shkaktuar shqetësim gjatë prekjes së tyre. Në tremujorin e dytë, nuk keni nevojë të bleni sytjena edhe më të mëdha edhepse gjinjtë do të vazhdojnë t’ju mbushen dhe fryhen. Ndoshta ndonjëherë mund t’ju rrjedh nga gjiri pak qumësht sepse gjiri vazhdimisht përgatitet për dhënien e gjirit.

Edhepse disa simptoma të shtatëzanisë zhduken me kalimin e kohës , disa të tjera vazhdojnë t’ju ndjekin edhe më tej. Ende do të shkoni shpesh në banjë pasi rritja e foshnjes i jep presion fshikëzës. Akoma do të ndjeni lodhje – për fat të keq, ky është një simptom i vazhdueshëm gjatë shtatëzanisë, por për shkak se stomaku juaj është ende i vogël, ju mund të bëni gjumin rehatshëm. Pra, përpiquni që t fëleni dhe pushoni sa më shumë!

Gjithçka rreth foshnjes suaj

Java e trembëdhjetë është sigurisht e rëndësishme për zhvillimin e foshnjes. Ajo nuk paraqet më embrion, por një fetus. Çdo ditë e më shumë bëhet dhe I ngjan një fëmije të vërtetë. Nëse do ta kishit mundësinë ta shikonit duke fjetur, do t’i vërenit qepallat e formuara, këmbët dhe krahët duke i lëvizur dhe dridhur. Madje, ndonjëherë foshnja juaj mund të thith edhe vet gishtin e tij!

Sa është foshnja

Foshnja juaj ka madhësinë e një limoni të vogël: e gjatë 75 milimetra dhe peshon 30 gramë.

Pyetjet më të shpeshta gjatë shtatëzanisë

Pyetja më univerzale që vjen pothuajse nga të gjitha grate është si vijon: a mund të lëndohet fëmija gjatë marrëdhënieve seksuale?

Sa i përket fëmijës, mos u shqetësoni: ai është i mbrojtur mire në murin e mitrës dhe lëngun amnional. Gjatë hyrjes në mitër, gjendet qafa e mitrës e cila është e mbyllur me mukozë. Shumica e grave, gjatë shtatëzanisë së hershme nuk e ndiejnë nevojën për seks për shkak të lodhjes, mundimeve në mëngjes si dhe ndjeshmërisë së lartë të gjinjve.

Pasi të përfundojë tremujori i parë, paraqitet rritja e fluksit të gjakut në organet gjenitale dhe gjoks, që kontribon në faktin se gratë mund të jenë përsëri në disponim për marrëdhënie seksuale. Kur të arrijë tremujori i tretë, kjo dëshirë sërish largohet për shkak të rritjes së barkut, mospozicionimit të duhur dhe lodhjes më të madhe nga barra e shtuar.

Ka ende disa arsye pse mjekët nuk u rekomandojnë disa grave të caktuara marrëdhënie seksuale. Këto janë:

  • Kur placenta mbulon qafën e mitrës
  • Nëse më herët keni pasur lindje të parakohshme
  • Nëse keni gjakderdhje vaginale
  • Shtatëzani e shumëfishtë (nënat që bartin binjakë priren për lindje të parakohshme)
  • Probleme me qafë të mitrës të hapur
  • Rrjedhje të lëngut amniotik.

Shtatëzania e shumëfishtë

Vetëm sepse prisni binjakë apo trinjakë nuk do të thotë se duhet të hani për dy ose për tre veta. Rekomandohet që gratë që janë në pritje të më shumë se një foshnje, duhet të fitojnë 20-22 kilogramë. Përderisa nënat në pritje të një foshnje shtojnë peshë më shumë në përfundim të shatëzanisë, nënat që presin binjakë shtojnë peshë që nga tremujori i parë. Rekomandohet të hani më shpesh e nga pak gjatë ditës. Nëse hani racione më të vogla pas disa orëve, do të ruani nivelin e sheqerit në gjak. Gratë në pritje të binjakëve, duhet të marrin rreth 2700 deri 3000 kalori në ditë. Mjeku juaj do t’ju ndihmojnë në zgjedhjen e një diete të mirë ushqyese që do të plotësojë nevojat tuaja specifike. Provoni të kufizoni konsumin e sheqerit. Në vend të ëmbëlsirave apo patateve të skuqura, konsumoni më shumë pemë dhe perime të freskëta. Dhe, në fund mos harroni të pini ujë. Sasia e mjaftueshme e ujit apo hidratimi pengon tkurrjen e parakohshme. Prandaj, është shumë e rëndësishme që të mbani gjithmonë me vete ujë dhe të përpiqeni që të pini të pakten 10 gota në ditë.

[/vc_tta_section][vc_tta_section title=“Java 14 e shtatzënisë: A ju vërehet stomaku?“ tab_id=“java14″]

Nëse ende nuk jeni rrumbullakësuar, mos u shqetësoni. Së shpejti, stomaku juaj do të fillojë të vërehet.

Çfarë ndodhë me trupin tuaj

Më në fund ngjani si një grua shtatëzanë. Gjatë kësaj jave do të jeni e lodhur dhe e përgjumur megjithëse nuk vuani më nga të përzierat në mëngjes. Herë pas here mund të ndjeni dhimbje të caktuara të barkut dhe kjo ndodhë për shkak se foshnja juaj shtyn dhe jep presion ndaj organeve tuaja të brendshme. Për arsye se në bark ka shumë më pak hapësirë tani, ju mundon thartësira në stomak, fryerja dhe gazrat. Ende shkoni shpesh në banjë sepse fshikëza ka shumë pak hapësirë tani për tu zgjeruar, si rezultat i rritjes së barkut.

Nuk mund të mbërtheni më pantallonat ose fundet? Është koha për të bërë blerje të reja. Do ju duhen veshje pak më të rehatshme, dhe për fat të mirë sot ekzistojnë shumë dyqane të tilla që ofrojnë veshje specifike për gra shtatëzëna. Mund të bleni lloje të ndryshme të pantallonave të gjera, duke i plotësuar ato me bluza ose tunika. Sigurisht, që shumica e nënave do të ndiheshin më rehat me fustane.

Gjithçka rreth foshnjes suaj

Në javën e katërmbëdhjetë, foshnja juaj vazhdimisht ndryshon, por ju nuk e ndjeni atë sepse është ende i vogël. Tiparet e fytyrës janë më të theksuara, rritja e vetullave, flokëve si dhe qimeve të buta në të gjithë trupin. Mund ta ngacmojë edhe lemza, megjithëse mushkëritë nuk janë ende të mbushur me ajër por me ujë. Me anë të ekzaminimit me ultratinguj, mund të dëgjoni rrahjet e zemrës të foshnjes suaj.

Sa është foshnja?

Foshnja juaj aktualisht ka gjatësinë ndërmjet 80-85 milimetra dhe peshon rreth 60 gramë.

Pyetjet më të shpeshta rreth shtatëzanisë

Kur stomaku do të fillojë të vërehet?

Kjo është krejtësisht individuale dhe varet nga disa faktorë: muskujt e barkut, nëse keni pasur shtatëzani të mëhershme, nëse jeni e dobët ose keni kilogramë shtesë. Gjatë muajit të tretë ose të katërt, te shumica e femrave veçmë mund të vërehet rrumbullakësimi i stomakut. Edhepse është herët për veshje special të shtatëzanisë, mund të veshni pantallona me llastik që të ndjeheni sa më rehat. Mbani mend, disa femra mund të dallohen që janë me barrë vetëm gjatë muajit të pestë, dhe jo më herët.

[/vc_tta_section][vc_tta_section title=“Java 15 e shtatzënisë: Jeni e ngathët dhe harroni?“ tab_id=“java15″]

Rrobat tuaja janë nga pak të ngushta? Ndjeheni nga pak të shpërqëndruar dhe harroni? Këto paraqesin simptoma normale të shtatëzanisë gjatë kësaj jave. Mitra juaj është e vendosur në mes të kockës pubike dhe kërthizës. Herë pas here, mund të ndodhë që të ndjeni kontraktime. Ato janë pa dhimbje dhe mund të ndodhin pa ndonjë qëllim. Nëse keni kontraktime më shumë se pesë orë, nëse përsëriten në interval të rregullta ose shoqërohen me dhimbje të rënda, atëherë kontaktoni mjekun tuaj.

Çfarë ndodhë me trupin tuaj

Së fundmi, dukeni si një shtatëzanë e vërtetë! Me rritjen e barkut, organet e juaja të brendshme zhvendosen për të bërë vend apo krijuar hapësirë për fëmijën. Kjo do të thotë, se nuk duhet konsumuar racione të rënda, por racione më të lehta dhe më shpesh, sa për të kënaqur urinë tuaj. Mund të ndodhë që të keni shqetësime të dispepsisë në lukth, fryerje të barkut dhe gazra. Poashtu, do të shkoni shpesh në banjë.

Shpesh herë keni disponim në ulje? Shkoni shumë ngadalë? Harroni gjithmonë diçka që e dinit më parë – le të themi sikur ”cila datë jemi sot?”, vuani nga diçka që është shumë e zakonshme për gjendjen tuaj. Edhepse nuk ka hulumtime për të provuar këtë prirje të veçantë të grave shtatëzana me harresë, ndryshime të caktuara në trupin tuaj kontribojnë në ngathtësinë tuaj mendore.

Ju ndryshon qendra e drejtpeshimit të trupit: arsyeja e pare dhe kryesore për ngathtësinë tuaj është plotësisht e qartë – jeni të stërngarkuar. Me rritjen e barkut tuaj, ndryshon edhe fokusi apo drejtpeshimi i trupit. Nëse me vite keni ecur në mënyrë normale dhe të përkryer, tani duhet të përpiqeni vazhdimisht të mbani pozitë të drejtë dhe ecni disi të rënduar.

Edhepse foshnja është e mbrojtur mirë në stomak, prap ka rrezik t’ju bjerë ajo. Prandaj, kujdes me këpucët – në vend të takeve të larta, preferoni më shumë këpucë të përshtatshme ose baletanka. Zbritni shkallët ngadalë dhe butësisht. Kujdesuni që mos të derdhni diçka të nxehtë në mënyrë të papritur mbi trup, kjo mund të rrezikojë rënie të foshnjes.

Mbajtja e lëngjeve: jeni i ngathët edhe për shkak të mbajtjes së lëngjeve. Ju thahen gishta dhe e keni të vështirë t’i kapni gjërat.

Lirimi i nyjeve: trupi juaj që të mund të pranojë rritjen e foshnjes suaj, lëkura, muskujt dhe nyjet lëshohen. Këtë ndryshim e shkakton hormone i shtatëzanisë i quajtur relaksin. Për atë duhet të mbani mend se muskujt dhe nyjet tuaja nuka janë më aq të forta sikur para konceptimit tuaj.

Lodhje: çdo njeri e ka shumë të vështirë të kryejë ndonjë punë kur është në gjendje të lodhur. Gjatë shtatëzanisë, trupi juaj i ekspozohet stresit të madh, por edhe obligimet nuk ju lënë që vazhdimisht të pushoni.

Në këtë faze, nënat do të ndihen më të lumturat sepse bëhet zhvendosja e foshnjes në një pozitë tjetër në mitrën e nënës.

Gjithçka rreth foshnjes suaj

Në javën e 15-të, gjymtyrët e foshnjes shtrihen dhe mund të lakojnë krahun deri në brryl. Është mjaftueshëm i madh, saqë disa nga këto lëvizje mund t’i ndjeni. Foshnja juaj ka arritur madhësinë e një molle të vogël ose portokalli. Kockat i janë zgjatur nga pak, lëkura është ende ehollë dhe transparente në të cilën lehtë mund të vëreni edhe venat.

Sa është foshnja?

Siç e cekëm më lartë, ajo ka madhësinë e një molle ose portokalli, ndërsa ka gjatësi 10-12 centimetra dhe peshon rreth 80-100 gramë.

Pyetjet më të shpeshta gjatë shtatëzënisë

Jam shtatëzanë për rreth 15 javë dhe ndjej dhimbje në stomakun tim. Çfarë po ndodhë?

Ndonjëherë në tremujorin e dytë, shumë gra ndjejnë dhimbje në pjesën e poshtme të stomakut. Dhimbja është e papritur dhe e mprehtë. Është dhimbje që emërohet si dhimbja e ligamentëve të barkut. Këto ligament janë muskujt që mbajnë mitrën në zgavrrën e barkut. Me rritjen e mitrës, këto ligamente shtrihen, dhe si rezultat i kësaj shtrirjeje, pason dhimbja. Kjo dhimbje shpesh ndjehet në anën e djathtë të mitrës. Ju do të përjetoni dhimbje gjatë natës kur ndërroni pozitën e gjumit, kur hyni ose dilni nga makina ose edhe kur dëshironi të uleni.

Çfarë mund të bëni:

  • Ngrohni atë pjesë të stomakut
  • Kthehuni në anën tjetër (ndërroni pozitë)
  • Pini paracetamol me lejen e mjekut
  • Keni kujdes gjatë lëvizjeve dhe ndërrimit të pozicioneve

Është e rëndësishme që të konsultoheni me gjinekologun tuaj se nga se vjen kjo dhimbje. Shkaqe tjera të dhimbjes në zgavrrën e barkut përfshijnë: inflamacion të zorrëve, cista në vezore, infeksion në veshka apo fshikëz. Nëse keni ethe, të dridhura, dhimbje gjatë urinimit dhe vështirësi në ecje, atëherë kontaktoni mjekun tuaj.

Shtatëzania e shumëfishtë

Kur jeni në muajin e gjashtë të shtatëzanisë, ngjani sikur të ishit në muajin e tetë apo nëntë, për shkak të mbajtjes së dy apo më tepër foshnjeve. Një gjë është e sigurtë: kurrë dhe askund nuk duhet të prisni për rend. Një tjetër avantazh i këtyre shtatëzënave është se ju arsyetohet harresa për shkak të ngarkesës së madhe të foshnjeve të shumta në mitër.

Harresa nuk është diçka e rrallë në shtatëzani, ju mund të harroni çelësat, të mos mbani mend disa fjalë ose numrin e telefonit. Por, harresa mund të shërbejë si një përkujtim se ju duhet të pushoni. Pra, ndaloni dhe merrni frymë thellë. Ndoshta keni marrë shumë obligime dhe mendoni tepër. Gjithsesi, pushimi nuk mund t’ju bëjë keq, andaj merrni gjërat shtruar! Dhe mos u bëni merak, pasi të lindë foshnja juaj, truri juaj prap do të vazhdojë të punojë me shpejtësi të plotë.

[/vc_tta_section][vc_tta_section title=“Java 16 e shtatzënisë: KOHA E UDHËTIMIT“ tab_id=“java16″]

Muaji i pestë është nisur! Është moment i shkëlqyer për të planifikuar ndonjë udhëtim. Por duhet të bëni gjithçka që pushimi i juaj të jetë argëtues, i sigurt dhe i shëndetshëm.

Çfarë ndodh me trupin tuaj

Në javët e ardhshme do të filloni të ndjeni lëvizjet e foshnjës. Fillimisht, kjo do të duket si një dridhje e lehtë, por me kalimin e kohës do të mësoni të dalloni lëvizje, shqelmime dhe madje edhe ”lemzë”. Me rritjen e fëmisë, rriten dhe shtrëngimet e lëkurës së stomakut dhe dhimbjet e shpinës. Gjithashtu, edhe gjinjtë, do të fryhen më shumë për shkak se indet e tyre përgatiten për prodhimin e qumështit. Duke pasur parasysh se hormonet e shtatzënisë vazhdojnë të “pulsojnë” nëpër gjithë sistemin tuaj ashtuqë i tërë organizmi të angazhohet në „prodhimin“ e fëmijës, do të keni dhimbje koke, marramendje apo ndryshim të shpejtë të disponimit.

Udhëtimi në shtatzëni

Në tremujorin e dytë do të ndjeheni mirë, shumë më mirë se në fillim të shtatzënisë (fund me të vjellurat, por për këtë keni një bark). Nëse planifikoni për një udhëtim gjatë shtatzënisë, tani është momenti më i përshtatshëm.

Mjekët këshillojnë gratë shtatzëna të mos udhëtojnë në tremujorin e parë për shkak të rritjes së rrezikut të abortimit. Gjithashtu nuk preferohet udhëtim në tremujorin e tretë për shkak të mundësive potenciale të lindjes së parakohshme.

Në qoftë se vendosni të shkoni në pushime, para së gjithash ju duhet të këshilloheni me gjinekologun tuaj. Ai do të duhet të ju kontrollojë dhe të vlerësojë gjendjen e shëndetit tuaj. Për shembull, nëse ju keni probleme me ënjtje dhe mbajtjen e ujit, mjeku do të ju këshillojë të mos shkoni në peisazhet e lagështa, pasi që kjo vetëm do të përkeqësojë vuajtjet tuaja. Duhet të merrni të gjitha të dhënat e ekzaminimit të fundit mjekësorë dhe ilaçet e përshtatshme (p.sh. tableta për diarre, për bark dhe të ftohjes).

Ju duhet të keni kujdes për kufizimet e caktuara. Për shembull, edhe nëse keni marrë leje nga mjeku për të udhëtuar, shmangni çdo mundim si gjatë udhëtimit poashtu edhe në vendpushimin që keni përzgjedhur.

Nëse është nxehtë, kini kujdes për të pirë lëngje të mjaftueshme, sepse dehidratimi mund të shkaktojë kontrakcione të parakohshme. Gjithashtu, duhet të shkoni rregullisht në banjë, sepse nuk duhet të vështirësoni punën e fshikzës e cila mund të shkaktojë infeksione të traktit urinar.

Ku të shkoni: Kjo varet nga këshilla e mjekut. Destinacioni shumë më i mirë është një orë ose dy vozitje nga shtëpia se sa udhëtim të gjatë me aeroplan. Është gjithashtu e rekomanduar që të qëndroni në vendin tuaj e jo të udhëtoni jashtë vendit. Destinacione të caktuara ekzotike kanë hotele të bukura, plazhe dhe peizazhe, por staf mjeksorë jo të mjaftueshëm.

Gjithçka mbi fëmijën tuaj

Rreth javës së gjashtëmbëdhjetë veshkat e foshnjës funksionojnë vetë dhe prodhojnë urinë, e cila më pas kalon nëpër kordonin e kërthizës. Në barkun e saj, sekreton tëmthi, edhe pse nga ju merr të gjitha materiet ushqyese të nevojshme. I ndryshon edhe pamja, meqë i rriten flokët, të cilat mund të kenë edhe ngjyrë të caktuar. Në sajë të zhvillimit të muskujve të fytyrës, ajo mund të hap dhe mbyll gojën, ndoshta edhe që të ju buzëqeshë.

Sa është foshnja?

Këtë javë, vogëlushi juaj është i gjatë rreth 10 centimetra dhe peshon vetëmse 90 gram.

Pyetjet më të shpeshta rreth shtatzënisë

Dhimbjet e shpinës janë me të vërtetë të pakëndshme! Çfarë po ndodh? Si mund t’i lehtësoj ato?

Dhimbjet në pjesën e fundit të shpinës është një simptomë shumë e zakonshme e shtatzënisë për shumë gra. Meqë fitoni në peshë, kurse hormonet lirojnë kyçet që fëmiu juaj të vendoset rehatshëm në barkun tuaj, shumë gra ankohen për dhimbje, lodhje, nganjëherë madje edhe në dhimbje të mprehtë në pjesën e poshtme të shpinës.

Ja disa gjëra që ju mund t’i bëni për të lehtësuar simptomat:

  • veshni këpucë të rehatshme në të cilat këmba nuk ju ‘shetit’
  • vazhdoni të bëni ushtrime, nëse keni bërë deri tani
  • flini në krahun e majtë me jastëkë që mbështesin shpinën dhe një jastëk të vogël mes gjunjëve
  • zgjedhni karrigë të rehatshme ergonomike
  • sa herë që ngritni diçka, lakoni gjunjët (kurrë mos ngritni pesha të rënda)
  • nëse keni dhimbje të forta, pini paracetamol/febricet
  • mund të ju ndihmojë masazhimi i fiziatrit të kualifikuar.

Dhe, sa herë që të shtriheni, është e rekomandueshme që ta bëni në anën e majtë. Kjo është arsyeja pse. Pas mitrës kalon një enë e madhe e gjakut që quhet vena Cava (vena e zbrazët). Nëse shtriheni në shpinë, ju mund ta ndrydhni këtë enë gjaku dhe në këtë mënyrë rrezikoni rrjedhjen e njëtrajtshme të gjakut, duke çuar në marramendje ose vjellje. Kështu ndërpreni rrjedhjen e gjakut në placentë. Kjo venë ndodhet në anën e djathtë të mitrës, ashtuqë shtrirja në anën e majtë nuk pengon qarkullimin e gjakut. Nëse ju keni fjetur gjithmonë në bark, shpinë apo në krah të djathtë, ndoshta në fillim mund të jetë pak e parehatshme, por do të mësoheni shpejtë me pozicionin e ri. Mos u shqetësoni nëse zgjoheni në shpinë; thjeshtë kthehuni në anën e duhur dhe vazhdoni të flini.

Dhimbjet e shpinës nuk duhet marrë lehtë vetëm për shkak se është një simptomë e zakonshme e shtatzënisë. Mjekut duhet treguar për dhimbje të shurdhër dhe të vazhdueshme në pjesën e poshtme të shpinës, meqë ndonjëherë është një simptomë e lindjes së fëmijës. Nëse keni dhimbje të forta në shpinë, së bashku me marramendje, gjakëderdhje vaginale apo shpërthim të ujrave, menjëherë nisuni drejtë repartit më të afërt të lindjes.

Shtatzënia e shumëfishtë

Shumica e grave që janë duke pritur një fëmijë lejohen të udhëtojnë në tremujorin e tretë. Te shtatzënia binjake, megjithatë, ky rrezik nuk është i preferuar. Nëse keni vendosur të udhëtoni me pushime, sigurohuni që të konsultoheni me gjinekologun tuaj. Shqetësimi më i madh për nënat e binjakëve të ardhshëm është lindja e parakohëshme. Gratë me një shtatzëni pa rrezik që presin një fëmijë zakonisht mund të udhëtojnë deri në javën e 36, por gratë që janë në pritje të më shumë foshnjave nuk guxojnë të largohen nga shtëpia. Këshilla e përgjithshme është se gratë që bartin binjakë duhet të ndalojnë të udhëtojnë mes javës së 24 dhe 26 të shtatzënisë.

Nëse ju ghithsesi keni marrë leje nga mjeku për të udhëtuar në pushim, përmbahuni disa këshillave:

  • Përderisa udhëtoni, pas çdo disa orë duhet të ç’lodhni këmbët dhe të ecni pak. Qëndrimi ulur për një kohë të gjatë rrit rrezikun e koagullimit (piksjes) të rrezikshëm të gjakut.
  • Zbrazni sa më shpesh fshikëzën. Mbajtja e urinës shkakton infeksionet e traktit urinar, të cilat mund të jenë shumë të dhimbshme dhe të shkaktojnë kontrakcione të parakohshme.
  • Pini sa më shumë ujë për të shmangur dehidratimin. Dehidratimi shkakton përshpejtimin e rrahjeve të zemrës edhe te ju edhe te foshnja, gjithashtu mund të provokojë kontrakcione të parakohshme.
  • Nëse jeni duke udhëtuar me makinë apo aeroplan, patjetër vendosni rripin e sigurimit.
  • Merrni me vehte të dhënat themelore të mjekut dhe rezultatet e fundit të të gjitha analizave.
[/vc_tta_section][vc_tta_section title=“Java 17 e shtatzënisë: FITONI NË PESHË“ tab_id=“java17″]

Me sa duket, barku fillon të shihet vetëm tani, dhe natyrisht, keni shtuar peshë. Si të mbani një peshë të shëndetshme?

Çfarë ndodhë me trupin tuaj

Trupi juaj po ndryshon çdo ditë brenda dhe jashtë për të pranuar fëmijën. Lëkura juaj po zgjatet, kështuqë për këtë gjinjtë dhe barku nganjëherë ju kruhen. Barku i rrumbullaksuar ndikon në ndryshimin e pozicionit të trupit, ashtuqë do të ndjeni edhe dhimbje të shpinës. Në zgavrrën e barkut ka gjithnjë e më pak vend, dhe kjo nganjëherë shkakton gugësimë, tretje jo të mirë dhe fryrje. Do të vëreni se shpesh ndryshoni disponimin sepse hormonet e shtatzënisë edhe më tutje luajnë me emocionet e juaja.

Shenjat e pakëndshme të shtatzënisë

Gjakderdhje e mishrave të dhëmbëve: Vëllimi i gjakut rritet në mënyrë drastike që të sigurohen të gjithë përbërësit e nevojshëm ushqyes për foshnjën. Për këtë, dhe për shkak të ënjtjes së shkaktuar nga hormonet e shtatzënisë, mishrat e dhëmbëve rrjedhin gjak.

Rrudhat në lëkurë: A do të keni rrudha në lëkurë apo jo, varet kryesisht nga gjenetika. Nëpër barnatore ekzistojnë krema speciale apo pilula me vitaminë E të cilat mund të parandalojnë paraqitjen e rrudhave (linjave) në lëkurë, edhe pse shumë ekspertë besojnë se ajo varet vetëm nga faktori i trashëgimisë.

Shtimi në peshë: Ju mund të llogaritni gjatë shtatzënisë një shtim në peshë midis 12 dhe 18 kilogram. Sa do që ajo rritë shqetësimet e disa grave, kilogramët janë të domosdoshëm për rritjen e fetusit. Një pjesë e mirë e atyre kilogramëve i takon lëngjeve të tepërta (p.sh. gjakut), rritjes së indeve (gjirit) dhe, natyrisht, të foshnjës. Në qoftë se ushqeheni normal dhe shëndetshëm, një pjesë të madhe të peshës do ta humbni menjëherë pas lindjes së fëmijës. Disa gra këtë e arrijnë vetëm për disa javë, ndërsa të tjerave ju nevojitet një vit për t’u kthyer në peshën e mëparshme.

Linja e errët (line nigra): Përveç zgjatjes së muskujve të barkut për t’i bërë vend mitrës e cila rritet gjithnjë e më shumë, ju do të vëreni një linjë të errët e cila shtrihet nga kërthiza deri te qimet pubike. Pas lindjes, linja do të zhduket.

Ënjtja (edema): Trupi juaj mban ujin që t’i sigurojë foshnjës lëngun e domosdoshëm. Ënjtjen mund ta parandaloni nëse pini shumë lëngje dhe mbani këmbët tuaja të ngritura sa herë që ju jeni në gjendje. Do të ju pëlqejnë edhe çorapet elastike speciale, të cilat janë ashtu të dizajnuara për përmirësimin e qarkullimit në këmbë.

Piklat e shtatzënisë: Piklat e shtatzënisë paraqiten kryesisht në fytyrë dhe quhen hloazma (chloasma). Do të vëreni edhe pigmentim më të theksuar në pjesë të tjera të trupit, për shembull, do të ju errësohet rrethi i thithkave, do të shfaqet vija qendrore e barkut. Nuk janë të rralla edhe lythat e vegjël të kuq të përbërë nga fije shumë të holla si këmbët merimangës, të cilat formohen me pëlcitjen e kapilarëve të lëkurës. Pigmentimi i tillë do të zhduket menjëherë pas lindjes.

Gjithçka rreth fëmijës tuaj

Në këtë periudhë te foshnja zhvillohen veshët dhe bëhet e ndjeshme ndaj tingujve. Kurse në mitrën e nënës ndodhë gjithçka! Foshnja tashmë është adaptuar me të rrahurat e forta të zemrës suaj, gurgullimën e gjakut nëpër venat tuaja dhe kumbimin (tingëllimin) në stomakun tuaj. Ajo ndëgjon edhe tingujt jashtë mitrës së nënës, për shembull zërin tuaj dhe muzikën. Shkencëtarët nuk janë të sigurt nëse fëmija juaj dallon zërin tuaj në krahasim me zërat tjerë të mjedisit. Nëse foshnja është një djalë, gjatë kësaj periudhe i zhvillohet prostata. Eshtrat vazhdojnë osifikimin (ashtëzimin) dhe ngadalë zhvillohen bulëzat e gishtave. Lëkura e foshnjës është e tejdukshme dhe nën të ka shumë pak yndyrë nënlëkure.

Sa është foshnja?

Në këtë javë gjatësia e foshnjës është rreth 12 centimetra, kurse peshon rreth 140 gram.

Pyetjet më të shpeshta rreth shtatzënisë

Kur mund të zbuloj gjininë e foshnjes sime? A mund mjeku të gabojë në ultrazë?

Kontrollet ultrazë shërbejnë për të vëzhguar anomalitë apo defektet e lindjes. Ndërsa kontrollon nëse çdo gjë është në rregull, mjeku ndonjëherë me ultrazë mund të përcaktojë gjininë e foshnjës suaj që nga java e 16 ose 17 e shtatzënisë (megjithatë, periudha më e mirë për të përcaktuar gjininë është mes javëve 18 dhe 26). Nëse dëshironi të zbuloni gjininë e foshnjës suaj të ardhshme, mbani në mend se foshnjat nuk janë gjithmonë të gatshme për të bashkëpunuar. Shumë herë ndodhë në pozitë të tillë që mjeku nuk është në gjendje për të parë organet gjenitale.

Në një nga kontrollet ultrazë në këtë periudhë mjeku do të masë diametrin (madhësinë) e kokës, gjatësinë e ashtit të kofshës, diametrin e stomakut dhe sasinë e lëngut amniotik në mitër. Nuk preferohet caktimi i një kontrolli ultrazë vetëm për përcaktimin e gjinisë së foshnjës për shkak se mjekësia ende nuk ka dëshmuar me siguri nëse ultrazërat janë të dëmshëm apo jo, kështu që duhet të jemi të kujdesshëm dhe të kufizojmë ekspozimin ndaj valëve të ultrazërit në minimum.

[/vc_tta_section][vc_tta_section title=“Java 19 e shtatzënisë: TESTET PRENATALE“ tab_id=“java18″]

Ndoshta pyetni se çka vlejnë të gjitha ato analiza për të cilat ju rekomandon gjinekologu i juaj.

Çfarë ndodh me trupin tuaj

Tani më, ju sigurisht ndjeni lëvizjet e fëmijës në stomak. Shqetësimi për këto dridhje ndoshta do të ju ndihmojë të harroni të gjitha vështirësitë e shtatzënisë. Ashtu siç rritet stomaku, do të vëreni rrudhat dhe do të ndjeni kruarje të lëkurës. Ju dhemb edhe shpina sepse duhet t’i përshtateni peshës dhe pozitës së re të trupit. Për fat të mirë, të vjellat (mundi) tani gati kanë kaluar.

Analizat gjatë shtatzënisë

Mes javës së 16 dhe 20 të shtatzënisë gjinekologu do të ju propozojë një seri analizash për të përcaktuar nëse fëmija juaj i ardhshëm eventualisht ka probleme të caktuara gjenetike. Këto teste nuk janë të detyrueshëm. Para se të vendosni për ndonjërin prej tyre, është thelbësore që të dini se çfarë nënkuptojnë ato.

Vlerësimi i rrezikut

Mjekët i shikojnë testet gjenetike për një vlerësim të rrezikut, gjegjësisht ato i ndihmojnë për të përcaktuar nëse foshnja juaj është e ekspozuar ndaj rrezikut për çrregullime të caktuara gjenetike. Një rezultat pozitiv nuk do të thotë se foshnja do të ketë ndonjë problem, por që të jeni më të sigurt, ndoshta do të duhet të bëni më shumë teste.

Testet jo invazive

Mjekët kryesisht ofrojnë mënyra më të sigurta, më pak invazive për të kontrolluar nëse foshnja mbart çrregullime të caktuara gjenetike. Ajo është parasegjithash analiza e gjakut, për shkak se nuk është aspak e rrezikshme për fetusin.

Triple testi, gjegjësisht testi i trefishtë, shërben për zbulimin e rrezikut prej anomalive kromozomale, sidomos atyre që lidhen me sindromin Down. Siç tregon vetë emri, testi i trefishtë shërben që nga gjaku i grave shtatzëna të përcaktohet vlera e tre hormoneve të lidhur me shtatzëninë (alfa-fetoproteinit, chorionic-gonadotropinit dhe estriolit të lirë). Vlerat e hormoneve krahasohen në mënyrë kompjuterike me moshën e gruas shtatzënë, me matjen e caktuar të frytit me ultrazë si dhe disa parametrave të tjerë, dhe si rezultat fitohet një shkallë e caktuar e probabilitetit për ekzistencën e anomalive kromozomale. Në bazë të këtij rezultati nuk mund të jepet një diagnozë e saktë. Ky shërben vetëm si një metodë për përcaktimin e atyre grave shtatzëna që kanë nevojë për analiza të mëtejshme. Ky test nuk paraqet asnjë rrezik për shtatzëninë.

Fibroza cistike

Mostra e gjakut gjithashtu shërben edhe për të bërë testin mbi fibrozën cistike (CF). Me analizat e gjakut përcaktohet nëse jeni bartës i CF. Nëse po, do të testohet edhe partneri juaj. Meqë bëhet fjalë për një çrregullim recesiv, edhe ju edhe partneri juaj jeni bartës të rrezikut për foshnjën tuaj të palindur. Nëse të dy prindërit janë bartës, fëmija i juaj i palindur ka një shans 1 : 4 për të marrë këtë sëmundje.

Testet invazive

Nëse në raundin e parë të testimit merrni rezultate pozitive (po e përsërisim, kjo nuk do të thotë se foshnja ka ndonjë çrregullim, por ndoshta është në kategorinë e rrezikut), gjinekologu do të ju propozojë testime shtesë për të marrë një përgjigje definitive. Duhet theksuar se këto analiza janë të dëmshme dhe se ka një rrezik të caktuar për abort spontan.

Amniocenteza: Kjo proçedurë bëhet nga java e 16 deri në javën e 18 të shtatzënisë. Zgjatë rreth dhjetë minuta dhe kryhet nën kontrollin e ultrazërit. Mjeku fut një gjilpërë nëpërmjet murit të barkut në mitër dhe merr pak lëng amniotik. Ajo përmban qelizat e foshnjës të cilat analizohen më tej dhe nga to krijohet pasqyra e kromozomeve të foshnjës.

Biopsia e vastakëve (rreckave) chorionike (CVT): Edhe në këtë proçedurë përdoret ultrazëri për monitorimin e lëvizjes së gjilpërës, pa marrë parasysh nëse ajo futet përmes vaginës apo përmes barkut. Me këtë metodë merret indi placentar dhe dërgohet për analiza laboratorike që të numërohen kromozomet e foshnjës. Të dyja këto proçedura nuk janë plotësisht të sigurta, dhe për këtë arsye nuk propozohen për çdo grua. Proçedura në vetvete nuk është e dhimbshme, edhe pse disa gra e konsiderojnë si të pakëndshme. Një ose dy ditë pas intervenimit këshillohet pushim dhe, nëse është e mundur, shmangie të aktiviteteve që përfshijnë bartje gjërash, përkulje ose zgjatje. Në pjesën e poshtme të stomakut gruaja mund të ndjejë siklet që zgjat një ose dy ditë. Kjo është normale, dhe problemet mund të lehtësohen me paracetamol.

Gjithcka mbi foshnjën tuaj

Në javën e tetëmbëdhjetë zhvillohen shqisat e foshnjës suaj. Ajo tani ndëgjon zërat si në ambientin e saj të rehatshëm ashtu edhe ato jashtë barkut. Ajo tani më dallon zërin tuaj. Në disa tinguj foshnja mund të bëhet më aktive dhe ju do të ndjeni lëvizjet e saj edhe më të theksuara. Në ultrazë shihet se si foshnja ushqehet, gëlltit dhe lëvizë qerpikët të cilët sapo kanë filluar të rriten. Te vajzat tani formohet mitra.

Sa është foshnja?

Fëmiu juaj i ardhshëm është i gjatë rreth 14 centimetra dhe peshon rreth 200 gram.

Pyetjet më të shpeshta rreth shtatzënisë

Shtypi shkruan shumë për të ashtuquajturat fitoestrogjene, substancat bimore në ushqim, të cilat mund të kenë efektin e estrogjenit. Sa janë ato të rrezikshme?

Fitoestrogjene në ka në sojë, produkte dhe pije soje, fara liri dhe farat e susamit. Disa studime argumenton për lidhjen mes ushqimit të pasur me këto substanca dhe hipospadijus-in e shpeshtë, anomali kur vrima e tubit urinar nuk është në maje të penisit, por në pjesën e poshtme të tij. Është vërejtur se kjo paraqitet te ato foshnja nënat e të cilave kanë konsumuar më shumë fitoestrogjene për shkak të ushqimit vegjetarian. Si ndikon ky informacion në shtatzëninë tuaj? Ekspertët rekomandojnë që të qëndroni në mençurinë e vjetër dhe të hani gjithçka por me masë të duhur. Pra, ushqimi duhet të jetë i shumëllojshëm dhe i balancuar. Kjo do të thotë se duhet të konsumoni fruta, perime, drithëra, proteina dhe yndyrna.

Shtatzëni e shumëfishtë

Gruaja e cila pret një fëmijë do të fillojë të përgatitet për ardhjen e pasardhësit të saj përafërsisht rreth javës së 24 të shtatzënisë. Mirëpo, nëse jeni duke pritur binjakë, është e rëndësishme që të jeni gati pak më parë. Sepse, kurrë nuk e dini nëse më vonë do të duhet të shtriheni ose të paktën të zvogëloni aktivitetin në minimum. Pra, tani kur mundeni, shëtitni nëpër shitore dhe bleni çdo gjë që keni nevojë.

[/vc_tta_section][vc_tta_section title=“Java 19 e shtatzënisë: STOMAKU VËREHET ÇDO DITË E MË SHUMË“ tab_id=“java19″]

Me krenari e ekspozoni stomakun tuaj dhe nuk e fshehni. E vëreni veten tuaj se si i përcjellni shtatëzënitë e personave të famshëm të Holivudit apo të estradës. E krahasoni veten me ato dhe ndonjëhere e “vjedhni” ndonjë model të fustaneve apo pantolloneve. Kjo gjë është normale, sepse në fund të fundit, të gjithë nënat janë të njejta dhe dëshirojnë të duken sa më mirë.

Çfarë po ndodh me trupin tuaj ?!

Stomaku ka marrë formën e rrumbullakët dhe çdo ditë bëhet më i madh. Ndjeni nevojë të pushoni më tepër se zakonisht, sepse e humbni forcën. Për shkak të peshës së shtuar keni dhimbje të shpinës ndërsa keni kruarje të barkut. Disa nga simptomat jo të rehatshme të shtatëzanisë janë larguar, mirëpo për atë janë paraqitur të tjera, shembull thartirë e stomakut dhe dispepsi.

Gjithçka në lidhje me foshnjen tuaj

Organet e fëmijës suaj vazhdojnë të zhvillohen. Trupi i është mbuluar me qime dhe një shtrese yndyrore që pengojnë tharjen e lëkurës për shkak të qëndrimit të zgjatur në lëngun amniotik. Shtresa si kremë që mbron lëkurën e foshnjes quhet verniks, ajo shtresë gjendet edhe menjëherë pas lindjes. Fëmija juaj shpesh lëviz dhe ju i vëreni lëvizjet, ndërsa gjatë kontrollit me stetoskop mund të dëgjoni rrahjet e zemrës fetale.

Foshnja juaj tani është e rëndë 210 gram dhe e gjatë mes 12 dhe 15 centimetra.

Pyetjet më të zakonshme rreth shtatzanisë

Jam shtatzanë 19 javë dhe merakosem për shkak të peshës së fituar. Nga mund të di se jam duke fituar peshë si duhet?

Përgjigja mvaret nga indeksi i masës trupore (BMI). Shumica e grave në tre muajt e parë shton 2-3 kilogramë, ndërsa në tremujorin e dytë dhe të tretë shtimi i kilogramëve varet se si keni qenë para shtatzanisë.

Duhet ta kuptoni se gjatë shtatzanisë nuk duhet të tentoni dobësimin, në anën tjetër, shtimi i tepërt i kilogramëve mund të ju rrit tensionin e gjakut dhe të shkaktojë diabetin. Gjithashtu, foshnja e madhe mund të shkaktojë komplikime gjatë lindjes. Gruaja që ka qenë e dobët para shtatzënisë mund të shtojë mes 14 dhe 20 kilogramëve, mundohuni të fitoni pak a shumë gjysëm kilogrami në javë në tremujorshin e dytë dhe të tretë.

Pas tremujorit të parë duhet të shtoni në peshë, me një kilogram në javë. Nëse keni pasur para shtatzënisë mbipeshë, ju këshillojmë për të fituar peshë 7-12 kilogramë. Pra, për të shtuar në lidhje me një kilogram për çdo dy javë në tremujorin e dytë dhe të tretë.

Ku shkojnë ata kilogramë?

  • Foshnja: 3,5 deri 4 kg
  • Gjinjtë e zmadhuar: nga 0,5 deri 1,5 kg
  • Mitër e zmadhuar: 1 kg
  • Lëngjet e shtuara në organizëm: 1 deri 1,5 kg
  • Yndyrë e shtuar: nga 3 kg deri 4 kg
  • Rritja e vëllimit të gjakut: nga 1,5 deri 2 kg
  • Të ndryshme: 1,5 deri 2 kg
[/vc_tta_section][vc_tta_section title=“Java 20 e shtatzënisë: E CILËS GJINI ËSHTË FOSHNJA“ tab_id=“java20″]

Mashkull apo femër? Përafërsisht në këtë kohë mund që përmes kontrollit me ultrazë, të merrni përgjigje.

Çfarë ndodh me trupin tuaj

Më në fund ju duhet që të kaloni në garderobë për shtatzëna sepse stomaku juaj me krenari shihet dhe tregon se së shpejti do të bëheni nënë. Tani e ndjeni se si foshnja juaj shpejton dhe lëviz, dhe si përparon shtatzënia gjithnjë ju dhemb diçka, ndjeni kruarje të barkut, urth, dispepsi dhe zgjerim të mitrës që nuk i le hapësirë lukthit andaj ai ju dhemb. Ënjtje e cila quhet edemë ju paraqitet në duar dhe shputa.

“Ultratingulli i madh”

Këtë javë mund të shikoni në stomak dhe të shihni foshnjen tuaj. Në 20 javë zhvillim, mjekët kërkojnë përmes ultratingullit të vërtetojnë nëse fëmija zhvillohet normalisht, nëse do ju qëllohet termini i lindjes dhe nëse duhet të blini rrobe të kaltra apo ngjyrë rozë. Ultratingulli është procedurë e sigurtë, shumë e rehatshme që i jep mjekut më shumë informacion në lidhje me zhvillimin e fetusit. Mjeku do të bëjë disa matje të pjesëve të ndryshme të trupit të foshnjës për t’u siguruar se është duke u zhvilluar brenda kufijve normalë. Mos u habitni nëse mjeku juaj thotë që ju të vini në kontroll me një fshikëz të plotë.  Fshikëza e plotë ngushton fëmijën, që do të thotë se foto do të jetë më e qartë. Ekzaminimi me ultratinguj merr rreth 30 minuta. Në varësi nga ordinanca ku vizitoheni, mund të merrni disa foto si një suvenir.

Gjinia e foshnjës: Në shumicën e rasteve, mjeku që bën ultratingullin do të jetë në gjendje të ju tregojë nëse ju prisni një djalë apo një vajzë. Nëse ju nuk doni të dini, tregoni mjekut paraprakisht, para se të thotë diçka që nuk doni të dëgjoni. Për ato nëna që duan të dinë gjininë e foshnjës, rezultatet janë zakonisht mjaft të sakta. Saktësia e përcaktimit të gjysmës së fëmijëve me proven e ultratingullit është 80-90 për qind. Ju duhet të mbani në mend se një mjek duhet të shohë qartë organet gjenitale të foshnjave të palindura që të jetë i sigurtë.

A është ultratingulli patjetër?

Edhe pse ekzaminimi me ultratinguj në javën e 20-të të shtatzënisë është i zakonshëm, nuk është i nevojshëm. Nuk ka asnjë arsye për këtë rishikim nëse shtatzënia po ecën normalisht.

Gjithçka mbi foshnjen tuaj

Foshnja është gati 15 cm dhe e rëndë rreth 270 gram.

Pyetjet më të zakonshme rreth shtatzënisë

Frikohem se mos fitoj linja të theksuar në trupin tim (rrudha). Çka të bëj që ti evitoj?

Vijat nga shtrirjet janë pasoja të padëshirueshme nga shtatzënia për shumë gra. Shtrirja e shpejtë e lëkurës shkakton paraqitjen e disa vijave që në fillim janë të kuqe apo rozë. Me kalimin e kohës, do të zvogëlohen dhe zbehen me çka fillojnë të bëhen më të bardha. Edhepse me vështirësi shihen, kurrë nuk do të humbasin plotësisht.

Shumicës së grave u pengojnë. Ekzistojnë disa arsye për paraqitjen e tyre:

  • Ngjyra e lëkurës është aryeja më kryesore. Gati 90% e femrave të racës së bardhë kanë linja të tilla. Femrat me lëkurë të zezë i fitojnë më rallë ato.
  • Gjenetika është një faktor i rëndësishëm. Pyetni nënën tuaj nëse i ka fituar ato kur ka qenë shtatzëne me ju, nëse po, me siguri edhe ju do t’i keni.
  • Rritja e peshës luan një rol të madh, shtimi i shpejtë në peshë do të rritë rrezikun e paraqitjes së këtyre linjave.
  • Hidratimi i lëkurës është i rëndësishëm në paraqitjen e tyre. Fatmirësisht është një faktor në të cilin mund të ndikoni. Duhet të pini shumë ujë dhe të përdorni një krem të veçantë për ta bërë lëkurën më të lagësht dhe elastike.
  • Është me rëndësi ti merrni vitaminat e duhura dhe të keni kujdes në barazpeshën dhe shumëllojshmërinë e ushqimit sepse ajo ndikon në lëkurën, flokët dhe thonjtë tuaj.
[/vc_tta_section][vc_tta_section title=“Java 21 e shtatzënisë: KENI KALUAR GJYSMËN E UDHËTIMIT“ tab_id=“java21″]

Urime, keni hyrë në gjysmën e dytë të shtatzënisë. Fetusi juaj peshon rreth 330 gram.

Çfarë ndodhë me trupin tuaj

Tani që trupi juaj është përshtatur me gjendjen e re, filloni të ndjeni se disa simptoma të shtatzënisë veçmë janë zhdukur: të vjellat tanimë janë vetëm pjesë e kujtimeve si dhe lodhjen shumë më lehtë e përballoni. Gjinjtë dhe stomaku janë më pak të ndjeshëm gjatë prekjes, por do të keni kruarje nganjëherë si rezultat i zgjerimit të lëkurës në bel. Duke pasur parasysh zhvillimin dhe rritjen e fetusit, ngushtohet edhe hapësira e organeve të brendshme, me këtë mund t’ju paraqiten herë pas here tharrtirë në stomak, dispepsi dhe fryerje. Ndryshimet e papritura të disponimit tuaj, tanimë janë më të rralla dhe përgatiteni plotësisht për lindjen e ardhshme dhe mëmësinë.

Afërsia me fëmijën

Nuk duhet të prisni momentin që të krijoni marrëdhënie të afërt me fëmijën tuaj vetëm pasi të lind, mund ta bëni edhe duke qëndruar brenda jush. Ndoshta, që tani mund të parandjeni rreth personalitetit të tij/saj të ardhshëm.

Flisni me foshnjen tuaj: foshnjat e duan zërin e nënës, edhe para lindjes së tyre. Studimet tregojnë se foshnjat, me të dëgjuar zërin e nënës, iu përpshpejtohet pulsi i të rrahurave në mitër. Për atë, ndihmoni që foshnja juaj t’ju dallojë zërin në atë mënyrë që të bisedoni dhe komunikoni më shpesh me të. Këndoni përderisa jeni në shtëpi ose duke ngarë makinën , lexoni ndonjë libër ose recitoni ndonjë poezi. Por, edhe anëtarët tjerë të familjes si, babai ose vëllau apo motra e madhe, mund të afrohen në barkun tuaj dhe të bisdeojnë me të!

Dëgjoni muzikë së bashku: meqenëse foshnja juaj dëgjon tungujt, duke përfshirë edhe muzikën (shkenca ende nuk e ka përcaktuar se deri në çmasë mund ta dallojë mirë), dhe mos u habisni nëse foshnja juaj shqelmon ndaj ndonjë lloji të caktuar të muzikës apo balade muzikore.

Përgatitni dhomën për foshnjen tuaj: përgatitja e hapësirës për fëmijën do t’ju ndihmojë se si do të duket gjithçka pasi lindjes së tij/saj. Zgjedhja e ngjyrës, krevatit si dhe dekorimeve tjera do t’ju lehtësojë ta kaloni më shpejtë këtë periudhë duke u zbavitur.

Blini rroba për foshnjen tuaj: blerja e gjërave dhe rrobave për fëmijë, mund të jetë shumë e këndshme. Gjithçka që do të zgjedhni, do t’i lani, hekurosni dhe t’i bëni gati që të jenë në mënyrë sa më të rregullt.

Gjithçka rreth foshnjes suaj

Foshnja juaj fillon të plotësohet gjatë javëve të ardhshme. Në tërë trupin foshnja formon ind dhjamor me qëllim që ta mbajë sa më ngrohtë deri sa të largohet nga mitra. Qime të buta do të mbulojnë tërë trupin, sytë i ka ende të mbyllura që të jep ndjesinë sikur fle gjumë, por meqenëse shpesh shqelmon ju jep sinjal që është zgjuar. Disa nëna mund të ndjejnë edhe lemzën e foshnjes së tyre, kjo për shkak se mushkëritë e imëta të foshnjes praktikojnë punën e rëndësishme të frymëmarrjes.

Sa është foshnja

Foshnja tani peshon rreth 310 gram dhe është e gjatë rreth 18 centimetra.

Pyetjet më të shpeshta gjatë shtatzënisë

A duhet të vendos për amniocentezë? A është kjo procedurë e sigurtë?

Amniocenteza është test i veçantë diagnostifikues në shtatzëni që bëhet gjatë javës së 16-të dhe 20-të. Në këtë rast, mjeku merr mostër të lëngut amniotik në të cilën fëmija noton gjithandej, dhe vërteton se foshnja a është zhvilluar si duhet. Mos vallë ka ndonjë anomali të caktuar kromozomale, duke përfshirë sindromën Down.

Amniocenteza nuk aplikohet tek të gjitha gratë. Mjekët sugjerojnë se kjo procedurë bëhet kryesisht për ato gra shtatzëna që janë në rrezik, ndërsa në të njejtën kohë duke marrë parasysh faktorët e mëposhtëm:

  • Mosha (nëse keni kaluar të 35-tat)
  • Historia familjare
  • Nëse keni marr test pozitiv (hCG), i cili është në rregull para javës së 14-të të shtatzënisë.

Amniocenteza është një procedurë që zgjat rreth 10 minuta dhe kryhet me anë të ultrazërit. Mjeku injekton një gjilpërë nëpërmjet murit të mitrës dhe merr një sasi të vogël të lëngut amniotik. Ajo përmban qelizat e foshnjes ku shqyrtohen edhe më tej duke iu referuar imazheve reale të kromozomeve të foshnjes. Rezultatet e testit bëhen për 10 – 12 ditë. Ky test mund të jetë invaziv, bart me vete rrezikun e abortit spontan.

Shtatzënia e shumëfishtë

gratë që kanë më shumë se një foshnje, mund të vijnë deri në atë pozitë saqë mjeku t’ju rekomandojë pushim sa më të gjatë dhe qëndrim pa lëvizje në shtëpi. Duhet ta mendoni edhe këtë situate. Për shembull, nëse keni edhe fëmijë tjerë paksa më të mëdhenj, duhet të organizoheni rreth mbajtjes së fëmijëve. Ndoshta mund t’ju ndihmojë ndonjë dado, dikush i afërt nga familja apo nga lagja. Është vështirë të qëndroni shtrirë gjatë tërë ditës në shtëpi, po edhe në spital varësisht nga nevoja. Për atë, është mirë që të merreni me ndonjë hobi: lexoni shumë libra, dëgjoni muzikë po edhe mund të shkruani ndonjë ditar. Gjithashtu, si relaksim do t’ju vijë edhe takimi me miqtë apo edhe bisedat e gjata telefonike me ta.

[/vc_tta_section][vc_tta_section title=“Java 22 e shtatzënisë: INTIMITETI DHE SHTATZËNIA“ tab_id=“java22″]

Shumica e grave në këtë periudhë nuk vuajnë nga të vjellat në mëngjes. A e ndjeni nevojën për butësi? Ose, thjeshtë nuk mund të adaptoheni me trupin tuaj që ndryshon në mënyrë drastike?

Çfarë ndodhë me trupin tuaj

Sigurisht, tani do të ndjeni lëvizjet e fetusit përderisa foshnja rritet. Dhe me rritjen e saj, ju duhet t’i krijoni më shumë hapësirë asaj. Për këtë arsye, meqenëse stomaku ka më pak hapësirë, ju ndjeni dispepsi, tharrtirë në stomak dhe shqetësime tjera, e sidomos gjatë natës. Hormonet e shtatzënisë ngadalësojnë tretjen me ç’rast problemet e stomakut sa vijnë e rriten.

Intimiteti dhe shtatzënia

Disa gra ndjehen veçanërisht tërheqëse gjatë shtatzënisë: gjinj të tendosur, lëkurë rrezatuese si dhe stomak simpatik. Nga ana tjetër, nëse ju ndjeni vazhdimisht lodhje dhe të përziera, atëherë edhe libidoja juaj do të ulet ndjeshëm. Pa marrë parasysh rrethanat, ndryshimet që ndodhin në trupin tuaj do të ndikojnë dukshëm në marrëdhëniet intime mes jush dhe partnerit.

Pse ndiheni tërheqëse

Ndryshimi i pamjes: një nga shenjat e para të shtatzënisë është rritja e gjinjve. Nëse keni gjinj të vegjël, tani do të ndjeheni edhe më tërheqëse dhe e dëshiruar.

Luhatje e nivelit të hormoneve: hormonet e shtatzënisë nuk ndikojnë vetëm në përzierjen e shijeve si kastraveca turshi me akullore, por edhe në dëshirën për intimitet më të madh. Kini parasysh se efekti i hormoneve ndryshon nga çdo grua individualisht dhe se disponimi juaj mund të luhatet nga dita në ditë por edhe përgjatë disa orëve.

Jeni e liruar nga presioni se duhet të ngeleni shtatzënë: ndoshta keni tentuar me muaj qëtë ngeleni me barrë. Tani, që jeni të liruar nga ky presion, marrëdhëniet intime ju japin kënaqësi më të madhe se kurrë. Shumica e grave I gëzohen seksit sepse nuk kanë nevojë për mjete kontraceptive.

Pse nuk jeni e interesuar për seks

Ndjeshmëria gjatë prekjes: gjinjtë dhe stomaku rriten me shpejtësi dhe ka gjasa që të jenë më të ndjeshme gjatë të prekurit. Kjo është arsyeja pse intimiteti nganjëherë është i pakëndshëm, sidomos në tremujorin e parë dhe të fundit.

Lodhje dhe të përziera: gratë që vuajnë nga mundimet në mëngjes, nuk janë të prirur për seks. Nëse atyre iu shtohet edhe lodhja, atëherë çdo dëshirë e tyre intime zbehet.

Shtimi në peshë: disa gra ndjehen të padëshiruara për shkak të peshës së madhe.

Pse intimiteti është i rëndësishëm

Intimiteti lejon që ju dhe partneri juaj të shprehni dashurinë e ndërsjelltë si dhe të tregoni kujdesin ndaj njëri tjetrit. Afërsia fizike mund të forcojë lidhjen tuaj emocionale. Masazhë e butë, puthjet dhe ledhatimet mund të ndihmojnë për të hequr qafe problemet e përditshme të shtatzënisë, ndërsa partneri juaj do ta ketë mundësinë të tregojë tërë kujdesin e tij ndaj jush.

Shqetësimi për fëmijën

Përderisa nuk ka arsye konkrete mjekësore, si për shembull, shtatzëni e shumëfishtë apo me ndonjë rrezik të lartë, atëherë marrëdhëniet seksuale nuk paraqesin problem për fëmijën tuaj. Mjekët supozojnë se pas aktit mund të ndodhë që grate të kenë kontrakcione të lehta, por kjo është normale. Ato nuk mund të shkaktojnë lindje të parakohshme, përderisa qafa e mitrës është e mbyllur fort. Nëse pas marrëdhënieve intime, vëreni ndonjë gjakderdhje, ndjeni siklet apo dhimbje, konsultohuni me gjinekologun tuaj.

Gjithçka rreth foshnjes suaj

Truri i fetusit rritet dita ditës. I zhvillohet edhe të dëgjuarit. Foshnja dëgjon rrahjet e zemrës dhe frymëmarrjen tuaj. Mund të ndodhë që gjatë lëvizjes së gishtave, të prek fytyrën apo edhe të thith gishtin. Mushkëritë janë më të formuara si dhe frymëmarrja është më e plotë. Tani mund edhe të gëlltitet, edhepse ngrënien e realizon vetëm pas lindjes.

Sa është foshnja

Foshnja tani është rreth 19 centimetra e gjatë (nga sipër deri në fundshpinë) dhe peshon pak më shumë se 360 gram.

Pyetjet më të shpeshta rreth shtatzënisë

Të themi se duhet të bëj testin e diabetit. Çfarë nënkupton kjo?

Testi i diabetit në shtatzëni, e cila quhet edhe testi i tolerancës së glukozës, është mjaft e zakonshme për të gjitha gratë shtatzëna. Gjinekologu është ai i cili do t’ju tregojë se kur duhet ta bëni këtë analizë. Zakonisht, kjo realizohet gjatë javës së 24-të dhe 28-të të shtatzënisë. Analiza tregon se si trupi juaj përmban nivelin e duhur të sheqerit. diabeti ndodhë, kur trupi juaj nuk mund të përpunojë sheqerin në mënyrë efikase. insulina, substancë natyrale që sekretohet nga pankreasi ynë, ndihmojnë qelizat për të shfrytëzuar shqerin që t’ju jep energji. Kur të sekretohet sasi e duhur e insulinës, atëherë sheqeri në gjak mbahet në nivel të shëndetshëm. Megjithatë, tek gratë shtatzëna me diabet, insulina nuk prodhohet në sasi të mjaftueshme. Me kalimin e kohës, glukoza me përqëndrim të lartë në gjak, mund të shkaktojë probleme me qarkullimin e gjakut, mos shërimin e plagëve, dobësimin e syve si dhe dëmtimin e disa organeve të caktuara.

Diabeti gestacional (i shtatzënisë) është formë e diabetit që shkaktohet gjatë periudhës së shtatzënisë dhe zhduket mënjëherë pas lindjes së foshnjes. Hormonet e shtatzënisë e pengojnë punën e insulinës. Shumica e grave prodhojnë insulinë të mjaftueshme, por për arsye të panjohura, trupii disa shtatzënave nuk mund të prodhojë sasi të mjaftueshme. Nëse me kohë nuk e zbuloni këtë problem, ka gjasa që fëmija të rritet më shumë në stomakun e nënës, gjë që e pengon lindjen natyrore vaginale. Këto foshnja mund të kenë vështirësi në mbajtjen e sheqerit në nivel të duhur si dhe komplikime tjera.

Faktorët e rrezikut për diabet gestacional janë si më poshtë:

  • Pesha e lindjes
  • Mosha e grave shtatzëna (mbi 25 vjeç)
  • Historia (trashëgimia) familjare
  • Historia juaj (rreziku mund të rritet në secilën shtatzëni të ardhshme)

Si bëhet kjo analizë: para marrjes së gjakut, do të pini sheqer të tretur përafërsisht me tri decilitra ujë. Pastaj, përmes mostrës së gjakut matet sasia e glukozës. Nëse është normale, nuk ka nevojë që të shqetësoheni. Nëse është e lartë, bëhet prove e dytë për të konfirmuar diagnozën. Para se të bëni analizën e dytë, nuk duhet të hani asgjë gjatë natës e deri në mëngjes. Kur të arrini tek mjeku, prap do të pini atë pijen e ëmbël. Atëherë mirret gjaku në interval kohor prej një, dy ose tri orë pasi të pini sheqerin e tretur. Nëse gjatë tërë mostrave vërtetohet niveli i rritur i glukozës, atëherë konstatohet se keni diabet gestacional.

Çfarë do të thotë kjo

Mjeku do t’ju përcaktojë se çka duhet dhe çka jo për të ngrënë. Mund t’ju udhëzojë në nutricionistë, specialist për gra shtatzëna dhe nevojat e tyre ushqyese. Me kontrollin e duhur dhe përputhshmërinë me rregullat dhe këshilla të caktuara, këto probleme mund të mbahen lehtë nën kontrollë.

Shtatzënia e shumëfishtë

Nëse nëna pret dy apo më tepër fëmijë, duhet patjetër të pushojë dhe të rrijë shtrirë gjatë tërë ditës në shtëpi, që do të thotë se nuk ka intimitet e aq më tepër nuk i lejohet asnjë penetrim në vaginë si futja e tamponave apo marrëdhëniet seksuale. Megjithatë, nëse shtatzënia ju ecn normalisht dhe ju keni lëvizje, atëherë edhe mjeku mund t’ju lejojë marrdhëniet intime. Ju kënaquni deri sa të keni mundësinë e kryerjes së aktit. Disa pozicione janë pak më të mira se të tjerët. Pozicioni misionar sigurisht nuk do të jetë i pëlqyeshëm, por nëse eksploroni disa lëvizje, mund të arrini edhe deri te pozicioni që është më i rehatshëm për ju si grua shtatzënë.

[/vc_tta_section][vc_tta_section title=“Java 23 e shtatzënisë: SI TË QËNDRONI E SHTRIRË“ tab_id=“java23″]

Ndonjëherë komplikimet e shtatzënisë ju bëjnë pak më të lodhur e të ngadalshëm. Mjeku do t’ju rekomandojë që pjesën tjetër të kohë ta kaloni plotësisht apo pjesërisht të shtrirë. Çfarë me të vërtetë do të thotë kjo?

Ju duket sikur stomaku juaj po shëndrrohet në një palestër të vërtetë! Pasi që foshnja juaj ka hapësirë të mjaftueshme për të lëvizur, ajo mund të shqelmojë, të bëjë akrobacira dhe të shtyjë drejt barkut.

Çfarë ndodhë me trupin tuaj

Ashtu sikur stomaku që fillon t’ju vërehet dukshëm, edhe dhimbjet fillojnë të bëhen më të forta. Pesha e madhe ndikon në shpinë, duke ndjerë presion të madh në atë pjesë të trupit. Këmbët fillojnë t’ju fryhen, sidomos gjatë ditës nëse nuk keni gjetur rastin për të pushuar. Oreksi juaj shtohet shumë ndërsa sa i përket sistemit të tretjes duket sikur është fikur dhe shumë ngadalë funksionon. Për atë edhe keni shpesh herë fryerje apo tharrtirë në stomak si dhe gazra.

Qëndrim i shtrirë

Dyzet javë ju duket një përjetësi e vërtetë, sidomos tani që nuk mund t’i shihni gishtërinjtë e këmbëve dhe kur në secilën minutë e ndjeni nevojën për të shkuar në banjë (edhe gjatë natës). Dhe, fëmija juaj duhet të rritet e të zhvillohet në mitër në mënyrë që të jetë i shëndetshëm dhe i fortë, deri në momentin e takimit me ju. Megjithatë, disa femra tentojnë të lindin foshnjen para kohe, as pa i mbush 40 javët e shtatzënisë. Praktika tregon se rreth 60-70% e femrave shtazëne lindin para afatit të caktuar, shpesh herë gjatë tremujorit të tretë. Kontrakcionet e kushtëzuara zgjerojnë qafën e mitrës para javës së 37-të, me ç’rast edhe ndodhë lindja e parakohshme.

Ekzistojnë disa faktorë të rrezikut si dhe arsye se pse mund të ndjeni dhimbje që shkakton lindje të parakohshme. Ndonjëherë mjekët janë në gjendje për të përcaktuar se çfarë ndodhë saktësisht, por shpesh edhe nuk janë të sigurtë se pse grate lindin para kohe apo para terminit të caktuar të lindjes. Nëse ju keni dhimbje, gjinekologu juaj ka disa opcione në dispozicion për të vonuar lindjen.

Shtrirja deri në fund të afatit të lindjes: varësisht nga fuqia e kontrakcioneve, gjinekologu juaj do t’ju propozojë një sere masash që kanë për qëllim parandalimin e lindjes së fëmijës. Para së gjithash, do të përpiqet të zbulojë ndonjë dietë tuajën apo ndryshim në stilin e jetës. Për shembull, dehidrimi mund të shkaktojë tkurrje të parakohshme, kështuqë mjeku do t’ju këshillojë konsum sa më të madh të ujit.

Megjithatë, nëse keni tkurrje të forta, mjeku do t’ju këshillojë të rrini shtrirë. Ka disa arsye pse kjo është mirë. Gjatë ngritjes së këmbëve, trupi juaj është i orientuar horizontalisht dhe zvogëlon tendosjen në qafë. Gjatë qëndrimit në këmbë, presioni në qafë për shkak të peshës suaj po edhe të peshës së foshnjes, është shumë i fortë. Gjatë ngritjes së këmbëve, ju lirohen gjithë muskujt, zvogëlohet presioni mbi organet e brendshme. Shtrirja përmirëson qarkullimin si dhe në këtë mënyrë, zemra pompon më shumë gjak në tërë trupin.

Marrja e medikamenteve për parandalimin dhe kontrollin e lindjes: kur edhe pozicioni i shtrirë nuk mund të pengojë kontraktimet tuaja, gjinekologu do t’ju vendosë në një regjim të barnave që mund t’i merrni edhe vet në shtëpi.

Shtrimi në spital: edhe nëse shtrirja dhe barnat mund të lehtësojnë dhe reduktojnë kontraktimet, ekzistojnë edhe komplikime të caktuara që kërkojnë shtrimin në spital me qëllim të kujdesit të vazhdueshëm.

Si të duroni: shtrirja është e vështirë. Mund të ndodhë që të lëvizni dhe të shetiteni, por është e rëndësishme që të ndjekni në mënyrë rigoroze udhëzimet e gjinekologut tuaj deri në fund të shtatzënisë.

Gjithçka rreth fëmijës suaj

Java e 23-të është moment historik për fëmijën tuaj. Nga të gjitha foshnjet e lindura para javës së 23-të, 25-35% mbijetojnë. Ky numër rritet në mënyrë të konsiderueshme me kalimin e disa javëve. Foshnjet e lindura mes javës së 24-të dhe 25-të, mbijetojnë rreth 50-70%, ndërsa ato tv lindura mes javës 26 dhe 27 mbijetojnë deri në 90% të rasteve.

Sa është foshnja

Foshnja juaj tanimë është rreth 20 centimetra e gjatë dhe peshon rreth 450 gram.

Pyetjet më të shpeshta gjatë shtatzënisë

Jam shtatzëne dhe kam sekrecion vaginal. A është kjo normale? Nëse bëhet fjalë për ndonjë infeksion fungal, si mund të shërohet ai?

Në shtatzëni ndodhin disa lloje të sekrecioneve vaginale, dhe në përgjithësi kjo është normale. Fluksi i përmirësuar i gjakut në vaginë, së bashku me rritjen e sekretimit të estrogjenit, mund të shkaktojë sekret të bardhë rrëshqitës të quajtur leukorea. Atë e kanë shumica e femrave, edhe nëse nuk janë shtatzëna, edhe atë në kohë të ndryshme të ciklit menstrual.

Nëse keni sekretim që shkakton kruarje dhe ndezje të buzëve vaginale, ju mund të keni infeksion fungal. Para se të përgatiteni për të marrë recetë, konsultohuni me mjekun tuaj. Ndoshta bëhet fjalë për infeksion të zakonshëm fungal apo ndonjë lloj tjetër që kërkon trajtim të ndryshëm. Nëse ky sekretim ka aromë të pakëndshme, apo është e verdhë ose e gjelbërt, mund të bëhet fjalë për ndonjë sëmundje seksualisht të transmetueshme ose edhe lloj infeksioni tjetër.

Çfarë mund të bëni? Për të shmangur infeksionin fungal, aplikoni këshillat e mëposhtme:

  • Mbani vata të përditshme që do të përthithin sekrecionet
  • Gjithmonë pastroni organet gjenitale duke filluar nga para- prapa
  • Vishni të brendshme prej pambuku
  • Mos vishni rroba të ngushta
  • Asnjëherë mos përdorni vata të parfumosura

Nëse shihni se keni sekretim vaginal të përzier me gjak, mënjëherë këshillohuni me gjinekologun tuaj. Kjo mund të jetë një shenjë e lindjes së parakohshme. Gjithashtu, informoni mjekun nëse lëngu sekrecioni është i tejdukshëm, mund të jetë edhe lëngu amnional.

Shtatzënia e shumëfishtë

Aktiviteti i foshnjes në barkun e nënës

Një nga aspektet më interesante të pritjes së binjakëve është vëzhgimi i personaliteteve të ndryshme të fëmijëve në barkun e nënës. Gjatë filmimit “Udhëtimi i foshnjes suaj” e filmuar nga “pioneer production” për kanalin National Geographic, ndjeket ecuria e shtatëzanisë binjake. Kështu, në një kohë të caktuar, vërehet se si vëllau binjak e sulmon tjetrin. Ai e kthen shpinën dhe e vë kokën në brendësi të mitrës. Kur këta rriten më të mëdhenj, prindërit e kanë vënë re se foshnja e cila është goditur që në bark, edhe në jetën reale, sa herë që ndihet i lënduar dhe i sulmuar, shkon në dhomën e tij dhe e vë kokën në jastëk.

Edhe ju mund të filmoni stomakun tuaj natën kur pushoni ose kur foshnjat tuaja janë aktive. Keni ndjenjë se po bartni diçka në vete që vazhdimisht noton brenda jush. Përdorni kamera për të inçizuar ecurinë e foshnjave tuaja, e kur të rriten, padyshim do t’ju gëzohen pa masë dhe do të jenë mirënjohës ndaj juve.

[/vc_tta_section][vc_tta_section title=“Java 24 e shtatzënisë: SI TË JENI TË SHËNDETSHME“ tab_id=“java24″]

Është shumë e rëndësishme që ju dhe foshnja juaj të jeni të shëndetshëm gjatë gjithë periudhës së shtatzënisë. Çfarë mund të bëni që të qëndroni në top formë?

A mirreni me aktivitete fizike? A ushqeheni mirë? Mos harroni të pini ujë mjaftueshëm. Kjo do të ndihmojë në parandalimin e lindjes së parakohshme, do të keni më shumë energji dhe lëkura juaj do të rrezatojë nga shkëlqimi. Kur bëhet fjalë për lëkurën, në këtë periudhë do t’ju paraqiten linja të zgjeruara të cilët formojnë Linea Negra, linjë e errët në mes të kërthizës dhe ashtit pubik. Kjo linjë, me kohë do të zbehet, ndërsa shtrirjet apo linjat e theksuara do të zhduken pas lindjes.

Çfarë ndodhë me trupin tuaj

Këpucët do të fillojnë t’ju shtrëngojnë si dhe nga pasha e rëndë do të keni bark gjithnjë e më të fryer. Rritja e papritur e foshnjes shkakton kruarje të lëkurës së barkut. Nyjet i keni më të lëshuara, sepse hormonet e shtatzënisë zbuten pak a shumë në atë mënyrë që ta përgatisin trupin për lindje të foshnjes.

Ushtrimet prenatale (e paralindjes)

Ndonjëherë gratë janë të dekurajuara kur shohin treguesin në peshore se si rritet gjithnjë e më shumë. Mbani në mend, se në shtatzëni nuk është koha të mbani dietë apo stërvitje rigoroze. Megjithatë, aktiviteti i rregullt fizik sigurisht mund të përdoret për të lehtësuar dhimbjen e natyrshme që përcaktohet në shtatzëni.

Dobitë ng ushtrimet

Ushtrimet mund të lehtësojnë simptomat e mëposhtme:

Dhimbjet në shpinë: shetitja dhe yoga mund të rregullojnë qëndrimin dhe mbajtjen e trupit, pasi ka shumë gjasa që të përkeqësohet nga shtimi i peshës dhe rritja e barkut.

Edemë (ënjtje): ushtrimet kontribojnë në qarkullimin e gjakut si dhe reduktimin e ënjtjes.

Stresi: asgjë më mire nuk ndikon në lehtësimin e stresit se një shetitje energjike në park ose në natyrë.

Përgatitja për lindje: ushtrimet e rregullta fizike forcojnë muskujt duke lehtësuar procesin e lindjes.

Si të filloni

Para se të vendosni për ndonjë aktivitet fizik, gjithmonë konsultohuni me mjekun tuaj gjinekolog. Ai do t’ju tregojë se cilat ushtrime janë të mira e cilat nuk guxoni t’i praktikoni. Në disa spitale, kanë organizuar ushtrime për grate shtatzëna, dhe për më tepër atyre iu lejohet gjithashtu edhe yoga si dhe notimi.

Nëse nuk shkoni në këto rganizime të ushtrimeve, shetitja është zgjidhja më e mirë për ju që të qëndroni në formë. Mjekët rekomandojnë një shetitje 20 minutëshe për disa herë në javë për të pasur trup sa më vital.

Çfarë duhet të shmangni

Ka disa lloje të ushtrimeve që nuk rekomandohen për gra shtatzëna. Këtu bëhet fjalë për aktivitet sportive, si skijimi, tenisi apo ndonjë sport që kërkon ndryshime të shpejta të pozicionit të trupit, apo siç i themi, gjimnastikë intenzive. Dhe, për të mos harruar kërcimi apo hedhja është gjithashtu e ndaluar gjatë kësaj periudhe.

Duhet të kini parasysh se qëllimi juaj nuk është të dobësoheni gjatë ushtrimeve, por thjeshtë ta mbani trupin në formë. Në fund të fundit, trupi juaj nuk reagon në mënyrë të njejtë kur jeni shtatzëne ose jo. Kjo ndhodhë sepse gjatë shtatzënisë fitoni ekstra peshë, zemra juaj rrah më shpejtë duke e rritur volumin e gjakut nëpër gjithë trupin, dhe shumë nga organet tuaja përfshirë edhe mushkëritë ngushtohen dhe kanë më pak hapësirë për shkak të rritjes së barkut.

Gjithçka rreth trupit tuaj

Foshnja juaj këtë javë plotësohet edhe më shumë. Një pjesë e kilogramëve që do të fitoni do të shkojë edhe për atë. Megjithatë, është ende i hollë por lëkurën e ka të rrudhosur. Fytyra është e formuar, veshët dhe sytë janë të kompletuar (megjithëse qepallat ende i ka të mbyllura). Foshnja ka thonjë, vetulla, dhe veçmë nisin t’i dalin edhe flokët.

Sa është foshnja

Këtë javë foshnja juaj peshon rreth 530 gramë dhe ka gjatësi rreth 21 centimetër.

Pyetjet më të shpeshta rreth shtatzënisë

Gjatë tremujorit të dytë, kam vënë re linjë të errët në bark. Çfarë nënkupton ajo?

Linea negra (ose linea nigra) në latinisht do të thotë “linjë apo vijë e zezë”. Ajo është linjë e errët, e hollë dhe vertikale e cila shfaqet rreth tremujorit të dytë. Ajo fillon mbi ashtin pubik (legeni), shkon përmes stomakut e deri në kërthizë. Linea negra është zakonisht një centimetër e gjërë.

Tek disa gra paraqitet edhe alba linea (linja e bardhë). Kjo linjë është zakonisht ngjyrë kafe, tek disa mund të jetë pak më e errët, dhe konsiderohet si pasojë e rritjes së pigmentit melanin në lëkurë. grate me lëkurë të errët shpesh e kanë këtë linjë të ndriçueshme. Disa muaj pas lindjes, linja zbeher dhe zhduket plotësisht (ndërsa tek disa gra mund vetëm të venitet paksa, por kurrë nuk zhduket tërësisht).

Që këto linja të duken sa më pak të errëta, provoni truket e mëposhtme:

Shmangni ekspozimin në diell,

Rritni sasinë e futjes së acidit folik,

Provoni ta fshihni apo maskoni linjën me pudër të lëngshme (në raste të caktuara).

Shtatzënia e shumëfishtë

Si të qëndroni i shëndetshëm

Me rritjen e barkut, filloni të hani edhe shëndetshëm. Vazhdoni konsumin e një diete sa më të shëndetshme. gjinekologët sugjerojnë 5-6 vakte të vogla gjatë gjithë ditës në vend të tre vakteve kryesore. Vaktet e vogla janë më të lehta dhe kështu niveli i sheqerit në gjak është në sasi të rregulltë. Vazhdoni me ecje dhe shetitje si dhe me not për të reduktuar ënjtjen dhe për të mbajtur energjinë në nivelin e duhur.

Masazhoni barkun me krek hidratues për të lehtësuar linjat dhe shtrirjet e zgjeruara, por edhe për të parandaluar kruarjen dhe për ta hidratuar lëkurën. Gjatë pushimit, ngritni këmbët lart, që të zvogëloni ënjtjen e tyre. Kjo është shumë e rëndësishme sidomos nëse keni vena të theksuara.

[/vc_tta_section][vc_tta_section title=“Java 25 e shtatzënisë : KËNAQE VETEN“ tab_id=“java25″]

Pa marrë parasysh se çfarë është duke ndodhur në organizmin tuaj, duhet mos harruar të ndaloni dhe të merrni frymë. Ndani pak kohë edhe për veten, mirëpo mendoni edhe për partnerin, kujdesu që një kohë të caktuar të secilës ditë ta kaloni bashkë. Mos harroni ushtrimet e Kegelit, sepse ato forcojnë bazën e legenit dhe kontribojnë në tonifikimin e muskujve vaginal. Këto ushtrime nuk kërkojnë të shkoni në palestër, thjeshtë mund të bëni ca prej tyre duke pritur në veturë dritën e kuqe në semafor.

Çfarë po ndodh me trupin tuaj

Kur shtatzënia përparon do të vëreni se ju paraqiten dhimbje edhe në vendet që ju nuk i prisni, shembull në këmbët. Këtu janë kryesisht dhimbjet e barkut, edhe pse mjekët nuk janë mjaft të sigurtë se çfarë i shkakton ato. Ekspertët thonë se arsyet janë të fshehura në ndryshimet e qarkullimit, presioni mbi nervat dhe enët e gjakut, madje edhe koha e qëndrimit në të njëjtën pozitë. Ju do të ndjeni dhimbje në ijë për shkak të presionit në rritje nga foshnja, vazhdoni non-stop të shkoni në tualet, do ju mundojë dispepsia dhe kruarja e lëkurës së barkut.

Pse nuk mund të bëni gjumë?

Përveç vjelljes, lodhja është një nga simptomat më të zakonshme gjatë shtatzënisë. Do të mendosh se pushimi është zgjidhja më e mirë mirëpo gjumi është problem me çdo ditë të kaluar në shtatzëni.

Arsyet fizike

Stomaku: Stomaku juaj është rritur, kështu që nuk mund të gjeni një pozitë të rehatshme në shtrat. Nëse fleni në shpinë apo stomak, është e vështirë për të fjetur në krah. Në fakt, ekspertët kanë arritur në përfundimin se duke fjetur në krah është mënyra më e shëndetshme për ju dhe fëmijën tuaj. Për më tepër, ne ju rekomandojmë që të fleni në krahun tuaj të majtë që organet tuaja të brendshme të jenë në pozitë më të mirë për qarkullim normal dhe furnizimin e të gjitha organeve, duke përfshirë edhe furnizimin e fëmijës me oksigjen dhe ushqim.

Frymëmarrja: Stomaku i cili zgjerohet dikton jo vetëm pozitën e të fjeturit, por edhe në mënyrën se si merrni frymë gjatë kohës që jeni në gjumë. Me zgjerimin e mitrës organet e brendshme shtyhen mënjanë, mushkëritë tuaja nuk kanë hapësirë ​​të mjaftueshme për tu zgjeruar, që do të thotë se frymëmarrjet tuaja janë të cekëta dhe të shpeshta.

Shkuarja në tualet: Rritja e stomakut bën presion në fshikëz, duke punuar jashtë orarit të punës ashtu si të gjitha organet tuaja të tjera, që të nxjerr të gjitha toksinat nga trupi. Nuk duhet të jeni të habitur në qoftë se zgjoheni disa herë gjatë natës për të shkuar në banjo.

Dispepsi: Si rritet barku, ashtu edhe lukthi është gjithnjë i mbushur dhe është më afër ezofagut, për këtë arsye vuani nga urthi. Hormonet e shtatzënisë, të cilët ngadalësojnë tretjen, kontribojnë me atë që ushqimi ndalet në lukth më gjatë.

Arsyet psiqike të pagjumësisë

Stresi: Gjumi i varfër nuk është vetëm për arsye fiziologjike. Femrat janë shpesh të shqetësuara në lidhje me ardhjen e foshnjave dhe janë të ekspozuara ndaj stresit në punë ose nuk dinë se si të përballen në rolin e nënës.

Ëndërrat: Shkencëtarët kanë zbuluar gjithashtu se gratë shtatzëna kanë ëndërra të “gjalla”, në krahasim me gratë që nuk presin fëmijë. Shkencëtarët ende nuk e dinë pse kjo ndodhë, por jemi të sigurtë se fajin do ta mbajnë hormonet e pjesshme të shtatzënisë.

Zgjidhje të thjeshta për vështirësitë me gjumin

Jastëk dhe më shumë jastëkët! Mjekët këshillojnë që të vendosni jastëk nën vendet që ndjeni dhembje për mos tu lënduar më. Për shembull, vendosni një jastëk nën pjesën e poshtme të shpinës dhe një në mes të gjunjëve.

Mënyrat për t’u çlodhur: Nëse jastëqet nuk janë të mjaftueshme, përpiquni të gjeni një mënyrë për t’u çlodhur në shtrat. Bëji vetes një filxhan çaj, bëni disa ushtrime të frymëmarrjes dhe lejoni që partneri juaj tu bëjë një masazh të butë.

Pini me mend: Nuk duhet të kufizoni sasinë e lëngjeve që konsumoni mirëpo është mirë që ta zvogëloni atë para gjumit, që të evitoni shkuarjen në tualet gjatë natës.

Gjithçka rreth foshnjes suaj

Mushkëritë e foshnjës suaj janë zhvilluar shpejt, edhe pse ajo do të kishte nevojë për një ndihmë të vogël në frymëmarrje nëse lind tani. Sistemi i saj i frymëmarrjes vazhdon të zhvillohet, vrimat e hundës janë të hapura dhe mund të marrë frymë, por frymën e parë ka për të bërë vetëm kur të lind. Organet riprodhuese gjithashtu janë formuar (në djem – testikujt). Lëkura është transparente dhe e rrudhur, foshnja mund të dëgjojë gurgullima në barkun tuaj, zërin tuaj. Fëmija juaj është më shumë në dijeni të lëvizjeve të tyre dhe për këtë arsye lëviz gishtat e duarve dhe këmbëve!

Sa e madhe është foshnja ?

Foshnja tani peshon rreth 700 gramë dhe matjen rreth 22.5 cm (nga lart e deri në fundshpinë).

Pyetjet e shpeshta rreth shtatzënisë

Çfarë është „maska e shtatzënisë“ dhe si mund të zbus atë?

Këtë fenomen të lëkurës gjithashtu e shkaktojnë hormonet. Rritja e hormonit të shtatzënisë vepron në prodhimin e melaninës dhe rritja e melaninës është manifestuar në formën e njollave ngjyrë kafe apo pjesë të vogla të errëta të lëkurës. Emri dermatologjik për këtë fenomen është melasma ose hloazma.

Një numër i madh i femrave në këtë apo atë masë, mund të kenë ndryshime në lëkurë. Arsyeja pse është quajtur „maskë“ është se këto pika shfaqen kryesisht në faqe, hundë dhe në ballë. Ndonjëherë ndodhin në shpatulla, duar dhe pjesë të tjera të trupit që janë të ekspozuara ndaj diellit. Gratë me lëkurë të errët janë pak më të ndjeshme ndaj ndryshimeve në lëkurë. Për shumicën prej tyre, dhe pikat ngjyrë kafe do të zhduken pas lindjes së fëmijes, edhepse tek disa gra nuk do të zhduken plotësisht. Konsultoni dermatologun tuaj në lidhje me mënyrën më të mirë për të rikthyer ndriçimin e lëkurës suaj.

Gjatë shtatzënisë duhet t`i përmbaheni disa këshillave :

  • Gjithnjë mbani syze për diell
  • Pini ujë mjaftueshëm (minimum 8 gota në ditë)
  • Mundohuni që të flini mjaft

Shtatzënia e shumëfishtë

Në këtë fazë të shtatzënisë, është e rëndësishme të kënaqni veten tuaj. Sepse, në muajt e ardhshëm do të shpenzoni shumë kohë shqetësuese në lidhje me të dy foshnjat në të njëjtën kohë. Prandaj, merrni kohë për masazh si ajo që do t’ju ndihmojë rreth shtrirjes së ligamenteve dhe lehtësimin e dhimbjeve të muskujve. Në mbrëmje bëni një dush me ujë të ngrohtë. Shëtituni, kaloni kohë me miqtë, organizoni ndonjë darkë modeste apo një dalje në kino.

[/vc_tta_section][vc_tta_section title=“Java 26 e shtatzënisë: SI TA TEJKALONI STRESIN GJATË SHTATZËNISË“ tab_id=“java26″]

Gratë gjatë shtatzënisë ndjejnë gjithçka më intenzivisht se sa zakonisht. Mund t’ju ndodhë që një ditë të jeni shumë të lumtura dhe ditën tjetër, jashtzakonisht e lodhur dhe nën stres. Si ta zotëroni dhe tejkaloni më lehtë rënien e disponimit dhe ndjenjat?

Çfarë ndodhë me trupin tuaj

Pothuajse keni përfunduar tremujorin e dytë. Shumica e grave i kanë të fryera apo ënjtura duart, fytyrën dhe këmbët. Kjo ënjtje quhet edhe edemë, dhe ndodhë për shkak se trupi juaj mban lëngje si rezultat i rritjes së vëllimit të gjakut. Meqenëse ka më shumë qarkullim të gjakut, enët e gjakut ju dalin më në sipërfaqe të lëkurës dhe ju theksohen më shumë. Disa gra mund të kenë gjakderdhje në mishin e dhëmbëve gjatë larjes së tyre. Sa më shumë pini ujë, dhe bëni ushtrime mesatare sa për të mbajtur trupin në formë dhe të përshpejtoni qarkullimin e gjakut.

Keni udhëtuar gjysmën e rrugës dhe ju duket sikur lindja është afruar shumë pranë jush. Mësoni si të relaksoheni sepse kjo teknikë do t’ju shërbejë më vonë pas lindjes së foshnjes, posaçërisht gjatë qëndrimeve të vonshme natën për shkak të ushqyerjes me gji, e kësisoj do ta keni të nevojshme të mbushni bateritë.

Masazhimi: masazhimi nga fizioterapeutë profesionalë ndihmon për të lehtësuar dhimbjen në fundshpinë.

Zvogëlimi i angazhimeve: një nga mënyrat më të mira që të përkëdhelni veten, është të kufizoni detyrat e përditshme. Bëni një listë të prioriteteve, dhe mundohuni të realizoni vetëm ato që janë të domosdoshme. Angazhoni të afërmit, miqtë, fëmijët më të mëdhenj dhe burrin për t’ju ndihmuar rreth punëve të shtëpisë. Gjatë kësaj kohe përdorni secilën mundësi për të pushuar.

Gjithçka rreth foshnjes suaj

Këtë javë, foshnja juaj për herë të parë do të hap sytë. Do t’i hap dhe mbyll ato në mënyrë që të mësojë reflekset e reja. Fëmija është ende i vogël. Edhepse trupi i tij është plotësisht i formuar, organet e brendshme më ngadalë adaptohen në koordinimin e funksionimit normal. Kjo i referohet kryesisht mushkërive dhe trurit. Fëmijës suaj i duhet edhe pak të rritet.

Sa është foshnja?

Këtë javë, foshnja juaj peshon rreth 850 gramë dhe ka gjatësi 22-23 centimetra (nga lart e deri në fundshpinë).

Pyetjet më të shpeshta rreth shtatzënisë

Më duhet të udhëtoj për punë biznesi. A guxoj që të udhëtoj? Pse do t’më ishte e ndaluar?

Udhëtimi në tremujorin e parë mund të jetë i pakëndshëm për shumicën e grave, kryesisht për shkak të mundimeve në mëngjes. Tremujori i dytë dhe ai i tretë konsiderohen si më të sigurtë për udhëtimin tuaj. Megjithatë, gjithmonë sigurohuni nëse kompanitë ajrore kanë ndonjë restrikcion në lidhje me grate shtatzëna. Më së shumti kjo i referohet nënave shtazëna që kanë kaluar javën e 36-të. Nëse keni disa simptoma të lindjes së parakohshme, si gjakderdhje apo komplikime të ngjajshme, është mire që mos të lëvizni fare nga shtëpia.

Para se të vendosni për të udhëtuar, konsultohuni me mjekun tuaj. Nëse ai ju miraton rrugëtimin, do të ishte mire t’i sjellni me vete kopjet e të gjitha rezultateve mjekësore. Dhe kini parasysh udhëtimin tuaj, mos shkoni në vende ku nuk ka spital apo të paktën qendër shëndetësore.

Shtatzënia e shumëfishtë

Gjatë kësaj kohe, shumë çifte që presin binjakë fillojnë të shqetësohen. Ende nuk kanë përgatitur dhomën e fëmijëve. Nëna shqetësohet se çka do të bëjë nëse i kërkohet që të rrijë e shtrirë? Çfarë do të ndodhë me foshnjet nëse lindin parakohe?

Kur me të vërtetë do realizohet lindja?

Tani është koha për të bërë ushtrime ku praktikohet frymëmarrja e thellë. Të gjitha këto shqetësime janë krejtësisht normale dhe është mëse e natyrshme ajo që dëshironi t’i keni të gjitha gati pasi të arrini me foshnjat e juaja të mrekullueshme në shtëpi. Është me rëndësi mos të shkaktoni panikë. Duhet të bëni një listë të detyrave që janë të rëndësishme për ju dhe që duhet përfunduar para se foshnjat të lindin (për shembull, pelena të mjaftueshme, biberon si dhe rroba të nevojshme për to). Mos u shqetësoni me gjërat dytësore por jo të detyrueshme (si të kompletuarit e rrobave deri në moshën një vjeçare, larja dhe hekurosja e tejngarkuar). Pra, përqëndrohuni vetëm në blerjen e gjërave elementare, të tjerat vijnë me kohë.

[/vc_tta_section][vc_tta_section title=“Java 27 e shtatzënisë: FRIKA NGA LINDJA“ tab_id=“java27″]

A keni frikë nga lindja e fëmijës? A keni frikë prej amësisë? Ju duhet të dini se frika e lindjes së fëmijës është krejtësisht normale, për nënat të cilët presin fëmijën e tyre të parë, dhe për gratë që tashmë kanë lindur. Do të lehtësoni frikën tuaj në qoftë se flisni hapur për këtë: me miqtë, të afërmit dhe sidomos me partnerin. 

Çfarë ndodh me trupin tuaj?

Si ju rritet barku, ashtu zmadhohen edhe dhimbjet e caktuara, lëkura ju irritohet dhe kruhet. Vaktet janë më te vogla mirëpo hani më shpesh, pasiqë lukthi është shtyrë kah ezofagu keni urth dhe dispepsi. Mbi të gjitha, foshnja bën presion në fëshikëz andaj ju duhet të vizitoni tualetin më shpesh.

Frika nga lindja

Nëse ju kap paniku nga vetë akti i lindjes, nuk jeni të vetmet. Shqetësoheni se mos nuk e kuptoni në kohë fillimin e lindjes, frigoheni se mos dhimbja është shumë e madhe dhe do ju duhet prerje cezariane. Të gjitha këto shqetësime janë normale, mirëpo psikologët rekomandojnë për nënat e ardhshme që të informohen mirë me gjithçka rreth lindjes.

A do të kuptoni se do lindni: Një javë para lindjes mund të ndodhë që të ndjehen kontraktimet e Braxton Hicks. Këto janë kontraktime të rreme, ndërsa manifestohen ashtu që keni shtrëngime nga të cilat më së shumti do të pësojë fëshikëza juaj. Është e mjaftueshme që të uleni, të vëni këmbët tuaja më lartë, të pini një gotë me ujë, dhe kontraktimet do të shkojnë vetëvetiu.

Ekziston një truk i vogël me ndihmën e të cilit do t’i dalloni kontraktimet e vërteta dhe të rrejshme. Vendose gishtin në hundë – a ndjeni shtypje? Tani vendojeni gishtin në ballë, shtypja është më e madhe. Ky dallim në prekje të dy pejsëve të trupit, është njejtë me dallimin e kontraktimeve të rrejshme dhe të vërteta, hunda është e fortë por pjesërisht e butë- e rreshjme; ndërsa balli është i fortë sikurse kontraktimet e vërteta.

Frikoheni nga dhembjet e lindjes: Shumë gra frikohen nga dhimbjet e lindjes. Megjithëse medicina ka përparuar me çka ekzistojnë disa opcione për zbutjen e dhimbjeve. Tani është koha më e mirë që të konsultoheni me gjinekologun.

Ushtrime për shatëzënat: Vizita e ushtrimeve kolektive për shtatëzëna, e organizuar në qendrat e lindjes, mund të zbusë frikën për lindje. Psikologët shpjegojnë se, kur femra njohtohet detalisht për të gjitha gjërat që e presin atëherë lindja nuk është e panjohur, andaj frika është më e vogël.

Gjithçka mbi foshnjen tuaj

Mushkëritë dhe truri i fëmijës tuaj fillojnë të piqen. Edhe pse do kishte një shans të mirë për të mbijetuar në qoftë se do të bëni lindjen tani, ka nevojë për disa javë më shumë për rritjen dhe zhvillimin e plotë. Formohet një shtresë shtesë e indeve dhjamore nën lëkurë. Kjo do të ndihmojë për të rregulluar temperaturën jashtë mitrës dhe për të mbajtur ngrohtësinë. Në raste të caktuara të ditës fetusi mund të jetë shumë aktiv, kjo shpesh ndodh gjatë natës, kur ju do jeni në gjumë. Në këto periudha aktive fëmija juaj mund të lëvizë dhjetë herë në orë.

Sa është foshnja juaj?

Foshnja juaj tani mund të arrijë masë rreth 900 gramëve dhe është e gjatë përafërsisht 23 cm ( nga koka në prapanicë).

Pyetjet më të zakonshme rreth shtatzënisë

A kam nevojë për të shkuar në ushtrime për gratë shtatzëna? Shumë gra vendosin për të bërë ushtrime për gratë shtatzëna, sidomos në mënyrë që të kenë njohuri rreth lindjes dhe të dinë saktësisht se çfarë i pret ato. Zbuloni nëse në zonën tuaj gjendet ndonjë klinikë apo qendër shëndetësore ku organizohen përgatitje mendore dhe fizike për shtatzëni. A jeni duke planifikuar një anestezion epidural? Apo ndoshta mjeku ka vlerësuar se keni nevojë për një prerje cezariane? Dëshironi për të lindur natyrisht, pa drogë? Do të jetë mirë të flisni për çdo gjë me mjekun i cili do të bëjë lindjen tuaj apo me mjekun që është duke monitoruar shtatzëninë tuaj.

Shtatzënia e shumëfishtë

Frika e lindjes së fëmijës nuk është në fakt asgjë më shumë se një frikë nga e panjohura. Ju nuk mund në të vërtetë të dini se si do të zhvillohet lindja deri sa të përjetoni atë. Shumë gra e kanë të vështirë të pranojnë këtë fakt. Ata duan të dinë saktësisht se çfarë do të ndodhë nga minuta e parë, nga koha që ata të hyjnë në repartin e maternitetit deri në kohën e daljes prej tij. Për fat të keq, kjo nuk është e mundur. Megjithatë, është e mjaftueshme për t’u njoftuar paraprakisht me çdo gjë që e pret nënën që ka për të lindur binjakë. Pyetni mjekun se ­çfarë do të thotë “lindje vaginale”, pse është e nevojshme prerja cezariane dhe a duhet foshnja që të qëndrojë patjetër një kohë në inkubator. Shumë nëna që presin binjakë e dinë nga më parë se do të kenë prerje cezariane, me rëndësi është të dini se çka ju pret dhe mos të turpëroheni të parashtroni pyetje.

[/vc_tta_section][vc_tta_section title=“Java 28 e shtatzënisë: PËRZGJEDHJA E EMRIT!“ tab_id=“java28″]

A jeni për një emër të kohës së vjetër, për një modern apo një të pazakontë? Shfaqet një seri e juaj e preferuar dhe ju pëlqen emri i personazhit kryesor. Por, prapseprap keni vendosur të thirrni në ndihmë edhe paraardhësit që fëmijën ta quani me emrin e ndonjërit prej tyre. Sido që të jetë, mundësitë janë të pafundme. Ajo që duhet t’ju shërbejë si kriter më i rëndësishëm është që ta keni në mendje se emri që keni zgjedhur për pasardhësin tuaj mbetet për jetë.

Çfarë ndodh me trupin tuaj

Trupi juaj ndjen peshë shtesë që duhet ta mbajë. Për këtë keni përshtypjen se ju dhemb çdo kockë. Ju fryhen (ënjten) shputat e këmbëve, nyjet e këmbëve dhe duart. Ndonjëherë keni shtrëngime të dhimbshme të muskujve, sidomos gjatë natës. Përveç kësaj, është e vështirë të gjeni një pozitë të rehatshme në shtrat. Shumë gra përjetojnë mundime të rreme. Këto janë kontraktimet Braxton Hicks – kontraktime të parregullta të cilët përgatisin mitrën për lindje. Ato nuk janë aq të dhimbshme sa kontraktimet e vërteta, as nuk ndodhin në intervale të rregullta dhe nuk përforcohen me kalimin e kohës.

Gjithçka mbi fëmijën tuaj

Për çdo javë aftësia e foshnjes suaj për të mbijetuar jashtë mitrës rritet gjithnjë e më shumë. Nëse javën e kaluar nuk i ka hapur sytë, është shumë e mundshme që do ta bëjë tani. Skeleti dhe muskujt e foshnjës tuaj rriten shpejt. Këtë javë mund të ndodhë që të kthejë kokën nga njëra anë në tjetrën. Qimet e buta nëpër të gjithë trupin (lanugo) gradualisht zhduken, dhe foshnja merr flokët e vërteta të kokës.

Sa është foshnja?

Fëmija juaj peshon rreth 1.100 gram dhe gjatësia është mesatarisht rreth 26 centimetra (nga maja e kokës e deri në fund të mollaqeve – prapanicës).

Pyetjet më të shpeshta rreth shtatzënisë

Ndjej nganjëherë shtrëngime të rënda në këmbë apo ndonjë shqetësim të çuditshëm. Çfarë po ndodh dhe çfarë mund të bëj për t’i ndihmuar vehtes?

Shumë grave i pengojnë shtrëngimet e muskujve apo ndjenja që duhet vazhdimisht të lëvizin këmbët për të zvogëluar sikletin e çuditshëm në to. Kjo është një dukuri e shpeshtë në tremujorin e dytë dhe të tretë të shtatzënisë. Shtrëngimi ose spazma e muskujve në këmbë shkaktojnë ngërrçe. Edhe pse mjekët nuk e dinë saktësisht pse ndodh kjo, supozohet se kjo ka lidhje me rritjen e presionit në muskuj dhe nerva të këmbëve. Faj të caktuar mbart edhe vëllimi i rritur i gjakut që rrjedh në qarkullimin tuaj.

Ndonjëherë keni ndjenjë shqetësimi në këmbë, nëse jeni lodhur apo tensionuar shumë gjatë ditës. Disa mjekë mbrojnë teorinë se shtrëngimet (ngërçet) ndodhin për shkak të mungesës së kalciumit. Mirëpo, studimet e tanishme tregojnë se kundër shtrëngimeve mund të ju ndihmojnë tableta të tretshme të magnezit. Por, para se të vendosni për cilindo preparat, konsultohuni me gjinekologun.

Ju mund t’i ndihmoni vehtes nëse i përmbaheni disa këshillave të caktuara:

  • pini shumë lëngje
  • ushtroni rregullisht
  • ecni (shetitni)
  • mos rrini gjatë në të njëjtën pozitë (nëse punoni, ngrihuni shpesh nga karriga dhe ecni nëpër zyrë)
  • përderisa qëndroni ulur, lëvizni këmbët duke bërë rrathë të vegjël me shputat.

Shtatzënia e shumëfishtë

Zgjedhja e emrave mund të jetë një problem. Ylli dhe Yllzoni? Nita dhe Nora? Zgjedhja e emrave për binjakët mund të jetë kënaqësi. Por edhe frustruese, veçanërisht nëse ndërhyjnë edhe prindërit tuaj dhe familjarët tjerë. Ndonjëherë është e vështirë për të vendosur për një emër të vetëm, kurse imagjinoni se sa durim duhet për të rënë dakord për dy!

Çfarëdo që zgjedhni, mbani mend një gjë: vetëm ju dhe partneri juaj duhet të merrni këtë vendim, sepse këta janë vetëm fëmijët tuaj dhe këto emra do t’i ndjekin ata për tërë jetën.

[/vc_tta_section][vc_tta_section title=“Java 29 e shtatzënisë: USHQYERJA ME GJI APO ME SHISHE (BIBERON)“ tab_id=“java29″]

Po hyni në muajt e fundit të shtatzënisë dhe ndoshta që tani shqetësoheni se a do të keni mjaft qumësht për të ushqyer foshnjën tuaj. Ndoshta do të duhet t’i shtoni qumështin apo krejtësisht të kaloni në qumësht special për foshnjat.

Çfarë ndodh me trupin tuaj

Ashtu siç rritet foshnja, shtohen edhe dhimbjet e shpinës. Këmbët ënjten më shpesh, kurse zgjimi i shpeshtë gjatë natës për të shkuar në tualet, ka filluar të ju lodhë.

A jeni gati për ushqyerjen me gji?

Rritja e gjinjve është një nga shenjat e para të shtatzënisë. Edhe para se të shfaqet barku, hormonet e shtatzënisë dërgojnë porosi indeve të gjirit që të përgatiten për ushqyerjen me gji po sa të lindë fëmija.

Kur vjen qumështi: Nga dita e parë e ngjizjes indet e gjinjve tuaj rriten dhe përgatiten për të ushqyer foshnjën. Midis muajit të pestë dhe të gjashtë të shtatzënisë, ndoshta mund të vëreni se herë pas here nga gjinjtë e juaj rrjedh lëng i verdhë. Ky është qumështi i parë, i quajtur kulloshtër (colostrum), plotë me antitrupa, e cila është ushqim i përsosur për të posalindur. Pas lindjes së foshnjës gjinjtë e juaja do të prodhojnë kulloshtër prej tri deri në pesë ditë, derisa të vie qumështi. Gjinjtë ndoshta do të përkeqësohen pasi që qumështi të zëvendësojë kulloshtrën.

Pse thithja është e mirë për fëmijën: Qumështi i nënës është ushqimi më i përsosur për të porsalindurin – një përzierje e yndyrnave, proteinave dhe antitrupave, e cila ndihmon foshnjën të rritet. Përbërja e qumështit të gjirit ndryshon me kalimin e kohës për të përmbushur nevojat e foshnjës që është në rritje, kurse ndryshon madje edhe gjatë të ushqyerit (thithjes). Në fillim është i rrallë, pastaj gjithnjë e më i trashë (dendur), ashtuqë në fund bëhet përsëri i hollë si ujë. Bebet lehtë e tretin qumështin e nënës, dhe për këtë mund të shpresoni që të porsalindurit mund t’i jepni gji çdo dy orë në disa javët e para. Organizmi i foshnjës zbërthen shpejt përbërësit ushqimorë të qumështit dhe kërkon më shumë.

Pse gjidhënja është e mirë për ju: kur ushqeni me gji foshnjen, trupi juaj prodhon hormonin oksitocin I cili sinjalizon kontraktimet e mitrës. Këto kontraktime e kthejnë mitrën në gjendjen e mëparshme siç ka qenë para periudhës së shtatzënisë. Përveç kthimit të stomakut në vendin e vet, gjidhënja kërkon kalori. Trupi juaj do të përdor yndyrna për prodhimin e qumështit, që do të thotë se ju lehtë do të dobësoheni dhe do të ktheheni në peshën e vjetër. Ushqyerja me gji ndihmon që të krijoni kontakt të afërt me fëmijën. Gjithashtu, ju mundëson që të kaloni kohë së bashku në qetësi.

Qumështi i gjirit është gjithashtu edhe shumë praktik: nuk keni nevojë që të vloni shishet me ujë, e as të matni sasinë e duhur të qumështit në pluhur. Qumështi i nënës ka temperaturën e përkryer, është gjithmonë gati për shërbim si dhe është falas.

Gjithçka rreth foshnjes suaj

Foshnja edhe këtë javë vazhdon të plotësohet. Tanimë veç mund të dalloni qartë kur foshnja ju godet apo shqelmon. herë pas here bën lëvizje sikur merr frymë, por kjo ndodh vetëm kur del për herë të parë në dritë. Edhepse tani foshnja rritet pak më ngadalë, përafërsisht do të shtojë peshë edhe për 2 kilogram. Nëse foshnja lind në këtë periudhë, ajo mund të marrë në mënyrë të pavarur, edhepse do të ishte lodhur paksa, kështuqë do të ketë nevojë për ndihmë.

Sa është foshnja?

Foshnja do të peshojë rreth 1.300 gram dhe do të ketë gjatësi 26 centimetra.

Pyetjet më të shpeshta rreth shtatzënisë

Nëse rri ulur për një kohë të gjatë dhe pastaj papritmas ngrihem, më ndodh të kem marramendje. Çfarë nënkupton kjo dhe si mund t’i ndihmoj vetes?

Ena e madhe e gjakut e cila kalon pas uterusit, e njohur si vena Cava, bart gjak në pjesën e poshtme të trupit deri tek zemra. Kjo është arsyeja pse ndodhin të përzierat dhe marramendjet. Nëse shtriheni në shpinë ose rrini ulur në kolltuk, i bëni presion venës Cava, gjë që ngadalëson rrjedhjen e gjakut duke rezultuar kështu në marramendje apo vjellje. Kur ju ngriheni në këmbë nga pozicioni I shtrirë ose ulur, keni marramendje për shkak të hipotensionit ortostatik (rënie e papritur e tensionit të gjakut për shkak të ndryshimit të pozitës). Për të parandaluar këtë, më poshtë keni disa këshilla:

  • Uluni në mënyrë të drejtë, në vend që të mbështeteni në ndonjë kolltuk
  • Kur shtriheni, kthehuni në anën e majtë
  • Shpesh ndryshoni pozitën (nëse jeni ulur, ngrituni dhe ecni nëpër dhomë)
  • Mos ndryshoni pozicionin papritmas

Ekzistojnë edhe faktorë tjerë që mund të shkaktojnë marramendje:

anemia (hemoglobinë e ulët): nëse analizat e gjakut tregojnë se keni hemoglobinë të ulët, atëherë është e nevojshme që gjatë shtatzënisë të merrni preparate që përmbajnë hekur.

Sheqeri i ulët në gjak: gjatë tërë ditës hani vakte të vogla të ushqimit në mënyrë që të kontrolloni urinë tuaj, të balanconi metabolizmin dhe të parandaloni rënien e sheqerit.

Lodhje: dëgjoni trupin tuaj. Sa herë që keni mundësi pushoni gjatë ditës dhe çdoherë që ndjeheni të mbingarkuara ose keni marramendje.

Keni nxehtë: hormonet e shtatzënisë, rrjedhja e përshpejtuar e gjakut dhe të harxhuarit e energjisë për shkak të shtimit të peshës, ndikon që ju të keni shpesh nxehtë. Prandaj, duhet të visheni më lehtë, në mënyrë që të mund t’i hiqni rrobat e tepërta.

Tension i lartë: nëse edhe para shtatzënisë keni vuajtur nga presioni i lartë, duhet t’i vazhdoni kontrollet e rregullta gjatë shtatzënisë.

Shtatzënia e shumëfishtë

Shumica e grave që janë në pritje të binjakëve shqetësohen për faktin se a do të jenë në gjendje për t’i dhënë gji dy foshnjave. Përgjigja është: “Po, sigurisht”. Për atë, ju duhet shumë durim, derisa ju dhe fëmijët tuaj të mësoheni me këtë. Sidomos, gjatë javës së pare ju duhet të keni durimin më të madh. Në spital do të merrni këshilla se si t’i jepni foshnjave gji në mënyrë sa më të lehtë dhe të përshtatshme.

[/vc_tta_section][vc_tta_section title=“Java 30 e shtatzënisë: JENI LODHUR NGA SHTATZËNIA?“ tab_id=“java30″]

Jeni lodhur, ju dhemb gjithçka, nuk mund të flini? Shtatzënia nuk ju rëndon vetëm fizikisht por edhe emocionalisht, edhepse jeni të lodhur duhet të vazhdoni me ushtrimet. Noti, shëtitjet madje edhe kërcimi me muzikë nuk ju bëjnë keq.

Çfarë ndodh me trupin tuaj?

Vetëm edhe ca javë deri në përfundim! Pesha e foshnjes ndikon në stilin tuaj të jetesës, përkulja është e pamundur e as mos provoni t`i lidhni këpucët. Mitra shtyp të gjitha organet në afërsi, ju mundon thartira në lukth, tretja e dobët, ndërsa ndonjëherë keni përshtypjen se nuk mund të merrni frymë ngaqë mushkëritë nuk kanë hapësirë që të zgjerohen.

Jeni lodhur me shtatzëninë?

Jeni lodhur pak dhe jeni të mërzitur nga shtatzënia, keni durim sepse edhe disa javë do të harroni gjithçka. Ka disa gjëra që mund të bëni gjatë këtyre javëve që të lehtësoni shtatzëninë.

Nuk keni gjumë: Barku është i madh andaj nuk mund të komodoheni. Ndjeni ankth në bark sepse organet e brendshme janë të ngushtuara, mushkëritë duhet të punojnë më tepër që të plotësojnë nevojën e rritur të organizmit për oksigjen andaj ju duket sikur po ju ikë fryma. Barku është më lartë andaj ju mërzit urthi dhe tretja e dobët, sa i përket fëshikëzës jeni mësuar të vizitoni shpesh tualetin.

Zgjidhja : Vendos disa jastëk rreth trupit, njërin vendose patjetër në shpinë ndërsa të tjerët mes gjunjëve. Para se të flini, partneri juaj mund të ju bëj masazh në vendet që keni dhembje. Që mos të zgjoheni në mes të natës, mos pini ujë një orë para se të shkoni në shtrat, mirëpo mos harroni të konsumoni lëngje gjatë ditës.

Ënjtja: Ënjtja mund të bëhet një problem i vërtetë në javët e fundit të shtatzënisë. Trupi juaj përmban ujë për shkak të rritjes së vëllimit të gjakut. Ënjtja do ju përfishjë fytyrën, këmbët dhe gishtat, deri në pikën që ndonjëherë ju nuk mund të hiqni unazën ose të mos jeni në mundësi të mbathni këpucët tuaja të preferuara.

Zgjidhja: Pini shumë lëngje. Edhe pse duket absurde, lëngu shtesë stimulon sekretimin e saj nga trupi dhe redukton ënjtjen. Sigurohuni që dita kurrë nuk do të jetë e gjatë në të njëjtën pozitë, sepse ënjtja ashtu rritet më shumë. Ndërroni shpesh pozitën e trupit, dhe kur keni mundësi, ngritni lart këmbët që të përshpejtoni qarkullimin.

Shpesh vizitoni tualetin: Ky është një simptom i zakonshëm i shtatzënisë, mund të ju bëjë problem kur shkoni dikund sepse në çdo çast keni nevojë për tualet. Shtypja në fëshikëz rritet në proporcion me rritjen e foshnjes tuaj dhe ashtu do të jetë deri sa të lindni.

Zgjidhja: Zgjidhja e vetme është të lind fëmija, andaj kurrë mos e mbani urinën sepse mund të shkaktoni infeksion të fshikëzës apo të traktit urinar.

Gjithçka mbi foshnjen tuaj

Fytyra e foshnjes tuaj duket ashtu si do të duket kur të lind, ende ka kohë të mbushen faqet mirëpo edhe ai proces është gati në përfundim. Tani foshnja lëviz kokën, hap sytë dhe bën lëvizje sikur të marrë frymë me hundë (edhepse ajri do të lëvizë në to pas lindjes).

Sa është foshnja?

Nëse do të lind tani, foshnja do të kishte shanse të mira të mbijetonte sepse është e rëndë rreth 1,400 gram dhe e gjatë 27 centimetra (nga koka deri në prapanicë).

Pyetjet më të zakonshme rreth shtatzënisë

Kam vënë re nga thimthat e mia rrjedh një lloj lëngu. A është një infeksion? Ajo që disa gra konsiderojnë infeksion është në të vërtetë qumështi i parë (colostrum), i pasur me substanca që rrisin sistemin imunitar dhe që foshnja e pi menjëherë pas lindjes. Tek disa gra qumështi paraqitet pas lindjes.

Nëse vëreni se nga thimthat ju rrjedh lëng, atëherë lani me butësi dhe thajeni me prekje të një pasnjëshme. Nëse ka nevojë, vendosni nën sytjenat fasha që do të absorbojnë lëngun dhe lagështinë eksesive.

Ndoshta në gjinj do të vëreni edhe disa nga simptomat e cekura:

  • Ndjeshmëri në prekje
  • Gjinjtë janë rritur edhe për një numër
  • Keni vena të theksuara
  • Janë paraqitur vija të bardha
  • Keni kruajtje nga zgjerimi i lëkurës dhe zmadhimi i gjinjve

Shtatzënia e shumëfishtë

Shumë binjakë menjëherë pas lindjes duhet të kalojnë një kohë të caktuar në kujdesin intenziv, nganjëherë në inkubator. Mos u shqetësoni, do të mund t`i vizitoni çdo ditë, është mirë të shtrydhni qumështin në një enë (biberon), në mënyrë që fëmijët të ushqehen me qumështin tuaj.

[/vc_tta_section][vc_tta_section title=“Java 31 e shtatzënisë: LINDJA AFROHET“ tab_id=“java31″]

Stomaku juaj bëhet paksa më i shtënguar! Gjithnjë mendoni rreth afatit të lindjes së foshnjes. Jeni të lodhur nga thartira në lukth si dhe tretja e dobët. Tani filloni të ecni duke u tundur për shkak se ligamentet e legenit lëshohen duke i lejuar më shumë hapësirë foshnjes. Mos u shqetësoni, nuk do të ecni përgjithnjë sikur rosë!

Çfarë ndodhë me trupin tuaj

Ashtu sikur pasha e foshnjes që shtohet (këtë javë kalon 1.500 gram!), do të ndjeni presion edhe në pjesë të ndryshme të trupit. Keni dhimbje në ije si dhe në pjesën e poshtme të shpinës. Më shumë hapësirë për foshnjen do të thotë më pak hapësirë për organet e tjera të brendshme. Gjithnjë e më shpesh ndjeni sikur nuk mund të mbusheni me frymë, keni gulçim. Stomaku juaj tani mund të pranojë vetëm sasi të vogël të ushqimit. Foshnja është shumë aktive, shqelmon vazhdimisht, do të ndjeni çdo lëvizje të saj, madje do të dalloni se ju shtyn me anë të duarve apo këmbëve të vogla. Kur foshnja kthehet, mund të ndjeni sikur këmbët i keni të mpirë dhe nevojën e papritur për të shkuar në banjë.

Gjithçka rreth fëmijës suaj

Mushkëritë e foshnjes suaj janë ende në zhvillim e sipër. Vetullat dhe qerpikët bëhen pak më të gjatë dhe flokët rriten më shumë. Fëmija njeh zërin tuaj dhe për atë mos hezitoni t’i flisni apo ta gëzoni duke kënduar për të. Madje edhe thonjtë e duarve nisin të rriten ku do të duhet t’ia preni pasi fëmija të lindë.

Sa është foshnja?

Foshnja këtë javë është rreth 1.600 gram ndërsa ka gjatësi rreth 28 centimetra.

Pyetjet më të shpeshta rreth shtatzënisë

Frikohem shumë nga lindja e fëmijës. Si mund të qëndrojë gjatë lindjes?

Kjo është një frikë që gjithë grate e ndjejnë dhe është krejtësisht normale. Dhe, kini parasysh se lindjet e tanishme nuk janë si ato të gjysheve tona më herët. Ka ilaçe të ndryshme dhe anestezi epidurale që mund të largojnë dhimbjen plotësisht. Nëse vendosni për anestezi epidurale, para se të shkoni në maternitet mund ta ndihmoni veten duke e minimizuar dhimbjen si në vijim:

  • Bëni shetitje
  • Bëni një tush ose banjë
  • Merrni frymë ashtu si jeni mësuar gjatë ushtrimeve për gra shtatzëna
  • Bëni masazh pjesës së poshtme të shpinës

Si ta kontrolloni dhimbjen gjatë kohës së lindjes

Më parë, gratë kanë lindur me asnjë mundësi lehtësimi. Sot, ka disa mënyra për t’ia lehtësuar dhimbjet seciles grua shtatzënë, por ekzistojnë dy opcione kryesore: ose përmes analgjetikëve apo qetësuesve që ndikojnë në tërë trupin, ose me anestezi locale që vepron vetëm në një pjesë të caktuar të trupit.

Analgjetikët (narkotikët): analgjetikët janë ilaçe sistematike që veprojnë në tërë organizmin. Ata injektohen në gjak dhe arrijnë në tërë trupin e deri edhe tek foshnja ende e palindur. Më shpesh përdoret “Demerol” e cila nuk bllokon tërësisht dhimbjen, por arrin në masë të konsiderueshme. Analgjetikët mund të kenë efekte anësore: shkaktojnë marramendje, vjellje dhe ngadalësim i rrahjes së zemres. Duhet të keni parasysh se ndjenja e përgjumur ju përcjell për disa ditë me rradhë.

Anestetikët: përfshijnë një game të gjërë të barnave, të cilët jipen me injeksion në pjesë të caktuara të trupit për të arritur lehtësimin e dhimbjes. Më shumë përdoret anestezi epidurale. Anesteziologët tërheqin gjilpërën përmes tubave të vegjël, në pjesë të zgjedhura të shpinës, konkretisht mes dy unazave të shpinës. Përmes tubit lëshohet lëngu i ilaçit me çka dhimbja përfundon. Për dallim nga narkotikët, të cilët hyjnë në trupin tuaj dhe lehtësojnë dhimbjen, por nuk e eliminojnë atë, ndërsa anestezia epidurale bllokon dhimbjet ndërmjet trupit dhe trurit tuaj.

Shtatzënia e shumëfishtë

A jam afruar drejt lindjes? gratë të cilat presin binjakë, kanë sulme dhe lëvizje të lehta në stomak. A ka filluar lindja? Shpesh ndodhë që nënat shtatzëna të shkojnë në maternitet duke pretenduar se ju ka ardhur koha e lindjes, por përfundojnë pa sukses. Konsultohuni tek gjinekologu juaj para se të shkoni në spital se sa kontraktime mund të keni para lindjes. Shumica e gjinekologëve theksojnë se nëse keni gjashtë ose më shumë kontraktime brenda një ore dhe nëse ato ndodhin në interval të rregullt kohor, atëherë paraqesin sinjal për lindje të mënjëhershme. Nëse e tejkaloni këtë numër, atëherë lëvizni mënjëherë!

Nëqoftëse lëngu amniotik ju është derdhur apo keni frikë se mund t’ju plas (kjo nuk nënkupton se gjithmonë duhet t’ju plas përnjëherë, mundet të zgjasë me ditë nga pak), atëherë shkoni në spital për tu siguruar. Kur keni ndonjë shqetësim, gjithmonë bisedoni me mjekun tuaj ose kërkoni burrit t’ju dërgojë në spital. Shumë gra vizitojnë shpesh klinikat dhe prap kthehen në shtëpi. Megjithatë, ia vlen për një moment të mos e leni veten në siklet dhe dhimbje.

[/vc_tta_section][vc_tta_section title=“Java 32 e shtatzënisë: PËRBALLIMI I DHIMBJES GJATË LINDJES“ tab_id=“java32″]

Tanimë veç e dini nëse lindja juja do të jetënë mënyrënatyrale apo përmes prerjes cezariane. Nëse lindni përmes rrugë vaginale, a keni vendosur për anestezi epidurale?

Gjatë kësaj jave duhet që fëmija juaj të lëshohet me kokë te poshtë. Rreth 96% e rasteve tek gratë që lindin, foshnjat janë me kokë te para, nëse nuk është kështu, ka mundësi që vet gjinekologu ta kthejë manualisht.

Çfarë ndodh me foshnjen tuaj

Ju mbeten vetëm edhe disa javë dhe ndoshta keni filluar që tani t’i numëroni ditët e lindjes. Nuk është aspak çudi, sepse ju dhemb i tërë trupi. Megjtihatë, përveç dhimbjes së shpinës dhe fryerjes së këmbëve, ju do të keni edhe disa shenja që ju paralajmërojnë lindjen e afërt. Nga thimthat e juaja ju rrjedh vazhdimisht një lëng i bardhë dhe i pastërt. Ky është qumështi i parë i nënës, e cila do të ushqejë foshnjen gjatë ditëve të para pas lindjes. Do të vëreni gjithashtu edhe sekrecion të bardhë vaginal të quajtur leukorea. Kjo dukuri është normale gjatë shtatzënisë dhe intensifikohet kur afrohet data e lindjes.

Mitra e zgjeruar i jep presion diafragmës, kështu që e keni vështirë të merrni frymë. Situate do të rregullohet mënjëherë sa foshnja të lëshohet poshtë legenit (zakonisht dy deri tri javë para lindjes). Mundohuni të uleni në mënyrë të drejtë, dhe kur flini vendosni disa jastëqe që të lehtësoni sikletin tuaj.

Këtë javë duhet t’i kushtoni rëndësi ënjtjes. Ënjtja e këmbëve është normale në shtatzëninë e avancuar, por nëse ju hasni ënjtje të fytyrës, dhimbje koke, dhimbje abdominal apo të përziera, konsultohuni me mjekun mënjëherë. Ndoshta bëhet fjalë për pre – eklampsi. Kjo është komplikim gjatë shtatzënisë, që karakterizohet kryesisht nga presioni i lartë i gjakut, proteinat në urinë dhe ënjtje të theksuara. Kjo ndodh tek 5 – 8% e shtatzënive.

Gjithçka rreth foshnjes suaj

Ngjajshëm me ju, edhe foshnja juaj ka ritmin e tij të përditshëm. Do të vëreni se në pjesë të caktuara të ditës do të ndjeni shtypje dhe shkelmime, ndërsa në kohë të caktuara nuk do të ndjeni asnjë lëvizje. Gjithashtu, foshnja ka edhe pozicionin e tij të preferuar në barkun e nënës. Këtë javë, foshnja edhe më shumë plotësohet dhe lëkura e saj gjithnjë e më shumë forcohet.

Sa është foshnja?

Foshnja është rreth 1.800 gram ndërsa ka gjatësi rreth 29 centimetra.

Pyetjet më të shpeshta rreth shtatzënisë

Frikohem shumë nga lindja. A lejohet gjatë lindjes të jetë i pranishëm edhe burri?

Shumica e grave zgjedhin ndonjë lloj forme të përgatitjes për lindjen e foshnjes, për shembull ushtrimet për gra shtatzëna të praktikuara në qendrat shëndetësore apo spitalet e lindjes. Sot, në disa maternitete, edhe burri lejohet që të merr pjesë gjatë lindjes, zakonisht në fazën deri sa zgjat hapja, dhe kur nuk janë ende të nevojshme mamitë dhe mjekët. Pra, shoqëria e partnerit tuaj mund të ndikojë si qetësues dhe mund të jetë shumë inkurajuese. Por, para se të lejoni burrin tuaj në sallën e lindjes, ai duhet të përgatitet për atë çka e pret. Ka burra që nuk janë shumë të sigurtë se mund ta përballojnë aktin e lindjes, gjë që është normale. Por, ata mund ta shohin foshnjen pasi të lindë ajo dhe pasi të pastrohet nga ana e mamive apo motrave medicinale. Përvojat e etërve të cilat kanë marrë pjesë në lindjen e fëmijëve të tyre janë shumë pozitive dhe është vërtetuar se lidhja e tyre emocionale ka qenë shumë e fuqishme me fëmijët e tyre.

Shtatzënia e shumëfishtë

Këtë javë duhet të përfundoni blerjet për fëmijët tuaj. Para së gjtihash, merrni pelena mjaftueshëm që mos të keni nevojë pas kthimit nga materniteti të shetiteni nëpër duqane. Pranë krevatit, duhet të vendosni ndonjë llampë, mundësisht me efekt zvogëlues të ndriçimit. Sepse, gjatë zgjimit natën, është mirë që dhoma të ketë ndriçim të zbehtë dhe të ndjeheni të lirë të lëvizni por edhe njëkohësisht të mos i pengojë drita foshnjes suaj.

[/vc_tta_section][vc_tta_section title=“Java 33 e shtatëzënisë: PËRGATITJET PËR DITËN E MADHE“ tab_id=“java33″]

A i keni bërë përgatitjet e duhura? A keni mbushur të gjitha që mund dhe duhet të merrni me vete? Është koha për të përgatitur gjërat më të nevojshme … foshnja po vjen së shpejti! Sigurohuni që telefoni juaj celular të jetë në dorë, dhe të jetë me bateri të mbushura.

Çfarë ndodh me trupin tuaj?

Pasiqë dita që do lindni po afrohet me shpejtësi, tashmë mund të ndjeni disa nga kontraktimet e rreme të quajtura Braxton Hicks. Vëreni se ndonjëherë stomaku shtrëngohet e më pas çlirohet, këto janë kontraktimet që e ndihmojnë trupin të përgatitet për lindjen e foshnjes. Nëse mund t’i duroni këto shtrëngime, sa më shpejt uluni dhe vendosni këmbët lartë, pas kësaj do të pushojnë. Në këtë javë është vështirë të bëni gjumë, sepse asesi nuk mund të gjeni një pozitë të rehatshme.

Blerja për fëmijën: çfarë ju duhet në të vërtetë?

Përveç krevat fëmijësh, pelena, shishe dhe gjësendeve tjera, nuk mund të ju dëmtojë nëse keni edhe ca gjëra për fëmijën. Merrni një bartëse në të cilën do sjellni në shtëpi fëmijën nga spitali. Mund ta huazoni, apo ndoshta ju tashmë keni një karrocë pjesa e lartë e së cilës konvertohet në një bartëse. Artikujt themelorë të fëmijës duhet të përfshihen pelenat, rrobat dhe batanijet. Merr disa sasi të pelenave, por mbani llogari në rast se del që foshnja është e rëndë apo e lehtë, dhe pelena e saj e blerë nuk përshtatet. Nëse keni llogari, mund të zëvendësoni ato. Pasiqë do i jepni gji fëmijës suaj, nuk ka dëm për të marrë një pompë të gjirit. Ato janë shumë të dobishme në javët e para pas lindjes, derisa qumështi nuk ka filluar të jetë i mjaftueshëm. Do ju nevojitet ndihma e pompës së gjirit, mund ta huazoni nga miqtë apo të afërmit mirëpo nuk është keq të keni shishen tuaj për ujë, dhe nëse nuk jeni në gjendje të jepni gji të keni qumësht në pluhur.  Dhe së fundi, çdo nënë duhet të ketë një karrocë fëmijësh. Sigurisht, ju mund të huazoni një karrige me rrota ose në qoftë se keni mundësi, të zgjedhni një të re, atë që ju pëlqen më shumë.

Gjithçka mbi fëmijën tuaj

Shqisat e foshnjës janë ende në zhvillim, në qoftë se flisni me të ajo ju dëgjojnë. Bota e foshnjes është plot me tinguj të ndryshëm, përveç zërit tuaj ajo dëgjon kërcitjen në zorrët tuaja dhe rrjedhjen e ajrit përgjatë mushkërive tuaja çdoherë që merrni ajër. Rrahjet e zemrës suaj kanë efekt qetësues tek foshnja, ndërsa lëkura e fëmijës është me ngjyrë të kuqe të theksuar, mirëpo zbehet nga pak dhe merr ngjyrë natyrale.

Sa është foshnja juaj?

Foshnja është rreth 2.000 gramë dhe e gjatë 30 cm (nga koka në prapanicë).

Pyetjet më të zakonshme rreth shtatëzënisë

A do kem nevojë për prerje cezariane? A do mund të jap lindje në mënyrë natyrore? Kur lindni foshnjën e parë është e vështirë të parashikohet se si do rrjedhë lindje përderisa nuk fillon. Shumica e grave lindin normal, në mënyrë vaginale, sepse prerja cezariane rekomandohet vetëm nëse ka arsye mjekësore apo nëse pozita e foshnjes është e mbrapshtë. Prerja cezariane gjithashtu u rekomandohet grave me shtat të vogël që lindin foshnje të mëdha.

Shtatëzënia e shumëfishtë

Përgatitjet për spital

Edhe gratë shtatëzëna duke pritur binajkë duhet të kenë të njejtat gjëra sikur nënat tjera. Pyetni në maternitet se çfarë guxoni të merrni me vete, nga veshjet deri tek gjërat higjienike. Nuk është keq që të merrni edhe çorape sepse në koridoret e maternitetit di të bëjë ftohtë, kështuqë nuk është e përshtatshme të shkoni zbathur në banjo apo tualet. Merrni edhe mbathjet tuaja, sigurohuni që të mund të ecni komod me to, dhe sigurisht merrni edhe celularin me një karikues për të.

[/vc_tta_section][vc_tta_section title=“Java 34 e shtatzënisë: SI DO TË NDJEHEM NË MATERNITET?“ tab_id=“java34″]

Mendoni rreth asaj se si do të jetë ajo ditë madhështore? Para së gjithash është e nevojshme të dini shenjat e parakohshme të lindjes! Këto janë:

  • Dhimbje të ngjajshme sikur dhimbjet menstruale (ndonjëherë të shoqëruar me diarre, tretje të dobët dhe të përziera),
  • Sekrecion i lëngshëm ngjyrë rozë ose kafe,
  • Rrjedhje e lëngut amniotik.

Çfarë ndodh me trupin tuaj

Tanimë jeni adaptuar me dhimbjet e shpinës, të barkut dhe të gjitha dhimbjeve tjera që ju kanë shoqëruar gjatë tërë periudhës së shtatzënisë. Ndoshta mund të keni ënjtje të këmbëve, e ndonjëherë edhe të fytyrës dhe duarve. Kjo ënjtje shkaktohet pjesërisht nga hormonet e shtatzënisë që e bëjnë trupin tuaj të mbajë lëngje për të plotësuar nevojat e foshnjes. Lehtësoni këto probleme duke pirë ujë mjaftueshëm dhe duke i ngritur këmbët lart. Mos u shqetësoni, shumica nga këto simptoma të pakëndshme do të largohen mënjëherë pas lindjes së foshnjes. 5-10% e rasteve të shtatzënisë me ënjtje të vazhdueshme, mund të jetë problem serioz i quajtur preeclampsia. Megjithatë, mjeku juaj do të kontrollojë vazhdimisht gjendjen.

Zakonisht, në televizion dhe nëpër filma lindja duket shumë e shpejtë dhe dramatike. Në jetën reale, në të vërtetë ju do të jeni në spital me orë të tëra duke pritur deri në momentin e shtrirjes për lindje. Kjo do të thotë, se nuk ka asnjë arsye për t’u ngxituar deh shqetësuar. Edhe pse kjo pyetje do t’ju duket shumë qesharake, por, a e keni përcaktuar rrugën me çka do të udhëtoni deri në spital? A e dini se cila rrugë është më e shpejtë deri në spitalin më të afërt? Nëse nuk i merrni edhe këto gjëra parasysh, ju rekomandojmë që t’i shikoni të gjitha mundësitë deri në arritjen më të lehtë dhe të shpejtë për në spital.

Gjithçka rreth fëmijës suaj

Muskujt e foshnjes janë më të fortë, ajo mund të lëvizë kokën duke e kthyer nga njëra anë në tjetrën. Nëse jeni duke pritur një djalë, testikujt e tij zbrsin në skrotum. Sytë i ka të hapura kur është zgjuar dhe të mbyllura kur fle gjumë.

Sa është foshnja?

Këtë javë, foshnja ka peshë rreth 2.250 gramë dhe gjatësi 32 centimetra.

Pyetjet më të shpeshta rreth shtatzënisë

A duhet të marr me vete pompen për gjidhënie me vete në spital?

Nuk ka nevojë që të merrni me vete pompen në spital. Motrat medicinale do t’ju sjellin foshnjen në çdo tri orë për t’i dhënë gji. Foshnja e cila mund të thithë, për të është pompa më e mirë. Përveç kësaj, në spital do t’ju tregojnë rreth gjidhënies dhe si të gjindeni me foshnjen tuaj. Para se t’ju vijë qumështi, rreth thimthave do tju rrjedhë lëng i bardhë i pastërt (kolostrum). Ky është qumështi i parë që fillon të formohet në indet e gjirit, në tremujorin e dytë të shtatzënisë. Përafërsisht, 48 deri 72 orë pas lindjes vjen qumështi i duhur. Mbani mend se, sa më shumë foshnja të thithë, aq më tepër do të keni qumësht. Këtu vlen rregull se “oferta varet nga kërkesa”.

Shtatzënia e shumëfishtë

Gjatë pritjes së binjakëve, në javën e 34-të keni përshtypjen se jeni më gjërë se sa gjatë. E keni të vështirë për të lëvizur dhe nuk mundeni vet të lëvizni nga vendi pa ndihmën e dikujt. Në këto javët e fundit, e keni të vështirë të merrni pozicion të rehatshëm. Çfarë mund të bëni?

Gjithmonë pranë jush duhet të keni jastëqe për ta bër gjendjen më të lehtë. Vazhdoni të pini mjaft ujë që të parandaloni kontrakcionet e parakohshme dhe ënjtjet. Gjithmonë kujdesuni që të mbani këpucë të rehatshme dhe të qëndrueshme për këmbët tuaja. Për më tepër, këpucët e rehatshme zvogëlojnë dhimbjen e shpinës.

[/vc_tta_section][vc_tta_section title=“Java 35 e shtatëzënisë: GJËRAT THELBËSORE TË GJIDHËNIES“ tab_id=“java35″]

Çfarë do të ndodh kur të lind foshnja? Do ishte mirë që ndonjë i afërm i juaji të ju ndihmojë rreth përgatitjes së ushqimit dhe pastrimit. Tani është koha e duhur ta mbushni frigoriferin tuaj që t’i keni të gjitha gjërat afër, bëni gjumë të mjaftueshëm sepse do ju nevojitet energji.

Çfarë ndodh me trupin tuaj

Foshnja është zmadhuar dhe me të edhe ju, keni përshtypjen se trupi juaj nuk ka kufi. Duhet patur durim sepse ju ka mbetur edhe pak kohë. Nuk ju vijnë të ngushta vetëm rrobat; edhe organet e brendshme kanë më pak hapësirë. Hani më pak mirëpo shpesh, sepse lukthi nuk ka ku të zgjerohet. Do të vini re se stomaku juaj tensionohet herë pas here, veçanërisht në qoftë se keni qenë gjatë kohë në këmbë. Këto janë kontraktimet e rreme të quajtur kontraktimet Braxton Hicks, dhe janë krejtësisht normale.

Bazat e gjidhënies

Qumështi i nënës është ushqimi i përsosur për fëmijën tuaj. Ai jo vetëm që përmban të gjitha materiet ushqyese të nevojshme, por përmban edhe antitrupa për të luftuar sëmundjet, është në dispozicion në temperaturë ideale – që do të thotë nuk ka nevojë të sterilizoni shishet në mes të natës e as të matjeve të sasisë së nevojshme. Por kjo nuk do të thotë se fëmija juaj menjëherë do të dijë se si të thith. Kjo merr disa ditë ushtrime.

Foshnjet pëlqejnë të thithin: Refleksi i thithjes është i fortë tek foshnjet andaj edhepse nuk është e uritur foshnja vazhdon të thithë buzët e veta. Ritmi i ushqyerjes nuk vendoset menjëherë, fillimisht foshnja thith çdo dy orë sepse më lehtë e tretë qumështin e nënës.

Përgatitni trupin për të dhënë gji: Dhënia e gjirit nuk kërkon ndonjë përgatitje të veçantë, nëse ju nuk keni thimtha të përmbysura, të cilat e bëjnë të vështirë për fëmijën që të thith. Por, me ndihmën e ndonjë mamie në maternitet, edhe kjo pengesë mund të tejkalohet. Trupi juaj është duke u përgatitur për dhënien e gjirit duke rritur indet në gji gjatë shtatzënisë. Këta inde janë në fakt fabrikë për prodhimin e qumështit, në çka trupi juaj konvertohet pas lindjes së fëmijës. Në javët e fundit të shtatzënisë për shumë gra qumështi rrjedh vetëvetiu. Por, ai lëng i ndritshëm i bardhë është në të vërtetë qumështi i parë (colostrums), i cili i paraprin qumështit të vërtetë dhe është i mbushur me antitrupa për fëmijën, dhe është i mbushur me të gjitha materiet ushqyese të parashikuara në ditët e para pas lindjes.

Në repartin e maternitetit do të merrni këshilla se si të jepni gji. Çdo fillim është i vështirë, por mbani në mend se ju nuk jeni vetëm. Derisa jepni gji, thimtha dhe rrethi rreth tij duhet të jetë në gojën e foshnjës. Nëse foshnja thith vetëm majën e dalë, ajo së shpejti do të kthehet në të kuqe dhe do të keni dhimbje. Në fillim, do të jetë e vështirë për të detyruar fëmijën të mbështjellë tërë majen e gjirit më gojë , por me një përpjekje të vogël, ju dhe fëmija juaj do të bëheni profesionistë të vërtetë.

Gjithçka mbi foshnjen tuaj

Nga java e 35-të foshnja juaj është e zhvilluar plotësisht. Qimet e buta që kanë mbuluar trupin e foshnjes do të zhduken. Yndyra nënlëkurore është më e trashë për të mbajtur foshnjen ngrohtë pasi që të jetë larguar nga mitra. Në javët e fundit foshnja ka zhvilluar një ritëm të gjumit, që nuk ka të bëjë me atë nëse është ditë apo natë.

Sa është foshnja?

Foshnja tani peshon reth 2.500 gramë dhe është e gjatë 33 cm (nga koka në prapanicë).

Pyetjet më të zakonshme rreth shtatëzënisë

Në qoftë se thithat e mia janë tërhequr, a do të jem në gjendje për të dhënë gji?  Po, ju do të jeni në gjendje të jepni gji. Në disa raste, do ju duhet një ndihmë e vogël, por është e mundur. Kur fëmija fillon të thith, ndodh që thithat e përmbysura fillojnë të zgjaten pak. Përveç kësaj, para të ushqyerit, me gishtin tregues mund të bëni masazh që thitha të dalë, dhe të jetë më lehtë për fëmijën për ta pranuar. Duke përdorur pompë disa minuta para se të ushqeni fëmijën, thitha mund të dalë pak jashtë.

[/vc_tta_section][vc_tta_section title=“Java 36 e shtatzënisë: A DO TË LIND?“ tab_id=“java36″]

A jeni të vetëdijshëm për simptomat e lindjes? Mjeku juaj do t’ju japë të gjitha sqarimet e nevojshme. Shihni ëndrra të çuditshme? Kjo është normale, ëndrrat janë shumë më të gjalla pak para lindjes. Keni kujdes, në qoftë se ju ndjeni nevojën e papritur për të larë të gjitha dritaret e banesës, është një shenjë e sigurtë se së shpejti do të shkoni në maternitet.

Çfarë ndodh me trupin tuaj?

Ju keni hyrë në muajin e fundit të shtatzënisë – Urime! Ndoshta jeni të etur për t’u njohur me fëmijën tuaj dhe të shpëtoni nga të gjithë gjërat e padëshirueshme që shoqërojnë shtatzëninë. Urthi ju mërzit çdo ditë. Ashtu siç mitra shtyhet lart në stomak, acidet e saj shkojnë në ezofag. Tretja e ngadaltë gjithashtu rrit urthin (tharrtirë) pas qëndrimeve të ushqimit një kohë të gjatë në lukth.

A do të lind?

Do të thoni se e dini kur do filloni të lindni, apo jo? Kjo nuk ështe gjithmonë kështu. Ndoshta ju jeni një nga ata pak me fat që u plas uji, pastaj e dini me siguri se duhet të shkoni në maternitet. Megjithatë, shumica e grave nuk janë të sigurtë kur fillon procesi i lindjes. Edhe pse ne e dimë se truri sekreton hormonin oksitocinë për të stimuluar kontraktimet e mitrës, shkencëtarët nuk e dinë pse kjo ndodh, ose kur ndodh. Sipas një teorie, mitra dhe qafa e mitrës janë gradualisht duke u bërë gjithnjë e më shumë të ndjeshme ndaj efekteve të oksitocinës ndërsa i afrohemi ditës së dorëzimit apo lindjes. Edhe pse nuk e shihni ose nuk ndjeni sekretimin e hormoneve të shtatzënisë, ju mund të vëreni shenja të tjera që ju tregojnë se lindja është afër. Për shembull, vini re se foshnja ka rënë poshtë. Në një moment, pak para lindjes, fëmija juaj i ardhshëm zbret në legen. Kjo mund të ndodhë disa javë ose disa orë para lindjes.

Qafa e mitrës zgjerohet: Edhe pse nuk jeni në gjendje për të përcaktuar nëse qafa e mitrës ka filluar të hapet – ky proces është quajtur zgjerim – mjeku do ta kontrollojë një herë në javë në muajin e fundit të shtatzënisë. Duhet të mbani në mend se hapjes mund t’i duhen disa javë. Ju mund të hapeni, dy apo edhe tre gishta para se të fillojë puna e vërtetë. (Vetëm kur qafa e mitrës është e hapur rreth dhjetë centimetra, ju jeni gati për të „dorëzuar“ fëmijën).

Ju ka rënë tapa e mukozës: Çepi i mukozës ndodhet në fillim të mitrës.  Mukoza e trashë bie në një kohë para lindjes së foshnjës. Kjo mund të ndodhë befas ose gradualisht. Ndoshta edhe nuk do ta vëreni kur ju bie çepi apo tapa e mukozës. Kur kjo ndodh, nuk do të thotë që ju jeni në çastet e lindjes, sepse mund të shkojë orë ose ditë përpara se të filloni të keni përpjekje të vërtetë.

Papritmas ju keni një fluks të fortë të energjisë: Përveç asaj që po ndodh në trupin tuaj, energjia shpërthyese është një tjetër personazh i pazakontë në prag të lindjes së fëmijës. Shumë gra ndjejnë këtë fluks të papritur të fuqisë për disa ditë para lindjes të foshnjës. Disa gra shtatzëna kanë thënë se posedonin nevojë për të punuar, pastruar apo përgatitur ushqime.

Keni kontraktime të rregullta dhe të forta: Në këto çaste është vështirë të dalloni kontraktimet e rreme me ato të vërteta, mirëpo kur filloni të dorëzoni, kontraktimet ndalojnë vetëm kur jeni ulur apo shtrirë. Përveç kësaj, kontraktimet e vërteta ndjehen në pjesën e poshtme të shpinës dhe jo në stomak. Filoni të matni kohën në mes kontraktimeve, dhe nëse keni gjashtë brenda një ore, atëherë jeni afër lindjes.

Ka plasur uji: Në mitrën tuaj, foshnja është e vendosur në një “thes” të lëngut amniotik. Për disa pacientë, lindja fillon kur prishet qesja dhe lëngu rrjedh jashtë përmes vaginës, megjithatë lengu mund vetëm të pikojë dhe mos të derdhet si ujëvarë. Përderisa urina ka një erë të veçantë, lëngu amniotik praktikisht nuk ka erë. Ndryshe nga simptomat e tjera të mësipërme, kur ju prishet uji, nuk ka dyshim që duhet të shkoni në maternitet.

Gjithçka rreth foshnjes suaj

Foshnja juaj deri para disa ditëve kërcente në të gjitha anët, ndërsa tani pëlqen që të rrijë qetë në një pozitë të pëlqyer. Të themi, i pëlqen që të pushojë me kokën mbështetur në placentë dhe këmbët shtrirë në brinjët tuaj- e cila është pozita ideale për lindje. Lëvizjet janë më pak të shpeshta pasiqë ka më pak vend. Nga ky moment fëmija rritet më ngadalë, mirëpo prap fiton në peshë.

Sa është foshnja?

Tani foshnja është rreth 2,800 gram dhe e gjatë rreth 34 centimetra (nga koka në prapanicë”).

Pyetjet më të zakonshme rreth shtatzënisë

A do të duhet të lind me prerje cezariane ?

Ka disa arsye pse një gjinekolog do të sugjerojë një lindje cezariane. Për shembull, shumica e gjinekologëve konsiderojnë se një prerje cezariane duhet të kryhet, nëse foshnja është në pozitë të mbrapshtë, që është në qoftë se ka këmbët përpara e jo kokën. Përveç kësaj, në qoftë se ju jeni e imët dhe në pritje të një fëmije të madh, shumica e mjekëve nuk duan të marrin rrezikun dhe sugjerojnë lindje cezariane.

Shtatzënia e shumëfishtë

Dhe këtë javë ju duhet të kaloni në përgatitje për ardhjen e foshnjës. Sterilizoni shishet, sigurohuni që keni mjaft pelena, pelena të lagështa dhe krema anti-skuqje të lëkurës. Nëse keni marrë pjesë në ushtrime për shtatzënat, ushtroni frymëmarrjen dhe çdo gjë tjetër që ju kanë mësuar atje.

[/vc_tta_section][vc_tta_section title=“Java 37 e shtatzënisë: INDUKSIONI“ tab_id=“java37″]

Foshnja pothuajse ka përfunduar rritjen, që do të thotë se data është shumë afër!

Çfarë ndodh me trupin tuaj?

Ju mungon vetëm një javë deri në datën e dorëzimit të vërtetë. Stomaku i mëparshëm u kthye në një top të madh basketbolli. Organet e brendshme nuk kanë më ku të shkojnë. Thartira në lukth, dispepsia dhe mostretja tani janë probleme të vazhdueshme sepse nuk ka vend në barkun tuaj për ushqim. Tani e keni të vështirë të lëvizni, ecni apo të fleni. Gjithçka është gati për të lindur.

Induksioni i lindjes

Mjekët nuk janë të sigurtë pikërisht ajo që shkakton fillimin e lindjes. Teoria mbizotëruese është se për atë janë përgjegjës hormonet e shtatzënisë, sekretimi i të cilëve rritet pak para lindjes së fëmijës. Truri lëshon hormonin oksitocinë, i cili sinjalizon trupin për të filluar tkurrjen e duhur, ndërsa qafën e mitrës të hapet. Megjithatë, disa gra kanë nevojë për ndihmë mjekësore për të përshpejtuar fillimin e lindjes. Atëherë gruaja lind në të ashtuquajturin induksion, e cila është në të vërtetë shkaktim i kontraktimeve me ndihmën e barërave.

Arsyet për induksionin e lindjes

Shëndeti i foshnjës: Gjinekologu do të monitorojë nga afër gjendjen e fëmijës në të gjithë shtatzëninë. Nëse ju dyshoni se diçka kërcënon fëmijën, për shembull në qoftë se placenta nuk siguron ushqim të mjaftueshme, do të sugjerojnë lindja të bëhet me ndihmën e barërave.

Shëndeti i nënës: Disa situata të rrezikshme kërkojnë induksion e lindjes, të tilla si: diabeti gestacional, gjakderdhje në gjysmën e dytë të shtatzënisë, placenta përpëlitet, pre-eklampsia apo tensioni i lartë që ndodh për shkak të shtatzënisë. Ky ndërlikim ndodh në 10 për qind e grave shtatzëna. Në pre-eklampsi, tensioni i lartë i gjakut tek nënat ngadalëson rrjedhjen e gjakut në mitër, që do të thotë në fëmijën. Prandaj, mund të ndodhë që fëmija mos të marrë oksigjen të mjaftueshëm.

Keni mbajtur më tepër: Nëse data e dorëzimit ka kaluar para një ose dy javë. Në këtë rast, placenta nuk ka kapacitet të mjaftueshëm për të ushqyer foshnjën. Kjo është arsyeja pse mjekët zgjedhin lindje të detyruar.

Lindja e fëmijës rrjedh ngadalshëm: Nëse keni filluar me lindje, por procesi nuk po ecën si duhet, mjeku ose mamia do të ju japin disa ilaçe për të forcuar kontraktimet. Për shembull, nëse keni ujin e thyer, por nuk mund të hapni qafën e mitrës, do të merrni një injeksion për të shpejtuar lindjen.

Gjithçka rreth foshnjes suaj

Me 37 javë, trupi i fëmijës suaj është zhvilluar pothuajse tërësisht dhe është i gatshëm për jetë të pavarur jashtë mitrës. Mushkëritë e saj, të cilat janë të mbushura tani me lëngun amniotik, janë të gatshëm për të marrë frymën e parë.

Sa është foshnja?

Foshnja tani është rreth 3,000 gramë dhe e gjatë 35 centimetra (nga koka në prapanicë).

Pyetjet më të zakonshme të shtatzënisë

Frikohem nga induksioni. Si duket një lindje e induktuar?

Tek lindjet normale, qafa e mitrës hapet, dhe kur të jetë plotësisht e hapur nëna mund të “shtyjë” dhe të dërgojë foshnjen përgjatë kanalit të lindjes. Para se të vendosni për induksionin, obstetër që ju lindin do të ju shqyrtojnë në tryezë për të parë se si jeni të hapur dhe të vlerësojnë statusin e fetusit. Nëse mendojnë se ata duhet të fillojnë me induksionin, do të merrni ilaç intravenoz që ka të njëjtin efekt si oksitocina, hormoni natyral. Fillohet gradualisht deri në krijimin e kontraktimeve normale të mitrës, të cilat shkaktojnë hedhjen e lëngut dhe hapjen e qafës së mitrës. Ky ritëm vazhdon të mbahet, por në qoftë se kontraktimet janë shumë të forta, doza e ilaçit reduktohet.

Shtatzënia e shumëfishtë

Shumë nëna të reja të binjakëve hidhen menjëherë në detyrat prindërore, pa u brengosur se edhe vetë kanë nevojë për rikuperim. Duhet ta keni parasysh se trupi juaj ka kryer një akt të madhërishëm dhe është i lodhur, andaj kujdesuni për veten që mos të përfundoni në shtrat. Duhet të keni kujdesin tek perineumi, ku gjatë lindjes së fëmijës jeni prerë (episiotomy), ose tek plaga, nëse keni pasur një fëmijë me prerje cezariane. Shumë gra shtatzëna vuajnë nga hemorroidet, por ato mund të shërohen pas lindjes. Për këtë do ju ndihmojë kremi ​​hidrokortizon që ju do e merrni me recetë ose vaji që mund të blihet në farmaci. Rripa stomaku janë të rekomanduara kryesisht për nënat që kanë lindur binjakë apo më shumë foshnje. Këto rripa mbështesin mitrën dhe e ndihmojnë për t’u kthyer në pozicionin e saj origjinal. Si mund të dini nëse jeni stërlodhur? Ju do të dini! Shumë gra kanë një ndjesi djegie të perineumit ose ndjesi nga prerja cezariane nëse stërlodhen. Gjithashtu, mund të ndodhë që mund të rritet gjakderdhja vaginale, që do të thotë se trupi juaj dërgon një mesazh për të ngadalësuar tempon.

[/vc_tta_section][vc_tta_section title=“Java 38 e shtatzënisë: ÇFARË MUND TË PRISNI GJATË LINDJES“ tab_id=“java38″]

Javët e fundit të shtatzënisë mund të jenë ndër më të vështirat: jeni në tension të vazhdueshëm dhe vetëm parashikoni lindjen. Kontraktimet e rrejshme apo Braxton Hicks bëhen gjithnjë e më të shpeshta dhe më të forta. Paketoni gjërat tuaja dhe rrini gati. Foshnja do të arrijë së shpejti!

Çfarë ndodh me trupin tuaj

Gjendeni në një pikë kulmuese: gjatë javës së 38-të të shtatzënisë, me të vërtetë dëshironi ta përfundoni lindjen sa më parë. Dhimbja në shpinë si dhe dhimbja e këmbëve jep presion për lindje sa më të shpejtë. Në këtë periudhë, ndodh që gruaja shtatzënë të ndjejë kontraktime të rrejshme gjatë tërë ditës. Qafa e mitrës përgatitet për hapje. Do të vëreni një sekrecion të bardhë vaginal, ndonjëherë e përzier me gjak për shkak se qafa e mitrës bëhet gjithnjë e më e hollë.

Çfarë mund të prisni gjatë lindjes?

Në televizion dhe nëpër filma, grate shtatzëna shpesh thonë: “Ka ardhur koha” dhe nxitojnë për në spital, dhe pak çaste më vonë mbajnë foshnjen në krahët e tyre. Në jetën reale, lindja ështa një proces, jo një ngjarje e çastit.

Lindja e fëmijës mund të ndahet në tri faza: faza e parë apo latente; faza e dytë apo aktive; dhe faza e tretë apo kalimtare, pak para arritjes së foshnjes në jetë.

Faza e parë: kjo fazë mund të zgjasë nga disa orë deri në disa ditë, por kontraktimet që do të keni në këtë faze mund të jenë të shkurtra dhe të qëndrueshme. Gjatë kësaj periudhe, ju do të vazhdoni të silleni normalisht. Ju mund të lani lirisht enët e shtëpisë, të pastroni rrobat dhe të shikoni television. Gjinekologu do t’ju tregojë të numëroni kontraktimet brenda një ore, deh nëse ato intensifikohen, ju duhet të shkoni mënjëherë në spital. Qafa e mitrës si rezultat i kontraktimeve do të hapet dalëngadalë. Në fazën e parë qafa e mitrës do të hapet përafërsisht 3 centimetra.

Faza e dytë: faza e dytë shkakton kontraktime të rregullta dhe intenzive. Tani paraqiten tkurrjet në çdo 3-5 minuta dhe zgjasin më shumë se 30 sekonda. Kontraktimet fillojnë ngadalë, pastaj bëhen më të forta duke arritur majën e dhimbjeve të forta, dhe në fund ngadalë duke e ulur intenzitetin e dhimbjes. Kjo fazë nuk zgjat aq sa i pari, mund të ndodh me orë, por jo me ditë.

Qafa e mitrës zgjerohet me çdo kontraktim. Mund të ndodh që gjatë kësaj faze t’ju derdhet uji ose mjeku t’ju përshpejtojë lindjen. Në fund të kësaj faze, qafa e mitrës do të hapet rreth 4-7 centimetra. Meqenëse në këtë minutë mund të jeni shtrirë në spital, do t’i nënshtroheni një aparati për matjen e rrahjeve të zemrës së foshnjes. Me forcimin e kontraktimeve, rekomandohet që ju të merrni frymë ashtu siç ju kanë mësuar gjatë ushtrimeve të shtatzënisë, ose merrni ndonjë ilaç për lehtësimin e dhimbjes.

Faza e tretë: kjo është faza e fundit që paraprin daljen e mënjëhershme të foshnjes në jetë. Në fund të kësaj faze, mjeku do t’ju jape udhëzime se kur duhet të sforcoheni më shumë. Qafa e mitrës hapet rreth 7-10 centimetra në mënyrë që foshnja tëketë vend të mjaftueshëm për të dale. Është shumë e rëndësishme që të sforcoheni apo jepni shtytje vetëm kur mamia apo motra medicinale ju tregon, sepse shtytjet e parakohshme ju çojnë në ënjtje dhe lindje të rënda.

Lindja e fëmijës: tani, kur qafa e mitrës është plotësisht e hapur, ju jeni gati për tendosje apo shtytje më të mëdha. Mamia do t’ju jape udhëzime se kur duhet të nxitni shtrëngimet dhe kur të pushoni, deri sa fëmija bie në kanalin e lindjes e më pas të përfundojë në duart e juaja.

Gjithçka rreth foshnjes suaj

Organet e brendshme të foshnjes janë të zhvilluar plotësisht. Dhe, sa vjen e ngushtohet në mitrën tuaj duke u përgatitur për jetën në botën e jashtme.

Sa është foshnja?

Foshnja peshon rreth 3.100 gramë dhe ka gjatësi 35 centimetra (nga lart deri në prapanicë).

Pyetjet më të shpeshta rreth shtatzënisë

Foshnja ime nuk e ka kokën të kthyer te poshtë. A do të jem në gjendje të lind foshnjen në mënyrë normale ose të kem prerje cezariane?

Gjatë lindjes së fëmijës në mënyrë normale, në kanalin e lindjes së pari del koka e foshnjes. Por, nganjëherë ndodh që fëmija të mos nxjerr së pari kokën por prapanicën. Kjo pozitë e daljes së foshnjes me legen ndodh në 3-4% të të gjitha lindjeve. Foshnja në barkun tuaj bën shpesh lëvizje dhe gjimnastikë dhe për këtë arsye mund të përfundojë që të dal me prapanicë te poshtë. Por, ndodh që foshnja të ndërrojë pozicionin dhe të kthehet ashtu si duhet të jetë.

Mjekët shpesh vendosin që gratë të lindin në rrugë vaginale, pavarsisht nga fakti se foshnja nuk e ka pozitën e volitshme për lindje. Zakonisht, kjo ndodh kur gruaja nuk është e imët, kur foshnja nuk është shumë e madhe dhe me peshë, kështuqë edhe lindja natyrale do të ishte e mundur. Mirëpo, nëse nëna ka komplikime për arsye të ndryshme që verifikohen nga mjekët, atëherë asaj i rekomandohet lindja me prerje cezariane.

[/vc_tta_section][vc_tta_section title=“Java 39 e shtatzënisë: TAKIMI ME FOSHNJEN“ tab_id=“java39″]

Shfrytëzoni këtë javë për të pushuar dhe që të përgatiteni për fëmijën. Shetitjet e gjata dhe lëvizjet e shumta mund të përshpejtojnë lindjen. Shumicës së femrave mund t’ju bjerë çepi apo tapa e mukozës 1-2 javë para lindjes, ndërsa të tjerëve ndodh në ditën e lindjes. Nëse çepi është ngjyrë rozë apo i mbuluar me gjak, kjo zakonisht tregon se ju do të lindni ditën e nesërme.

Çfarë ndodh me trupin tuaj?

Ju ka mbetur vetëm edhe një javë, edhepse mjekët besojnë se mund dhe jeni në përfundim për lindjen e foshnjes. Foshnja tani është paksa ngushtë në mitren tuaj, për atë mund edhe të vëreni se fëmija nuk ju shkelmon si më herët. Meqenëse, tani jeni me peshë shumë të ngarkuar, mushkëritë tuaj janë pothuajse të shtrydhur dhe të ngushtuar, dhe gjithmonë e më shumë frymëmarrja ju rrallohet dhe mezi merrni frymë. Ushqimi ju tretet shumë ngadalë dhe dobët, por megjithatë keni nevojë të hani nga pak për çdo ditë.

Takimi juaj i parë me fëmijën

Sigurisht, që ka gjatë kohë që mendoni – ose më saktë ëndërroni se si do të duket fëmija juaj. Nëse keni paramenduar ndonjë topolak me fytyrë tëpërsosur, që zakonisht i zbukuron faqet e para të revistave të njohura, ju mund të habiteni nga pamja e të porsalindurit tuaj. Lindja nuk është e vështirë vetëm për ju, kjo është një përpjekje e madhe edhe për foshnjen tuaj.

Për këtë arsye duhet të mbani mend disa fakte:

Fytyra e foshnjes: pas kalimit nëpër kanalin e ngushtë të lindjes, fëmija juaj do të jetë i skuqur dhe i fryrë.

Koka e foshnjes: eshtrat e kafkës së foshnjes janë të buta dhe mund të deformohen disi gjatë kalimit nëpër kanalin e lindjes. Për këtë arsye, ndonjëherë koka duket asimetrike dhe në disa vende sikur e “përplasur”, por të gjitha do të bien në vend pas 1-2 javëve.

Lëkura e foshnjes: brenda mitrës foshnja ka jetuar e rrethuar nga të gjitha anët me lëngun amniotik. Për të mbrojtur lëkurën e fëmijës suaj, trupi i tij është i mbuluar me një shtresë mbrojtëse të quajtur vernix. Kjo shtresë ngdalë zhduket me afrimin e ditë së lindjes, edhepse një pjesë mbetet në rrudhat apo palët e lëkurës së foshnjes.

Qimet e foshnjes: gjatë zhvillimit të fëmijës, qime të buta si lloj gëzofi mbulojnë trupin e tij dhe përdoren si mbështetje për formimin e lëkurës. Me afrimin e ditës së lindjes, këto qime të holla e të buta zhduken, edhepse mund të ndodh që këto të mbesin edhe pas lindjes. Shumë foshnje kanë qime dhe sasia varet nga foshnja në foshnje. Megjithatë, këto qime të para dallojnë nga ato që do dalin pas disa javësh. Dhe, mos mendoni se foshnja juaj do të ketë të njejtën ngjyrë të flokëve ashtu sikur pas lindjes, me kohë ngjyra mund të ndryshojë.

Sytë e foshnjes: ngjyra e vërtetë e syve të të porsalindurit do të dihet plotësisht të paktën pas dy muajve, e nganjëherë edhe pas gjashtë muajve. Sytë e foshnjes suaj varen së pari nga faktori trashëgues.

Gjithçka rreth foshnjes suaj

Në këtë javë të shtatzënisë, foshnja me siguri është pozicionuar me krye te poshtë, ndërsa prapanica përballet drejt brinjëve tuaj. Në është foshnja juaj e pare, ajo do të lëshohet kah stomaku disa ditë ose disa javë para lindjes. Qime të lehta dhe të buta që mëparë kanë mbuluar tërë trupin e foshnjes, tanimë janë zhdukur dhe kanë rënë, për atë vetëm në kokë mbesin flokët.

Sa është foshnja?

Foshnja tani peshon rreth 3.100 gramë, edhepse mund të jetë edhe më e rëndë se kaq, por edhe më e lehtë. Gjatësia e foshnjes është 35 centimetra (nga koka deri në pjesën e poshtme të prapanicës.)

Pyetjet më të shpeshta rreth shtatzënisë

A është i pranishëm mjeku gjatë tërë kohës së lindjes?

Kur vjen koha që të lindni foshnjen, mjeku juaj do të jetë aty prezent për t’ju ofruar ndihmë. Megjithatë, gjatë kohës që qëndroni në maternitet për një kohë më të gjatë, mjeku ndoshta nuk do të jetë tërë kohën i pranishëm. Një pjesë të mirë të kohës do ta kaloni me ndonjë motër medicinal apo mamia që kujdeset për ju. Këto do të monitorojnë kontraktimet tuaja dhe do t’ju shikojnë se sa jeni hapur. Kur vjen koha e lindjes, ato do t’ju japin udhëzime se kur duhet të jepni shtytje.

Kur foshnja del në dritë, mamia do ta lajë e pastrojë, do t’i bëjë matjet, do t’i vendos një kartë identifikuese rreth krahut të saj sid eh do ta mbulojë me një batanije të ngrohtë dhe më pas do të ju tregojë atë!

Shtatzënia e shumëfishtë

Gjatë kalimit të shumë netëve me binjakët brenda jush, prindërit e rinj shpesh pyesin se si do të duken ata. Ju do ta dini sigurisht, vetëm ju duhet informimi apo marrja e disa këshillave të nevojshme. Nëse keni ndonjë mik apo familjar që kanë binjakë apo trinjakë, do t’i kërkoni ndihmë dhe këshilla atyre, por nëse jo, atëherë ka shumë faqe të ndryshme të internetit dhe forum që ofrojnë ndihmë të tillë.

[/vc_tta_section][vc_tta_section title=“Java 40 e shtatzënisë: JU KA KALUAR TERMINI I LINDJES!“ tab_id=“java40″]

Nëse pyetni veten se pse ende jeni shtatzënë, mbani mend se vetëm 5% e grave lindin në datat e caktuara apo në terminin e lindjes.

Çfarë ndodh me trupin tuaj?

Meqenëse trupi juaj përgatitet për lindjen e fëmijës, kontraktimet Braxton Hicks bëhen gjithnjë e më të shpeshta. Do të ndjeni kontraktime intensive që mund të ndodhin ose jo në interval të rregullta kohore. Gjatë ekzaminimeve të rregullta gjinekologjike, mjeku juaj do të kontrollojë nëse qafa e mitrës është e hapur.

Ardhja e fëmijës në shtëpi

Varësisht nga fakti se keni lindur në rrugë vaginale apo me prerje cezariane, do të kaloni 4-5 ditë më shumë në spital para se të ktheheni në shtëpi me fëmijën tuaj.

Nëse lindni me prerje cezariane, pyetni gjinekologun tuaj se si duhet të ushqeheni, dhe me çka ta masazhoni pjesën e barkut pas qepjes. Për shkak të prerjes, ndoshta nuk mund ta ushqeni fëmijën në pozicion të ulur, por vetëm shtrirë në shpinë. Gjithashtu, duhet të keni parasysh se çka guxoni dhe çka nuk ka rëndësi të bëni përderisa jeni duke u shëruar.

Angazhoni të afërmit tuaj t’ju ndihmojnë rreth pastrimit dhe gatimit derisa të shëroheni. Ndërsa ju flini aq shumë saqë mundeni! Rregulli bazë është – kur foshnja bën gjumë, flini edhe ju! Relaksohuni! Mos u shqetësoni rreth punëve të shtëpisë dhe përgatitni ushqime sa më të thjeshta dhe të lehta.

Gjithçka rreth foshnjes suaj

Foshnja tani është e zhvilluar plotësisht dhe e gatshme të qëndrojë në duart e juaja. Qelizat yndyrore formohen ende për ta mbajtur të ngrohtë, pasi ajo lëshon shtëpinë (mitrën) e saj të rehatshme. Thonjtë janë rritur së tepërmi, dhe së shpejti do të jetë koha e nevojshme për t’i shkurtuar ato.

Sa është foshnja

Foshnja peshon rreth 3.400 gramë dhe ka gjatësi rreth 37 centimetra.

Pyetjet më të shpeshta rreth shtatzënisë

Si mund ta di se është koha për të lindur, apo se lindja veçmë ka filluar? Çfarë të bëj nëse më derdhet lëngu amniotik?

Gjinekologu juaj është ai i cili do t’ju tregojë se cilat simptome nxisin lindjen e mënjëhershme. Këto janë:

  • Derdhja e lëngut amniotik
  • Shtrëngimi i stomakut për shkak të kontrakcioneve
  • Rënja e çepit të mukozës (te qafa e mitres)

Kontrakcionet ndodhin në intervale të rregullta me kohëzgjatje rreth 30-75 sekonda. Dhimbja gradualisht rritet, arrin kulmin kur stomaku juaj ngushtohet dhe forcohet aq shumë, dhe pastaj ngadalë vjen duke u liruar. Kontraktimet në një interval prej 5 minutave janë patjetër edhe një shenjë se lindja juaj do të ndodh tani.

Pra, ju do të arrini në maternitet!

Çfarë të bëj nëse më plas lëngu amniotik? Përgjigja më e mirë do të ishte: Qeshuni! Tek disa gra derdhja bëhet më e dukshme përderisa tek disa të tjera nuk vërehet. Disa femra mendojnë se kanë urinuar apo kanë sekrecion vaginal. Fatkeqësisht, plasja e ujit ndodh papritmas, dhe ju nuk keni kurrfarë paralajmërimi dhe nuk ka asgjë për të bërë rreth kësaj. (po jua përsërisim, gjëja më e mirë do të ishte buzëqeshja juaj!)

Në rastet ideale, lëngu amniotik është i kthjellët ose pak në të verdhë. Nëse është paksa i gjelbërt apo me ngjyrë të errët, madje mban edhe erë të keqe, atëherë telefononi mënjëherë mjekun. Nëse keni frikë se uji mund t’ju plas gjatë fjetjes në shtëpi, mund të vendosni ndonjë mushamë për mbrojtje. Kudo që shkoni, mbani me vete ndonjë peshkir ose të brendshme shtesë, nëse ju ndodh plasja e ujit jashtë shtëpisë.

Shtatzënia e shumëfishtë

Që të gjindeni rreth javëve të para, angazhoni të afërmit dhe miqtë tuaj. Ruani veten. Është mirë që një herë në javë t’i kërkoni gjysheve apo familjarëve t’ju ruajnë vogëlushët, ndërsa ju t’i kushtoni pak vëmendje vetes suaj, si për shembull të shkoni në manikyr ose pedikyr, të rregulloheni në parukeri ose thjeshtë të dilni për shopping.

Ruani veten nga stresi. Lejoni ndonjë të afërm të lëkund njërën foshnje derisa jeni duke e ushqyer foshnjen tjetër. Është lehtësim i madh kur të tjerët ju ndihmojnë përderisa jeni duke bërë diçka, si në rastin e bërjes dush në banjë ose gjatë fenirimit të flokëve.

[/vc_tta_section][/vc_tta_accordion]

kosovarja.ch