1.4 C
Priština
More

    Kafen Dalgona apo atë me çokokrem?

    spot_imgspot_img

    Pas mbylljes së kafiterive, njerëzit në mbarë botën kanë provuar forma të ndryshme për të zëvendësuar espreson dhe makiaton.Dalgona Coffee tashmë ka bërë bujë në të gjitha rrjetet sociale. Secili po e provon shijen e saj fantastike që arrihet shumë shpejt.

    Mjafton të përzieni 2 lugë kafeje me dy lugë sheqer dhe 2 ujë. Përzijini mirë me mikser ose tel kuzhine, deri sa të krijoni masë kremoze, ngjyrë kafe e hapur.

    Në një gotë vendosni copa akulli, qumësht dhe kafen e përgatitur përmbi.

    Për ata që dëshirojnë shije më të ëmbël, duhet patjetër të provojnë kafen me çokokrem.

    Si fillim hedhni kafen sipas dëshirës, ujin dhe sheqerin. Përzijeni derisa të bëhet kremoze.

    Më pas, hidhni pak çokokrem dhe përzijeni. Në fixhanin ku do të pini  kafen hedhni çokokrem, pak akull dhe qumësht.

    Pasi ta kemi bërë këtë, hidhni kremin e përgatitur më herët.

    Të dyja mund t’i dekoroni sipër sipas dëshirës.

    Pasi të këni provuar këto dyja shije, do të harroni që ekzistojnë kafet e aparatit.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...