1.4 C
Priština
More

    Kafeina dhe dhimbja

    spot_imgspot_img

    Kafeina është një stimulues i fuqishëm që ndikon në sistemin qendror nervor dhe mund t’ju ndihmojë të qëndroni vigjilent. Shumë prej nesh janë skllevër të zakonit mbi kafeinën, mbajtjen e një rradhe të gjatë të gjërave të qëndrueshme si, soda, kafea, çaji, çokollata të cilat këto na ndihmojmë për të tejkaluar lodhjen. Por, kafeina mund të bëjë më shumë se sa të mbajë në “gji lodhjen”, ajo mundet gjithashtu të luaj një rol në lehtësimin e dhimbjes. Në fakt, ajo është një përbërës i shtuar për shumë receta të medikamenteve për dhimbje.

    Por, a është e vërtetë e gjitha që thuhet mbi kafeinën dhe dhimbjen?

    Dëshmi mbi kafeinën

    Hulumtuesit kanë studiuar gjatë efektet e kafeinës, dhe jo çuditërisht, rezultatet ndryshojnë. Pra, një grup i studiuesve duke shqyrtuar 19 studime të kohëve të fundit që përfshinë më shumë se 7.200 pacientë, bënë një studim në të cilin morën qetësues për dhimbje të tilla si Acetaminophen dhe ibuprofen. Ata bënë një shiqim me çdo studim në krahasim me efektet e një doze të vetme të një qetësuesi, dhe të njëjtën doze, plus duke i shtuar kafeinë. Rezultatet e kombinuara nga të gjitha studimet treguan se pacientët të cilët morën qetësuesin duke i shtuar edhe kafeinën, përjetuan lehtësim më të madh mbi dhimbjen. Në fakt, 5-10 për qind nga njerëzit të cilët morën ndihmë mbi dhimbje me kafeinë, kanë raportuar një nivel të lartë të lehtësimit të dhimbjes në krahasim me ata të cilët morën medikamente për dhimbje pa kafeinë.

    Një tjetër studim ka gjetur se kafeina kishte efekt në lehtësimin e dhimbjes kur studentët e kolegjit e bënë një tëst me dy lloje të çamçakëzëve. Në detyrë ishte përfshirë mbajtja e një peshe të rëndë metalike. Pjesëmarrësit të cilët kanë përtypur një copë çamçakëz me kafeinë kanë raportuar më pak dhimbje se ata që kanë përtypur çamçakëz të thjeshtë.

    Pse Kafeina?

    Shkencëtarët nuk janë të sigurt përse kafeina ndikon për të ndihmuar në lehtësimin e dhimbjeve, por ata kanë disa teori. Shërben si stimulues i cili ndihmon mekanizmin në dorëzimin e barnave për dhimbje. Për shembull, kjo mund të ndihmojë medikamentin për të depërtuar në gjak shumë shpejt, ose, në të kundërtën, ai mund të ngadalësoj aftësinë e trupit për tu pastruar nga rrjedha e gjakut. Sido që të jetë, ndihmon trupin për të absorbuar më shpejtë medikamentet për dhimbje.

    Shkencëtarët gjithashtu spekulojnë se kafeina mund të japë një efekt për rritjen e humorit, gjë kjo e cila ndihmon në lehtësimin e dhimbjeve. Pavarësisht nga mekanizmi me të cilin ajo punon, të dhënat tregojnë se kafeina me të vërtetë ndihmon në përshpejtimin e ndikimit të medikamenteve dhe ndihmon në lehtësimin efektiv të dhimbjes.

    Pini atë?

    Çfarë do të thotë kjo për ju? Nëse ju përjetoni dhimbje, ju duhet të filloni të pini kafe ose sode gjithë ditën e gjatë? Jo domosdoshmërisht. Gjëra të vjetra popullore, akoma qendrojnë bindshëm edhe në modernizmin e sotëm. Kafeina e tepruar mund të shkaktoj dhimbje në stomak, ju humb humorin, trazime gjatë gjumit, dhe një sërë problemesh të tjera. Shumica e ekspertëve pajtohen se rreth 300 miligram kafeinë në ditë është një sasi e sigurt. Zakonisht, shumica e medikamente kundër dhimbjeve përmbajnë rreth 30-100 miligram kafeinë.

    Dhe për fund, në qoftë se ju keni një dhimbje koke, pak kafeinë me gjasë mund të ndihmojë dhe do të ju lehtësoj dhimbjen. Si me çdo gjë tjetër, edhe për këtë preferohet edhe konsultimi me mjekun tuaj. /kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...