Të bërit e flokëve kaçurrela për 5 minuta, është ëndrra e çdo femre. Me këtë trik të vogël, tani ju mund t’i bëni ato, dhe ju duhet vetëm një llastik gome për flokë si dhe figaro juaj e preferuar. Që frizura të qëndrojë më gjatë, shtoni pak sprej për flokë dhe – jeni gati.
Krehni flokët dhe lidhni një bisht sa më lartë. Bishti duhet të jetë në mes të kokës, ashtu siç tregohet në fotografi. Filloni të nxjerrni fije flokësh dhe secilën fije rrotullojeni në figaro.
Përfundoni tërë flokët me anë të kësaj procedure, ku i gjithë bishti duhet të jetë me dredha. Kjo do t’ju marrë vetëm disa sekonda gjatë bërjes së flokëve me dredha, kuptohet nëse keni një figaro të mirë.
Kur bishti juaj është dredhuar tërësisht, hidhni pak llak apo sprej për ngurtësim të flokëve dhe zgjidheni atë. Do të keni dredha apo kaçurrela shumë të bukura dhe tërheqëse. Sipas dëshirës, bëni edhe disa dredha tjera rreth fytyrës suaj.
Frizura juaj e flokëve është gati!
Shikojeni edhe videon më poshtë: