0.5 C
Priština
More

    Ka 4 llojet e çifteve – Ja cili çift zgjat më së shumti

    spot_imgspot_img

    Përgatituni që të ndjeheni të vetkënaqur apo nervozë: studimi i ri tregon se ekziston një lloj i çiftit që ka më shumë gjasa për të qëndruar së bashku se tri llojet tjera të çifteve, raporton Independent.

    Hulumtuesi Brian Ogolsky nga Universiteti Illinois ka përcjellur marrëdhëniet e 376 çifteve të pamartuara në të njëzetat e tyre, dhe është fokusuar në çiftin si një njësi, për dallim nga hulumtuesit tjerë që kanë vepruar në mënyrë tipike, që është përqëndrimi në komponentat individuale të lidhjes. Hulumtimi ka ndjekur interesin e çifteve që janë të interesuar për tu martuar në periudhë prej nëntë muajve, gjë që ndryshon si rezultat i zënkave aktuale që ka çifti për dallime të caktuara personale.

    Në përgjithësi, Ogolsky thotë se katër llojet e marrëdhënieve të njerëzve mund të kategorizohen në: dramatike, konfliktuoze, përfshierje shoqërore dhe përkushtim ndaj partnerit.

    Çiftet dramatike (çiftet që kalojnë më pak kohë së bashku dhe kanë ulje – ngritje në lidhje) përbëjnë përqindjen më të madhe të hulumtimit, rreth 34%. Çiftet me fokusim apo përkushtim ndaj partnerit (çiftet që vlerësojnë partnerin e tyre mbi gjithçka dhe kalojnë një pjesë të madhe të kohës së bashku) përbëjnë përqindjen e dytë më të madhe me 30%. Çiftet me përfshierje shoqërore (të cilët ndërveprojnë vazhdimisht së bashku në mediat sociale) përbëjnë rreth 19% të çifteve, si dhe çiftet konfliktuoze (çiftet që luftojnë dhe argumentojnë më së shumti por kanë lidhje më të qëndrueshme se çiftet dramatike) përbëjnë 12%.

    Në fund të maujit të nëntë, ata gjeten se çiftet dramatike kishin më shumë gjasa për tu ndarë, çiftet që bashkvepronin në mediat sociale nuk kishin interes të shfaqur për tu martuar me kalimin e kohës, përkushtim shihej në çiftet që ishin të kapluar nga konfliktet dhe në fund, çiftet që kishin përkushtim ndaj partnerëve të tyre kishin mundësinë më të lartë për të pasur një marrëdhënie të qëndrueshme si të martuar.

    Pra, urime për juve që jeni në kategorinë e çifteve të përkushtuar ndaj partnerit, jeni duke vepruar në mënyrë të drejtë!/kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...