Ju është thyer hijëzuesi për sy? Ka zgjidhje!

Hijëzuesin e thyer në formë pluhuri lehtë mund ta rregulloni në pak sekonda

Sa herë ju ka ndodhur të gjeni hijëzuesin e përsosur për sy, dhe pastaj i njëjti në nxitim përfundon në mes milion pjesëve tjera në çantë apo mbi tavolinë tualeti? Epilogu është gjithnjë i njëjtë: përpiqeni ta përdorni, por ju përlyen rreth e rrotull, dhe në fund përfundon në kosh plehrash. Në mënyrë që të mos hiqni dorë nga hijëzuesi pluhur i preferuar dhe të shpenzoni para për zëvendësim, riparimi është më i lehtë se sa ju mund ta imagjinoni.

Shtoni disa pika alkool në rimel të thyer. Përzieni përmbajtjen me lugë apo me gisht dhe do të fitoni një përzierje, e cila pas disa orëve do të kthejë hijëzuesin e syve në gjendjen e përparshme.

Alternativa tjetër është që në vend të alkoolit përdorni krem për sy ose vazelinë. Procedura është e njëjtë, dhe nëse ju brengosë alkooli, nuk ka nevojë, sepse ai do të zhduket krejtësisht.

kosovarja.ch