1.4 C
Priština
More

    Ju dhemb koka? Mos përtypni çamçakëz!

    spot_imgspot_img

    Çamçakëzi ndoshta është shkaktari i kokëdhembjes tuaj! Ekspertët nga Izraeli kanë konstatuar se 87 përqind e adoloshentëve të cilët rregullisht vuajnë nga kokëdhimbjet, rregullisht përtypin çamçakëz.

    Sikur të hiqnin dorë nga pëtypja e çamçakëzit, tek shumica prej tyre kokëdhimbjet do të pushonin, tregon hulumtimi i shkenctarëve në universitetin në Tel Aviv, si dhe Meir qendra medicinale në Izrael, të cilaët kanë konkluduar se ndërprerja e përtypjes së çamçakëzit sigurisht i zbut simptomet e kokëdhimbjes.

    Kokëdhimbja

    Hulumtimet e fundit janë zhvilluar në 30 pacientë në moshë prej 6-19 vjeç, të cilët kanë vuajtur nga kokëdhembja kronike dhe çdo ditë kanë përtypur çamçakëz. Nga ata është kërkuar që të ndërprejnë përtypjen për një muaj dhe rezultatet janë të tilla që 19 nga 30 pacientë kanë deklaruar se më nuk kanë kokëdhimbje, ndërsa 7 nga ta kanë deklaruar se simptomet e kokdhimbjes i kanë më të buta ose fare nuk ekzistojnë.

    Udhëheqësi i hulumtimit dr. Nathan Watemberg është i bindur se hulumtimi i fundit i ka ndihmuar qindra pacientëve të cilët durojnë shume kokëdhimbje, edhe atë pa testime të mëtutjeshme dhe barna. “Nga 30 pacientë, 26 prej tyre kanë ndjerë përmirësime, ndersa 19 përqind janë shëruar tërësisht nga kokëdhimbjet” – ka sqaruar dr. Watemberg për gazetën britaneze Daily Mail. 20 pacientë kanë pranuar se kanë filluar përsëri të përtypin çamçakëz dhe përsëri u janë shfaqur simptomet e kokëdhimbjes.

    Kokëdhembja është e shpeshtë në rini, veçanarisht tek vajzat. Arsyet zakonisht janë stresi, dehidrimi, mungesa e gjumit dhe duhanpirja. Deri më tani ka patur shumë pak informacione që kanë të bëjnë me kokëdhimbjen e shkaktuar nga përtypja e çamçakëzit. /kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...