-2.1 C
Priština
More

    Joshni si mashkull!

    spot_imgspot_img

    A e keni pyetur veten ndonjëherë ku gaboni derisa bëni për vete ndonjë mashkull? Me siguri në taktikë! Por as kjo nuk është diçka e keqe nëse në kohë e kuptoni se si funskionon truri i meshkujve dhe rrëmbeni taktikat e tyre të joshjes e cila bëhet në disa hapa. Pra çfarë prisni? Provojeni menjëherë.

    1.Hapi i pare – Flirti

    Meshkujt e shohin a je e lirë duke shtruar disa pyetje- atëherë përdoreni taktikën e njëjtë. Më pas leni mega statuse në faqet e FB, tek miqtë e përbashkët, për të cilat jeni e sigurtë se do t’i lexojë. Dërgojini ndonjëherë edhe sms neutral apo ndonjë të hareshëm. Për fillim është boll që ai të interesohet për ju.

    2.Hapi i dytë – gjuha e dashurisë

    Kjo mënyrë e bashkëbisedimit në ditët e sotme zhvillohet nëpër internet. Meshkujt e sotëm e adhurojnë teknologjinë dhe gati gjithmonë me anë të saj e bëjnë hapin e parë. Vazhdoni ta provokoni në FB duke i dërguar Poke e cila njihet si një shtytje për të filluar flirtin, punoni në këtë për disa kohë pastaj filloni me e-mail dhe dërgojani listën e pyetjeve që ju interesojnë “A i don më shumë macet apo qenjtë”, ‘A i hani hamburgerët’…Kjo taktikë zakonisht funksionon, sepse: a) mban interesimin tuaj për te, b)ju lehtëson nga bisedat e para me të dhe c) të gjithë kanë qejf të flasin për vete.

    Shtoni nga një puthje në mesazhet e para. Nëse ai i kthen në të njëjtën mënyrë, me siguri i pëlqeni. Por prapë ktheni puthjet në të njëjtin numër as më pak e as më shumë. Kohë pas kohe bëjani vetes me dije që jeni duke përdorur taktikën e meshkujve dhe mbahuni totalisht larg telefonit!

    3.Hapi i tretë- shkruajeni numrin e telefonit

    Bëni diçka të marrë, si për shembull, derdhjani pijen në prehër. Më pas kërkoni falje duke u tallur, ose thjeshtë vazhdoni të pini. Mbushjani mendjen shoqes të marrë numrin e tij të telefonit.

    4.Hapi i katërt- merruni vesh për takim

    Caktoni takim me një sms i cili do të përmbajë drejtshkrim jo të mirë, diku të shtuneve në ora 3 të mes natës. Mbani mend që edhe ju (sit ë gjithë meshkujt) tronditeni nga refuzimi dhe asnjëherë mos thirrni direkt për takim (Mund ti shkruani ) ‘A je për një kifle të nxehtë me kafe” apo nëse e keni parë që është i interesuar shkruajani ‘Do të jem në këtë klub të premten mbrëma, nëse vjen në ora 9 mund të na bashkohesh, apo ndoshta edhe mund të shkojmë dikund vetë për një pijë” Jini të matura dhe jo shumë konkrete, në rast se nuk i keni kuptuar mirë sinjalet e tij.

    5.Hapi i pestë – planifikoni takimin

    Nëse pranon të dalë, atëherë jeni në lojë. Megjithate meshkujt e sotëm kanë një dilemë të madhe- ku ta cojnë femrën.

    Mendimi i parë i secilit mashkull është të shkoni në ndonjë restoran, por shpejt çojnë dorë nga kjo pasi që: a) Është shumë shtrenjtë dhe b) Femrat këtë e presin, andaj ndonjë kafiteri është gjithmonë e mirëseardhur për takimin e parë./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...