Jonida Vokshi ndërpret emisionin për të puthur të fejuarin

Të intervistosh partnerin? Duket diçka e bukur, por edhe e sikletshme njëkohësisht. Ti ke përballë një person që e njeh mirë, por duhet t’i bësh pyetje, përgjigjet e të cilave me siguri i di shumë mirë. Këtë situatë e ka përjetuar Jonida Vokshi e cila ka intervistuar partnerin e saj, Besnikun në emisionin “Personale”. Në fakt më shumë se kaq personale nuk mund të ishte kjo bisedë.

Jonida ka publikuar një pjesë të intervistës, ku i thotë Besnikut që ti do të martohesh në shtator, po nusja si të ka dalë? A është ashtu siç e ke ëndërruar?

I vënë në siklet Besniku thotë që “Nusja është një loçkë”.

Për të mësuar më shumë për dëshirat e Besnikut në dasmë, Jonida e pyet për diçka të veçantë që do të donte të ndodhte ditën e dasmës së tyre, në mënyrë që ajo ta realizonte. Nga ana tjetër Besniku ka publikuar një moment tjetër të intervistës ku Jonida i kërkon një puthje. Besniku nuk mund ta refuzonte një puthje live në emision. Për më shumë me siguri do të ndiqni të shtunën në orën 20:00 në T-HD.

kosovarja.ch