Gjesti prekës që tregon se ka ende njerëz human në këtë botë…
Kjo histori prekëse vjen nga India, nga hoteli Sabrina në Malapuram.
Akiles Kumar ishte ulur nga dritarja e këtij hoteli dhe po hante drekë, dhe ndërsa ai hante ushqimin e tij të shtrenjtë, ai vërejti një djalosh të dobët dhe të uritur që rrinte në rrugë. Akiles i kishte dhënë sinjal djaloshit për të hyrë në restorant. Pas disa minutash, djali hyri brenda së bashku me motrën e tij, që po e mbante për dore.
Ai i pyeti se çfarë dëshironin për të ngrënë, dhe ata disi të trembur bënë me gisht duke treguar se dëshirojnë të njejtën pjatë sikur ai. Kur ata mbaruan së ngrëni, Akiles Kumar e thërriti kamarierin për të sjellë llogarinë e pagesës.
Por, kur kamarieri solli faturën, Akiles mbeti pa fjalë duke parë se çfarë shkruhej në llogarinë. Aty ishte shkruar një zero e madhe, duke lexuar më poshtë: “Nuk ekzistojnë të holla që mund të paguajnë këtë gjest të madh njerëzor. Ju dëshirojmë më të mirat e kësaj bote…”
Vërtetë një gjest shumë prekës që tregon se ka ende njerëz nëpër botë që e kanë të zhvilluar ndjenjën e humanitetit./kosovarja.ch/