Mjaltë dhe lëng limoni: Mjalti ndihmon në humbje peshe, kur konsumohet me lëng limoni dhe ujë të ngrohtë. Shumë njerëz pijnë këtë formulë herët në mëngjes për të reduktuar peshën e tyre.
Mjaltë dhe kanellë (cimet): Një tjetër recetë e dobishme është pluhur kanelle me mjaltë dhe ujë të ngrohtë. Merrni një lugë (gjelle) kanellë pluhur, një lugë (gjelle) mjaltë dhe një filxhan me ujë të ngrohtë, përzieni përbërësit e duhur dhe pini këtë përzierje me stomakun bosh. Njerëzit kanë nxjerrë përfitime nga konsumi i tij i rregullt.
Së fundi, zakonisht ne mendojmë se nuk duhet të konsumojmë ushqim, në mënyrë që të reduktojmë peshën. Kujdes nga praktika të tilla. Nëse nuk konsumojmë ushqim të mjaftueshëm (ku përfshihen kalori, vitamina, minerale, fibra), sistemi imunitar do të bëhet i dobët. Humbja e peshës duhet të përqendrohet në uljen e marrjes së kalorive dhe jo në ndalimin e marrjes së tyre. Përvec kësaj, duhen rritur shpenzimet (djegiet) ditore të kalorive, me anë të ushtrimeve të rregullta.