-0.3 C
Priština
More

    Ja si lehtësisht të largoni këlbazën pas ftohjes

    spot_imgspot_img

    Kollitja e shoqëruar me zbrazje të këlbazës, shpeshtohet veçanërisht në muajt e dimrit dhe vjen si pasojë e infeksioneve të ndryshme virusale dhe bakteriale.

    Gjethe dafine dhe zbrazja e gëlbazës

    Imtsoni tre gjethe të thata të dafindës dhe i ziej në çerek litër ujë. Mbylleni me kapak enën dhe lereni të lëshojë afër 10 minuta, pas kësaj çajin e ëmbëlsoni me pak mjaltë dhe i shtoni një lugë lëng limoni. Ky çaj është ilaç shtëpiak efikas në largimin e këlbazës tek bronhiti, dhe duhet të pihet derisa të kalojë tërësisht sëmundja. Pihet 2-3 herë në ditë.

    Mjaltë dhe kafe

    Përzierja e mjaltës me kafenë është efikase në çlirimin nga këlbaza dhe kollitja. Lugën e supës me mjaltë e përzieni me një lugë kafe instant, andaj tundeni derisa të fitoni masë ngjyrë kreme. Këtë masë e hani ndërsa pas kësaj duhet të pini një gotë ujë të vokët. Përdoret 3 herë në ditë, derisa të ndalojë kollitja.

    Portokall për zbrazje të rëndë tek kollitja e thatë

    Një portokall të larë e copëtoni në katrorë, me gjithë lëvozhgën. Vendosi copat e portokallit në enë, shtoni një litër ujë dhe dy lugë sheqer. Vloni në flakë të qetë derisa të trashet, sirupin duhet ta pini me nga një lugë secilën herë që ndjeni shtresim të kollitjes.

    Vaj ulliri

    Provoni që të luftoni këlbazën me këtë bar shtëpiak: Përziej 2 lugë vaj ulliri me dy lugë lëng limoni, dy lugë ujë dhe një lugë mjaltë. Përzierja ngrohet ngadalë dhe pihet në mëngjes apo në mbrëmje.

    Qepa e zezë

    Fërgoni qepën e zezë në vaj, dhe derisa është ende e ngrohtë vendojeni si mbështjellës në gjoks. Do të zbutni këlbasën e fortë.

    Rrikë dhe presh

    Një përzierje e rrikës së integruar me të njejtën sasi të mjaltës vepron si një parandalim ndaj sulmeve të astmës, dhe në mënyrë të shkëlqyeshme shpërndan dhe dëbon gëlbazën. Ndihmon edhe preshi të cilin duhet ta imtësoni dhe ta zieni vetëm pak me qumësht. Kur të ftohet ëmbëlsojeni me mjaltë dhe përzieni mirë.

    Çaj bliri

    Çaj bliri është një ilaç i shkëlqyer natyral për dëbimin e këlbazës nga trakti respirator. Në qoftë se e përdorni atë për disa ditë, zbut kollën dhe me shpejtësi nxjerr sekrecionet e depozituara . Çaji pihet derisa është i nxehtë në mëngjes dhe në mbrëmje, i përgatitur me dy lugë lule bliri e 500 ml ujë të vluar, të lënë për 5 deri 10 minuta. Çaji është më mirë të ëmbëlsohet me mjaltë dhe të I shtohet lëng limoni.

    Çaj hithëre

    Çaji i hithrës është një mjet i njohur natyral i eliminimit të mukusit të tepërt nga trakti respirator. Një lugë gjelle nga gjethet e thara të hithrës derdhe në një gotë me ujë të vluar, të lënë për rreth 10 minuta. Duhet të pini dy gota në ditë edhe taë pa e ëmbëlsuar me asgjë pos me mjaltë.

    Vaskë me kashtë tërshërë

    Kjo banjo do ju ndihmojë për të hequr qafe këlbazën dhe teshtitjen. Ndihmon dhe për apati, lodhje, nervozizëm. Njëherë e vloni çajin ashtu që 2 kilogramë kashtëe i hidhni 4 litra ujë dhe e vloni rreth 30 minuta. Pasi të shtrydhet çaji e hidhni në ujin për vaskë. Pas largimit nga vaska pastroheni mirë, shtriheni në shtrat dhe pas një ore është mirë të shëtiteni një orë në ajër të pastër.

    Këshilla shtesë

    Në luftë me hedhjen e këlbazës është mirë që të konsumoni lëngje- ujë, çaj, limonadë, dhe të shmangeni nga pijet alkoolike. Janë të vyeshme edhe rrënjët e hibiskusit. Hudhra në sasi të mëdha shërben si antibiotic dhe do ju ndihmojë me kollitjen./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...