Keni vendosur të ndaloni pirjen e duhanit? Ajo që ndodh në organizmin tuaj, qysh në 20 minutat e para është e mahnitshme.
Natyrisht, procesi varet nga personi në person. Është publikuar rrjedha interesante kronologjike e ngjarjeve pas ndalimit të pirjes së duhanit.
Në 20 minutat e para tensioni i juaj i gjakut, temperatura trupore dhe pulsi kthehen në normale.
Pas tetë orëve të mospirjes së duhanit era e duhanit zhduket. Niveli i oksigjenit kthehet në normale.
Brënda 24 orëve rreziku për sulm në zemër zvogëlohet.
Brënda dy ditësh, mbaresat tuaja nervore fillojnë të rigrupohen. Aftësia e shqisës së shijes dhe nuhatjes përmirësohet. Për shqisën e shijes është si kur kaloni nga televizioni bardhë e zi te ai me ngjyra.
Brënda tri ditëve merrni frymë më lehtë. Mund të ecni dhe të vraponi më shpejtë.
Pas dy-tre muajve të ndalimit të pirjes së duhanit ju përmirësohet qarkullimi. Ecja ju bëhet më e lehtë. Kapaciteti i mushkërive rritet për 30 për qind.
Në periudhën prej muajit të parë deri te muaji i nëntë nga ndalimi i pirjes së duhanit zvogëlohet bllokimi i sinusit dhe gulçimi (mungesa e frymëmarrjes). Rritet energjia.
Pesë vjet pas ndalimit të pirjes së duhanit keni zvogëluar për 50 për qind rrezikun për sëmundjen nga kanceri i mushkërive, pankreasit apo ezofagut. Keni zvogëluar edhe rrezikun e sulmit në tru./kosovarja.ch/