Pas kthimit nga një udhëtim në Spanjë, një shoku im brohoriti “KALIMOTXO!” para se të na prezentonte me verën e kuqe, e cila më pas u miksua me Coca Cola. Dhe, ishte shumë interesante.
Në vazhdim po ju paraqesim një udhëzues bazë për Kalimotxo – dhe pse duhet ta provoni atë.
Çfarë është
E thënë thjeshtë, është kombinim i verës së kuqe dhe Koka Kolës. Në përgjithësi shërbehet mbi akull në gotë të shkurtër qelqi. Ndonjëherë shërbehet edhe me limon jeshil. Ky kombinim supozohet të jetë 50% Coca cola dhe 50% verë, por si çdoherë, ju mund të ballafaqoheni me kamarier që ose nuk di të bëjë mirë pijen e duhur, ose iu duket se dine kaq shumë saqë e teprojnë duke i shtuar pije alkoolike. Varësisht se nga cili vend jeni, mund të ketë edhe përzierje tjera si likere të ndryshme apo zëvendësues si sodë portokalli në vend të Kolës.
Nga e ka origjinën
Kjo pije origjinën e ka në Spanjë, edhe pse vendet e tjera (duke përfshirë një pjesë të madhe të Evropës Lindore dhe Qendrore) pijnë të njejtin koktel. Emri mund të datojë në vitet e 70-ta, ku emri i famshëm “rioja libre” ishte zëvendësuar nga “kalimotxo”, një kombinim i dy pseudonimeve. Në disa pjesë të Spanjës, kjo pije zakonisht shqiptohet si “calimocho” (sa për t’ju ndihmuar rreth konfuzionit të shqiptimit).
Çfarë shije ka
Ideja origjinale e përzierjes së dy pijeve ishte, në thelb, për të maskuar verën e kuqe me shije jo të mirë. Pra, në të vërtetë, jeni duke shijuar sasi të madhe të Kolës me pak përzierje të verës. Në fakt, kjo është në përgjithësi historia e origjinës së kësaj pije, kur në vitin 1972, si pjesë e festimeve në Puerto Viejo, shërbyesit kishin vënë re se vera nuk kishte shije të mirë, kështuqë u përpoqën për të mbuluar shijen e thartë me diçka që ata kishin në dorë – Koka Kolën. Dhe, kështu lindi pija kalimotxo./kosovarja.ch/