- Mendojnë se është personi i duhur.
Kjo gjë është e gabuar sepse ju krijon iluzione dhe njëkohësisht ka diçka që duhet ta dini: Personi perfekt nuk ekziston, maksimumi dikush shumë i mirë.
- Biseda nuk shkon ashtu siç duhet.
Njerëzit që dalin në takime duhet të mësojnë të duken të interesuar. Kur bëhet e vështirë të ndërtoni një marrëdhënie ndodh që të bëheni të mërzitshëm.
- Pasiguria në vete.
Nuk duhet të dilni në takim vetëm sepse ndiheni të dëshpëruar. Vishni diçka që ju bën të ndiheni rehat dhe të sigurt në vete.
- Mungesa e sinqeritetit pas takimit të parë.
Shumë takime nuk shkojnë ashtu siç duhet sepse njëri nga partnerët është ose shumë i turpshëm ose shumë i shqetësuar se mos merr një refuzim. Nëse personi që keni përballë ju pëlqen, thuajini që do donit ta takonit prapë.
- Mos i zvarrisni gjërat.
Gabimi që bëjnë shumë njerëz është që nuk vendosin dot nëse personi tjetër i’u pëlqen. Për këtë arsye, i zvarrisin gjërat deri sa ato dështojnë.
Burimi:Bustle