-1.4 C
Priština
More

    Ja pse nuk duhet te vishni të brendshme në shtrat

    spot_imgspot_img

    Ndoshta bëhet fjalë për një lloj shprehie apo ndoshta edhe dembelizëm (pa ndonjë gjykim), shanset janë mjaft të mëdha që ju të shkoni në shtrat me rroba të brendshme. Kjo është ajo që bëjnë shumica prej nesh. Por, ekspertët thonë se kjo nuk është gjëja më e mirë për vaginën tuaj.

    “ju në të vërtetë nuk duhet të mbani të brendshme në shtrat, nëse jeni të prirur për çështje vaginale”, thekson Nancy Herta, gjinekologe në Univerzitetin e Michiganit. Ja arsyet pse: ndërmjet djersës dhe sekrecionit, mund të paraqitet lagështi atje poshtë, dhe të brendshmet tuaja mund të akumulojnë këtë lloj lagështie duke krijuar hapësirë për shtimin e bakterieve të dëmshme.

    “Të lejoni ajrosjen e kësaj zone të ndishme, ndihmon për ta mbajtur lëkurën të thatë dhe të pastër”, sqaron Herta, duke shtuar se duke lejuar vaginën të marrë frymë lirshëm nën ajër të pastër, kështu ajo do të kujdeset më mirë për veten.

    Të flini pa të brendshme është veçanërisht një ide e mirë nëqoftëse keni ndonjë infeksion fungal ose shpesh herë infektoheni me këto funge. Në vend të të brendshmeve të ngushta, ajo sugjeron të vishni pizhame të lirshme prej pambuku me asgjë tjetër nën to.

    Nëse ju frikëson fakti i të fjeturit nudo në dhomë, Herta rekomandon që të paktën të zgjedhni me kujdes materialin e të brendshmeve, siç janë ato prej pambuku dhe më të lirshme, gjë që ndihmon në absorbimin e një pjese të lagështisë, ndërsa mëndafshi dhe dantella nuk e bëjnë këtë, por që e irritojnë lëkurën rreth vaginës suaj.

    Por, sidoqoftë, nëse asnjëherë nuk keni pasur probleme apo infeksione të tilla vaginale, ju mund të vazhdoni të mbani të brendshmet ashtu siç keni vepruar edhe më parë.

    kosovarja.ch

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...