1.7 C
Priština
More

    Ja pse femrat gjithmonë kanë shumë të ftohtë në punë – ndërsa meshkujt jo

    spot_imgspot_img

    Është mesi i verës dhe ju ngrini së ftohti në zyrën tuaj, përderisa kolegët e juaj meshkuj duken në formë të përkryer. Çfarë e bën të jetë kështu?

    Sipas një studimi të publikuar kohët e fundit në “Nature”, ekziston një arsye shkencore pse femrat kanë gjithmonë të ftohtë apo ngrihen në zyrat e punës, dhe kjo është e gjitha si rezultat i bashkëpunëtorëve tanë meshkuj.

    Hulumtuesit kanë zbuluar se shumica e vendeve të punës i kanë të vendosur kondicionerët në bazë të një formule të veçantë “thermal comfort model”, që përfshin një variabël e cila bazohet sa një “mashkull 40 vjeçar i cili peshon 70 kg”, raporton TIME. Sa mirë. Duke pasur parasysh se gjysma e fuqisë punëtore sot përbëhet nga femrat, ky system i vjetëruar është shumë tërheqës.

    Trupat e meshkujve, të cilët janë përgjithësisht të mëdha dhe kanë shkallë më të shpejtë metabolike, prodhojnë më shumë nxehtësi se sa femrat. Kjo i bën ata më të rehatshëm në një temperaturë të freskët dhome dhe kjo ju bën që të dëshironi të punoni prej në shtëpi.

    Por, studiuesit besojnë se ka edhe një tjetër arsye pse femrat vuajnë nga të ftohtit të vazhdueshëm gjatë tërë ditës në zyrat e tyre – si pasojë e veshjes. Meshkujt në përgjithësi veshin në zyrë pantallona të gjata dhe këmishë, përderisa femrat veshin funde të shkurtra apo fustane. Lëkura e zbuluar ndikon më shumë që femrat të ndjejnë ftohtin më afër, duke ju bërë të ndjeheni edhe më ftohtë në zyrat ku janë të kyçyr kondicionerët.

    Për fat të mirë, studimi ofron një zgjidhje për këtë problem dhe kjo nuk kërkon që të ndryshoni mënyrën e veshjes suaj. Ndryshoni cilësinë e temperaturës në 75 gradë Fahrenheit dhe do të keni temperature ideale për femra në zyrën ku punoni./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...