Rekomandohet që të pritet se paku 24 orë – Për një arsye shumë të mirë.
Nënat e adoleshentëve u rikthehen kohës kur foshnja e tyre ka lindur, si menjëherë pas lindjes fëmija u është marrë pasiqë është pritur që foshnja të pastrohet. Mirëpo tani ekspertët thonë se prindërit duhet të presin një kohë para se të bëjnë një veprim të tillë, të paktën 24 orë janë të preferuara.
“Është me rëndësi të kuptohet se foshnja nuk lind e ndyrë” shpjegon doktoresha Xhafe. Foshjet lindin me një mbështjellës të bardhë e quajtur vernix caseosa dhe e cila ka përfitime nëse nuk pastrohet menjëherë. Edhepse në të kaluarën foshnjet janë pastruar menjëherë pas lindjes, tani studimet shpjegojnë se mbështjellësi ekziston për arsye. Një studim i tillë tregon se mbështjellësi shton mbrojtjen e lëkurës dhe e mbron sistemin imunitar, përmban peptide antibakteriale që mbrojnë nga bakteriet dhe funget si dhe mbrojnë kryesisht nga meningiti dhe pneumonia. Për këto arsye mjekët tani e prolongojnë pastrimin e foshnjeve të posalindura, duke hapur debat për rishikimin e tërë procesit të lindjes për foshnjet dhe nënat e tyre. Gjithashtu në këtë debat futet edhe çështja e largimit të foshnjes nga nëna menjëherë pas lindjes, pasiqë asgjë nuk është më e mirë për foshnjen se mbështetja në lëkurën dhe gjoksin e nënës. Largimi i foshnjes nga nëna e ul temperaturën trupore ndërsa gjoksi i nënës ka aftësinë të ngrisë apo ulë temperaturën varësisht nevojës për të mbajtur balans në temperaturën trupore të foshnjes. Përderisa nuk ka një rregull fikse se si të pastrojmë foshnjet, prolongimi i pastrimit është duke u bërë më i popullarizuar. Organizata Shëndetësore Botërore rekomandon që pastrimi të prolongohet së paku 24 orë./kosovarja.ch/