Blogerja dhe gazetarja për revistën “The science of you”, Gigi Engl ka ardhur në përfundimin se fjetja më e shëndetshme është pa rroba në trup. Ja se si.
Që kur e mbaj mend për veten, unë kam fjetur lakuriq. Asnjëherë nuk e kam konsideruar këtë si të çuditshme dhe të pazakontë, përkundrazi, është shumë e rehatshme dhe e lehtë, dhe nuk keni nevojë të jepni të holla për pizhame.
Fundja, a ka gjë më të mirë se ndjenja e të qenurit i lirë?
Megjithatë, sipas statistikave nga 2012, duket se shumica e njerëzve nuk merren me këtë lloj të lirisë së trupit, sepse vetëm 8% e amerikanëve flejnë lakuriq.
Duhet të kuptoni se gaboni shumë, sepse fjetja lakuriq është absolutisht fantastike. Përforcon ndjenjën e lumturisë, përmirëson cilësinë e gjumit dhe ju bën më tërheqëse për gjininë e kundërt.
Sipas akademisë amerikane të shëndetësisë, temperatura trupore është më e natyrshme kur fleni lakuriq. Kur keni të veshur këmishë apo pizhame, e prishni temperature normale të trupit, dhe kjo shpie në pagjumësi.
Dr. Jennifer Landa, thekson se kjo mënyrë e të fjeturit është veçanërisht i shëndetshëm për zonjat, sepse lejon që “vagina të marrë frymë lirshëm”.
Ndiheni më mirë me trupin tuaj
Kur flini lakuriq, ndiheni më mirë me trupint uaj, rrisni vetbesimin dhe bëheni më tërheqëse për meshkujt.
A ka ndjenjë më të mirë se sa kur në mëngjes afroni trupin e zhveshur me të partnerit tuaj? Një mëngjes i tillë do e bënte ditën fantastike. Në fund të fundit, asocimi i parë që vie për trupin lakuriq është padyshim seksi.
Dobësimi i barkut
Sipas “Huffington Post” nëse rregullisht fleni lakuriq kjo ndikon në reduktimin e dhjamit në bark, madje edhe kolesterolin, sepse në këtë mënyrë stimulohen hormone të caktuara ku mund të zvogëlojnë nivelin e kortizolit, i njohur si hormoni i stresit.
Jeni të gatshëm për më tepër seks
Nëse fleni lakuriq, me sa duket do të keni marrëdhënie seksuale më tepër. Sipas Dr. Jennifer Landa, këto pretendime janë krejtësisht logjike, sepse kur fleni lakuriq në fakt inkurajoni seks, dhe marrëdhëniet e shpeshta ju bëjnë zakonisht më të lumtur dhe të shëndetshëm. Seksi nxit prodhimin e oksitocinës, “hormoni i dashurisë” që shkakton ndjenjën e kënaqësisë, ndërsa më intenzivisht sekretohet gjatë orgazmës. Pra, hidhuni në punë!
Nuk keni nevojë të bëni dush në mëngjes
Nëse nuk vishni pizhame, ju nuk do djersiteni natën dhe nuk do keni nevojë që të bëni dush në mëngjes. Përveç kësaj, ka shumë gjasa që të ruani frizurën sepse gjatë djersitjes, edhe flokët bëhen më shpejtë me yndyrë./kosovarja.ch/