Meshkujt, për portalin AskMen.com, u përpoqen të përgjigjen dhe të përshkruajnë me çfarë lloji të grave dëshirojnë që të kenë një lidhje dhe cilat janë cilësitë që i zbukurojnë ato.
Zonjushë ëmbëlsirë
Ajo është gjithmonë pozitive, e ëmbël, e lumtur me jetën dhe vërtet është një kënaqësi të jeni në shoqërinë e saj. Nuk ka asnjë moment të keq në vete dhe gjithmonë është në dispozicion. Meshkujt i adhurojnë ato.
Zonjushë e barabartë
Kjo është një feministe, por nuk i urren meshkujt. Përkundrazi, ajo i do dhe i respekton dhe me të vërtetë shumë mirë kalojnë së bashku me ta. Ajo është e zgjuar, argëtuese dhe e hapur ndaj përvojave të reja. Beson në barazi në lidhje dhe nuk sillet si një vajzë e dobët dhe e pambrojtur.
Zonjushë seksi
Asaj i pëlqejnë meshkujt dhe i pëlqen seksi. Nuk është imorale dhe nuk e përdor seksin si një manipulim, por thjesht e shijon atë dhe kjo shihet tek ajo sepse rrezaton seksi. Femrave tjera nuk i pëlqejnë edhe shumë ky lloj i femrave, por meshkujt e humbasin kokën për ato. Lidhja me ato është kënaqësi e vërtet.
Mikesha më e mirë
Kjo është shumë e ngjashme me Ëmbëlsirën. Është e kujdesshme, gjithmonë është aty për partnerin e saj, mund të flasin për çdo gjë, kanë interesa të përbashkëta. Ato janë një strehë e sigurt për partnerët e tyre dhe kjo është arsya pse meshkujt i ruajnë ato si një thesar.
Direkte
Kjo është një grua që di atë që dëshiron dhe nuk ka frikë për të treguar atë qartë. Është e fortë dhe nuk ka asnjë problem me atë për të marrë iniciativën dhe e para të thërret mashkullin për të dalë. Me ato ballafaqohen meshkujt e fortë që dinë se si të sillen me gra të forta. Ata që mund të bëjnë me ato, do të kenë një partnere të mirë dhe një marrëdhënie të mrekullueshme.
E pavarur
Ajo është e fortë, e guximshme, e zgjuar dhe e aftë. Ajo e ka jetën e organizuar dhe nuk ka nevojë për mashkull për ta bërë të lumtur dhe për të përmbushur kohën e saj të lirë. Ajo është një partnere e vërtetë në kuptimin e gjërë, sepse nuk është e dëshpëruar për një mashkull. Disa njerëz kanë frikë prej tyre, por me të vërtetë ata gabojnë, sepse, sipas disa gjërave, ajo është pothuajse ideale. /kosovarja.ch/