6 C
Priština
More

    Ja katër arsye pse të prisni për shtatzëni deri pas moshes 35 vjeçare

    spot_imgspot_img

    Më tepër lindin mbi 35 vjeç se nën 25 

    Kur linda vajzën time të parë në moshën 36 vjeçe, mjeku më regjistroi si një “nënë e vonshme në lindje të parë”. Pas shumë sakrificave dhe dhembjeve sigurisht që më dukej vetja se kisha 60 vite në trup. E kuptova se ai ishte emërtimi më i lezetshëm që do kishin mund ta paramendonin mjekët.

    Grupi më i madh i lindjeve është ende grupmosha 25-34 me 59% të lindjeve, mbi 35 vjeç me 21% të lindjeve dhe nën 25 vjeç për 20% të lindjeve. Sivjet femrat mbi 35 vjeç kishin 144,181 lindje në krahasim me vitin 1977 ku kishin vetëm 31,515 lindje. Ky ndryshim ka vënë në alarm mjekët e Kolegjit Mbretëror pasiqë lindjet në këtë moshë kanë më tepër rreziqe dhe kërkojnë kujdes më të madh nga personeli mjekësor.

    Përderisa nuk ka asgjë të keqe të jeni prind në moshë të re, ne ju sjellim katër arsyet pse është e mrekullueshme të jeni një “nënë e vonshme”:

    1. Mund të kryeni shumë gjëra para se të bëheni nënë. Mund të akumuloni pasuri, të vini themelet e karrierës suaj, të udhëtoni botën, të shkoni dhe të deheni dhe të mos brengoseni se duhet të zgjoheni në mëngjes e shumë gjëra tjera. Sigurisht që mund të keni fëmijë dhe në të njejtën kohë të zhvilloni karrierën tuaj mirëpo prap do ju duhet të bëni kompromis. Do ju duhet që të krijoni familjen deri në moshën 28, kur fëmijët të jenë 18 vjeç do të rifilloni karrierën në moshë 46 vjeçe mirëpo nuk do e keni më entuziazmin.
    2. Do të mund t`ju kundërviheni punonjësve publik që do i takoni nga momenti i ngjizjes e deri në ditën e fundit në shkollë. Mjekë, motra, mësues, kushdo që të jenë, ata do të mundohen të ju tregojnë se çfarë duhet të bëni. Kështu, do jeni më e pjekur dhe më me vetëbesim që të mund t`u kundërviheni banaliteteve të ndryshme.
    3. Është e vërtetë që nënat e reja rikuperohen shpejtë nga shtatëzënia mirëpo lindja dhe rritja e foshnjes do ju shterrojë në çfarëdo moshe të jeni. Është më mirë të akumuloni fuqi në vitet 20 që të jeni gati për tmerret që vijnë pas të tridhjetave.
    4. Mund të përdorni përvojën tuaj në rritjen e fëmijës. Nuk nënkupton se jemi prindër më të mirë se dikush 10 vite më e re mirëpo përderisa fëmija rritet do të ketë dikë më të moshuar dhe më të pjekur për t`ia treguar rrugën.

    Këshilla përfundimtare do të jetë të mos dëgjoni njerëzit që ju thonë se jeni tepër të moshura për të lindur apo se është gjë e rrezikshme të presim deri në atë moshë./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...