11 C
Priština
More

    Ja çfarë ndodhë nëse filloni të bëni pompa çdo ditë!

    spot_imgspot_img

    Pompat janë një formë e të suhtruarit që kurrë nuk dalin nga moda. Këto janë një nga stërvitjet më efektive që mund të bëni. Pse? Për shkak se kërkojnë një investim të vogël nga koha juaj ndërsa ju mundësojnë të arrini rezultate të konsiderueshme në një hapësirë kohore relativisht të shkurtër.

    Pra, çfarë saktësisht ndodhë kur ju filloni të bëni pompa çdo ditë?

    1. Do të përmirësoni performancën tuaj

    Pompat janë një ushtrim ideal për muskujt e barkut. Me forcimin e grupeve të ndryshme të muskujve ju do të vini re se do të rritni aftësinë për mbajtjen e peshave më të rënda, do të përmirësoni performancën sportive, do të keni qëndrim më të drejtë.

    2. Do të zvogëloni rrezikun nga lëndimi në shpinë dhe shtyllën kurrizore

    Praktikimi i pompave është një lloj ushtrimi që ju lejon të formoni muskuj por edhe gjithashtu të siguroheni se nuk jeni duke vënë shumë presion mbi shpinën tuaj apo shtyllën kurrizore. Sipas Këshillit Amerikan për stërvitje, duke bërë rregullisht pompa ju mund të zvogëloni dhimbjet në shpinë, por gjithashtu mund të forconi muskujt si dhe siguron mbështetje të fortë për kurrizin tuaj.

    3. Do të nxitni tërë metabolizmin tuaj

    Pompat janë një mënyrë e shkëlqyer për të sfiduar tërë trupin tuaj sepse duke i praktikuar çdo ditë ju mund të djegni më shumë kalori në krahasim me ushtrimet tjera tradicionale të barkut. Veçanërisht kjo ndikon nëse jeni të ulur tërë ditën para kompjuterit, duke nxitur metabolizmin tuaj përgjatë tërë ditës.

    4. Do të përmirësoni në mënyrë të konsiderueshme qëndrimin tuaj

    Duke bërë pompa, në masë të madhe përmirësoni aftësinë tuaj për të qëndruar drejtë. Përmes forcimit të qëndrimit të drejtë në çdo kohë, muskujt e barkut kanë një efekt të thellë në gjendjen e përgjithshme të qafës suaj, supeve, gjoksit dhe shpinës.

    5. Do të përmirësoni balansimin e përgjithshëm

    A e keni ndjerë ndonjëherë që kur keni provuar të qëndroni në një këmbë, ju mund të qëndroni drejtë për më shumë se dy sekonda? Kjo sigurisht nuk është për shkak se jeni të dehur, por për shkak se muskujt e barkut nuk janë aq të fortë sa për të ju dhënë ekuilibrin që ju nevoitet. Nëpërmjet përmirësimit të balansit tuaj duke bërë pompa anësore, ju mund të rritni performancën tuaj në çdo lloj aktiviteti sportiv.

    6. Do të bëheni më fleksibil se kurrë

    Fleksibiliteti është një përparësi e rëndësishme për të bërë pompa të rregullta, duke zgjeruar dhe stërvitur të gjitha muskujt e supeve, shpatullave dhe klavikulave.

    7. Do të keni përfitime mentale

    Ushtrimet me pompa kanë një efekt të veçantë në nervat tona, duke na mundësuar përmirësimin e disponimit të përgjithshëm. E pra, me zgjatjen e muskujve ju lironi stresin dhe tensionin në trup. Vetëm mendoni këtë: ju qëndroni gjatë kohë të ulur në karrige gjatë orarit të punës dhe keni muskuj të tensionuar, këmbë të rënduar për shkak se nuk keni aktivitet lëvizës. Këto rrethana ju vënë në stres të vazhdueshëm dhe tensionojnë muskujt dhe nervat. Lajm i mirë është se pompat jo vetëm që qetësojnë trurin tuaj, por gjithashtu mund të trajtojnë ankthin dhe simptomat e depresionit – por vetëm nëse e bëni një rutinë të përditshme.

    kosovarja.ch

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...