Ja çfarë ndodhë me trupin tuaj nëse filloni të hani çdo ditë vezë

Shumica prej nesh mendojnë se vezët mund ti bëjnë keq shëndetit tuaj …

Të gjithë jemi të frikësuar pas kolesterolit dhe gjithashtu mendojmë se vezët mund të na shtojnë në peshë. Megjithatë, ka shumë arsye pse vezët janë të dobishme për trupin tonë dhe na ofrojnë shëndet të plotë, madje të përmirësojnë edhe aktivitetin e trurit tonë.

Ja disa inofrmata shumë të rëndësishme për vlerat ushqyese të vezës:

Vezët janë të pasur me vlera ushqyese, të tilla si proteina, vitamina (A, B2, B6, B12, D, E) dhe minerale (zink, thiamin, riboflavin, fosfor, magnez, hekur, selen, bakër) si dhe omega-3 acide yndyrore që janë thelbësore.

Përveç kësaj, vezët janë me vlerë të ulët të kalorive, që e bën një dietë shumë miqësore për shumicën e njerëzve. Ka vetëm 71 kalori në një vezë të madhe dhe nuk ka karbohidrate apo sheqerna si dhe vetëm 5 gr yndyrë.

Vezët janë një burim i shkëlqyer i ‘choline’, që është një lëndë ushqyese thelbësre për zhvillimin e trurit dhe funksionimin e kujtesës. Kjo përmban edhe lutein dhe zeaxantin si dhe vitamina karotenoide që janë esenciale për të pamurit tuaj. Vitamina E lufton radikalet e lira që mund të shkaktojnë dëmtimin e indit qelizor, e që mund të shpie deri në kancer.

Vezët përmbajnë edhe kalcium dhe vitamin D, për mbrojtjen e eshtrave. Këto janë përbërës tepër të shëndetshëm. Për më tepër, vezët mund të ndihmojnë në rritjen e flokëve dhe thonjve, për shkak të nivelit të lartë të aminoacideve të sulfurit si dhe vitaminave e mineraleve.

Për shkak të dendësisë së ulët të lipoproteinave (kolesteroli i keq), që ngjitet në muret e enëve të gjakut, HDL kolesteroli depërton në muret e enëve të gjakut duke parandaluar arteriosklerozën. Gjithashtu ndikon edhe në zvogëlimin e sëmundjeve të zemrës/

Me pak fjalë, nëse ju hani vetëm një vezë në ditë, trupi juaj përfshin këto vitamina dhe vlera ushqyese:

Vitamin A: mirëmban lëkurën, sistemin imunitar dhe të pamurit normal.

Vitamina B2 (riboflavin): ndihmon metabolizmin, qelizat e kuqe të gjakut, sistemin nervor.

Vitamina B12: ndihmon metabolizmin, sistemin imunitar, sistemin nervor.

Vitamina B5 (acidi pantotenik): ndihmon metabolizmin dhe funksionimin e trurit.

Vitamina D: mirëmban eshtrat dhe këmbët të shëndetshëm si dhe ndihmon në absorbimin e kalciumit.

Vitamina E: mirëmban sistemin riprodhues, sistemin nervor dhe muskuj të shëndetshëm.

Biotin: mirëmban metabolizmin, lëkurën, flokët dhe sistemin imunitar. Choline: ndihmon metabolizmin dhe funksionimin e mëlçisë.

Acidi folik: ndihmon në formimin e gjakut dhe rritjen e indeve gjatë shtatzënisë.

Jodi: ndihmon në funksionimin e gjëndrës tiroide, mirëmban lëkurën dhe sistemin nervor.

Hekuri: ndihmon në prodhimin e pllakave ë kuqe të gjakut dhe transportin e oksigjenit në të gjithë trupin.

Proteina: nevoiten për ndërtimin dhe ruajtjen e muskujve, organet, lëkurës dhe indeve si dhe prodhimin e anti-trupave, enzimeve, hormoneve.

Megjithatë, nëse jeni diabetik, duhet të mbani shënim në konsumin e vezëve në dietën tuaj dhe të konsultoheni me mjekun lidhur me këtë. Konsumi i të bardhës së vezës mund të jetë një alternativë e mirë për diabetikët, por sërish mos veproni pa konsultë mjekësore!

kosovarja.ch