-4.6 C
Priština
More

    Ja çfarë ndodh me trupin tuaj kur ndaloni përdorimin e pilulave kontraceptive

    spot_imgspot_img

    Ndoshta ju mund të dini se çfarë ndodhë me trupin tuaj kur filloni të merrni tabletat kontraceptive apo pilulat e kontrollit të lindjes, por a e dini se çfarë ndodhë me trupin tuaj nëse e ndërpreni përdorimin e tyre? Nëse keni vendosur që të merrni këtë hap sepse dëshironi të ngeleni me barrë apo thjeshtë nuk keni nevojë për to, ju duhet të dini se çfarë ju pret. Këto simptoma mund të ndryshojnë nga femra në femër, por është mirë që t’i merrni parasysh.

    Menstruacionet mund të bëhen të pakëndshme

    Shumë femra vendosin për pilulat kontraceptive sepse ua mbajnë PMS-në nën kontroll. Kjo është sidomos për femrat që kanë dhimbje dhe mundime të shumta si dhe menstruacione të parregullta. Megjithatë, pas ndërprerjes së tyre, simptomet kthehen, madje edhe më të forta. Arsyeja për këtë qëndron në rritjen e nivelit të progesteronit dhe estrogjenit në pilulat që parandalojnë ovulacionin, i cili është shkaku kryesor për dhimbjet dhe shtrëngimet tek disa femra.

    Ju mund të keni humbje peshe

    Studimet tregojnë se 1/3 e femrave humbin peshë, disa shtojnë kilogramë, ndërsa një pjesë tjetër nuk vërejnë asnjë ndryshim në peshë pas ndalimit të marrjes së pilulave. Arsyeja për këtë mund të jenë hormonet, mënyra e të yshqyerit si dhe mbajtja e ujit. Është konstatuar se femrat amerikane më së shumti trashen nga vaksinimi kontraceptiv.

    Gjinjtë mund t’ju zvogëlohen

    Nëse gjinjtë tuaj janë fryer dhe rritur gjatë kohës kur keni marrë pilulat kontraceptive, kjo ka ndodhë për shkak të rritjes së dozës së progesteronit dhe estrogjenit në to. Prandaj, ato mund edhe të zvogëlohen pas ndalimit të marrjes së tyre, por që nuk ndodhë tek të gjitha femrat.

    Mund të keni rritje të sekrecionit

    Pilula pengon ovulacionin, kështuqë si rezultat i kësaj ju do të keni edhe më pak sekretim. Trupi tajon më shumë sekrecion gjatë ovulacionit për të lehtësuar gjendjen në shtatzëni.

    Mund të keni rritje të libidos

    Shumica e femrave ankohen se pilulat kontraceptive pengojnë dëshirën seksuale. Edhepse kjo nuk ndodhë tek të gjitha femrat, por sidoqoftë hormonet janë fajtorët kryesor për këtë. Disa femra kanë nivele shumë të ulëta të testosteronit gjatë ndikimit të pilulave, për atë edhe nuk kanë ovulacion, si dhe përjetojnë rënie të epshit. Gjithashtu, disa femra mund të vuajnë edhe nga thatësia vaginale gjatë marrjes së pilulave.

    Ju përkeqësohet PMS-ja

    Nëse keni pasur simptoma të theksuara të PMS-së gjatë marrjes së pilulave, ka shumë gjasa që pas ndërprerjes së tyre t’ju intensifikohen këto simptome. Ju mund të keni dhimbje koke, ndjeshmëri të gjirit, dëshirë të madhe për ushqime të caktuara etj.

    Mund të filloni të ndjeni ovulacionin

    Tek disa femra, ovulacioni është një dukuri shumë e dukshme. Mund të ndjeni dhimbje, keni rritje të sekrecionit si dhe ngritje të epshit. Nëse keni përdorur gjatë kohë kontraceptivë, rikthimi i këtyre simptomeve mund të jetë shumë i pakëndshëm dhe befasues.

    Mund t’ju paraqiten akne

    Disa femra zgjedhin si opcion kontraceptivët për të vetmen arsye që të shërojnë aknet e vazhdueshme. Megjithatë, ka shumë gjasa që t’ju riparaqiten pas ndërprerjes së tyre. Kur jeni në fazën e marrjes së pilulave, niveli i testosteronit reduktohet duke parandaluar formimin e akneve, dhe pasi të ndaloni është shumë e mundur që ato t’ju kthehen.

    Mund të ngelni mënjëherë shtatzënë

    Sa më shpejtë që të ndërpreni marrjen e pilulave, trupi juaj është i gatshëm për të mbetur shtatzënë. Prandaj, nëse nuk dëshironi të ngeleni shtatzënë, përdorni prezervativ.
    /kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...