Ja çfarë burrat pëlqejnë të shohin tek gratë e tyre

Gjithashtu edhe çfarë dëshirojnë femrat te meshkujt …

1. Dikush, të cilës mund ti besojë – jo vetëm të shkojë në vallëzim me të, por që mund ti ndajë të gjitha frikat dhe sekretet e pazakonta. Besimi është shtylla kryesore mbi të cilën ndërtohet një marrëdhënie.

2. Ka nevojë për dikë që do ta mbështesë, nëse papritmas dëshiron të lë punën e tij për të ndjekur ëndrrën e të bëhet skenarist i njohur/ shpikës. Por, çfarë në të vërtetë ndodhë? Duket sikur gjë e lehtë, por ai ballafaqohet me probleme financiare, lë punën, andaj edhe ka nevojë për përkrahjen tuaj, durimin, dashurinë…Meshkujt e vlerësojnë shumë këtë sjellje!

3. Ndokënd që ka ambiciet e tij dhe jo vetëm të postojë gjatë tërë kohës në facebook. Lumturia personale është çelësi për një marrëdhënie të lumtur e të shëndetshme. Ju duhet të keni ëllime si çift, por edhe individualisht dhe të menaxhoni ambiciet së bashku.

4. Ndokush që do të kalojë kohë me ta, por edhe që do të respektojë privatësinë e tij. Dikush që ka jetën e tij private, hobitë dhe pasionet.

5. Dikush që mund të ketë marrëdhënie të mira seksuale. Seksi, ndoshta nuk është gjëja kryesore në një lidhje, por ka vlerë shumë. Ajo që ka rëndësi është të përputheni me njëri-tjetrin.

6. Ndokush që e kupton se ndoshta nuk është komunikues shumë i mirë, por e pranon se është duke punuar rreth kësaj. Po, njerëzit kanë nevojë të përmirësohen, por nga ana tjetër, qeniet njerëzore janë idiotë, të çuditshëm dhe kokëfortë, andaj është e nevojshme që të njohim dhe pranojmë njëri-tjetrit ashtu siç jemi. Falni gjërat e vogla.

7. Dikush që ndan vlerat dhe idealet e tij, pavarsisht faktit se sa argumentoni me njëri-tjetrin, nuk do të merrni asgjë serioze. Është shumë me rëndësi kur ju të martoheni por edhe kur të keni fëmijë. Përndryshe, do të dobësohet lidhja dhe do të shkatërroheni si çift.

8. Dikush që do ti befasojë rregullisht, nga ndryshimi në person më të mirë dhe sfida të reja. Mos u konsumoni në lidhje, mos u bëni të mërzitshëm dhe të tregoni gjtihmonë gjërat e njejta. Bëhuni kreativ, merrni pjesë së bashku në sfida të reja dhe bëjeni çdo ditë të re interesante dhe të veçantë!

9. Dikush që do ta kuptonte mendjen e tij. Komunikimi është i pashmangshëm, por të dini të dalloni mendjen e tij se çfarë dëshiron në momente të caktuara, kjo ka vërtetë shumë rëndesi për një marrëdhënie të shëndetshme.

10. Dikush që dëshiron të mësojë rreth tij dhe të ndjekë ecurinë e jetës së bashku me të. Ai ka nevojë për dikë që mund të jetojë së bashku një jetë të gjatë e të dobishme.

kosovarja.ch