Ja arsyet pse gjaku i ciklit menstrual mban erë

Ju e dini pse keni aq shumë jashtëqitje gjatë ciklit menstrual dhe se simptomat paramenstruale nuk janë gjithçka që sillen në kokën tuaj. Por, ka edhe një gjë tjetër (jo) interesante gjatë kësaj periudhe që ndoshta ia keni parashtruar vetes, e kjo është pse gjaku i ciklit menstrual mban kaq shumë erë… I çuditshëm dhe ndryshe nga gjaku i rregullt. Tani, po ju sjellim përgjigjet.

Në një intervistë me Refinery29, Taraneh Shirazian, asistent profesor në departamentin e obstetrikës dhe gjinekologjisë në NYC, kanë dhënë një sqarim të vërtetë në lidhje me erën e rëndë që mban gjaku gjatë ciklit. Ja se çfarë shkruan Seventeen.com:

1. Gjaku i ciklit menstrual nuk është tërësisht gjak. Lëngu menstrual është i mbushur me bakterie, mukus vaginal dhe inde. Se sa është e rëndë era e gjakut varet nga ajo se sa gjatë qëndron gjaku në mitrën tuaj, shpjegon Dr. Shirazian për Refinery29.

2. Nuk duhet të mbajë erë peshku. “Kur ju keni gjakderdhje, ju mbani lagështi në vaginë”, thekson Dr. Shirazian. Kjo mund të shpie në infeksione sekondare vaginale si vaginoza bakteriale, e cila ka një erë të fortë si të peshkut. Dr. Shirazian rekomandon që të mbani sa më të thatë zonën vaginale, në mënyrë që t’i ikni infeksioneve, si dhe ndërrimin e shpeshtë të tamponave dhe pecetave higjienike.

3. Pastrimi i thellë apo dushi mund ta përkeqësojë erën e gjakut. Mos u shqetësoni në lidhje me aromën normale të vaginës, gjakut të ciklit menstrual apo sekretimit, dhe nuk keni nevojë të bëni dush të thellë për ta shmangur këtë erë. Në fakt, dushi mund të shkaktojë infeksione, si vaginoza bakteriale, gjë që ndërlidhe me shkallë të lartë të sëmundjeve inflamatore të pelvikut. Vetëm lajeni zonën e caktuar me sapun të butë, pa aromë ose thjeshtë me ujë dhe padyshim gjithçka do të jetë në rregull.

kosovarja.ch