-0.3 C
Priština
More

    Ja arsyeja pse 90% prej nesh nuk mund të humbasim në peshë!

    spot_imgspot_img

    Disa pohojnë se bëhet fjalë për ushqim të pashëndetshëm, disa të tjerë thonë se është mungesa e ushtrimeve, ndërsa e vërteta është kaq e thjeshtë…

    Studimet mjekësore kanë gjetur se shumica e njerëzve që duan të humbin peshë, kanë konsideruar një gjë shumë të rëndësishme aq sa 90% e dietave të dështuara – dhe kjo është shëndeti mental.

    “Konsumi i ushqimit si pasojë e largimit të ndjenjave negative nuk është domosdoshmërisht gjë e keqe, për sa kohë që këtë nevojë e mbajmë nën kontroll”.

    Në anketën ku morën pjesë më shumë se 1000 amerikanë, 31% e të anketuarve besojnë se mungesa e ushtrimeve është pengesa më e madhe për humbjen e peshës, 26% mendojnë se faji është tek ushqimi jo i shëndetshëm, ndërsa 17% janë përgjigjur se mënyra e dobët e jetesës dhe shpenzimet e saj pengojnë në rënien e peshës. Ndërsa, vetëm çdo i dhjeti anketues ka përmednur shëndetin mendor si një pengesë reale.

    “Secili që nuk mund të humb peshë, fajëson mungesën e suhtrimeve si dhe shprehinë e keqe të ushqyerjes. Megjithatë, duhet të merret parasysh edhe arsyeja pse ne hamë”, thekson Diane Robinson, neuropsikolog në Institutin e Mjeksësisë në Orlando.

    Në fakt, për shumë njerëz procesi i ngrënies është një përvojë emocionale. Përderisa ne e kemi të vështirë tani të ngushëllojmë veten me ushqim, ndërsa si fëmijë, të rriturit na kanë shpërblyer me ëmbëlsira për sjelljen e mirë.

    “Konsumi i ushqimit si rezultat i largimit të ndjenjave negative, nuk duhet patjetër të jetë një gjë e keqe, për sa kohë që ne jemi të vetëdijshëm se ndonjëherë nuk hamë për kujdesin fizik, por për nevojën emocionale dhe se këtë nevojë e mbajmë nën kontroll”, thotë Robinson.

    Pas një ushqimi të shijshëm, truri liron dopaminë, një neurotransmiter që lidhet me ndjenjën e kënaqësisë dhe komfortit. Kështu, trupi jonë është i kënaqur dhe ne ndjehemi mirë. Megjithatë, lidhja emocionale me ushqimin bëhet një problem kur personi ha kryesisht për shkak të asaj ndjenje ngushëlluese.

    “Nëse ju dëshironi të arrini rezultate më të mira, bëjeni punën që të kuptoni më mirë veten dhe jini të vetëdijshëm se çka ju bën të ndjeheni të pakënaqur dhe jo rehat, kjo edhe është arsyeja pse ju vdisni për të ngrënë, edhe kur nuk jeni realisht të uritur”, këshillon Robinson./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...