0.5 C
Priština
More

    Izolimin kthejeni në kohë atraktive

    spot_imgspot_img

    Java e parë e të mbyllurit në shtëpi mund të ketë qenë më e lehtë dhe interesante. Por tashmë kur ka kaluar edhe java e dytë, qëndrimi brenda fillon e vështirësohet.

    Megjithatë, mos u dorëzoni. Mbusheni kohën tuaj me gjëra atraktive dhe të reja.

    Nëse jeni duke punuar nga shtëpia, mos e bëni këtë në pizhame. Bëjini vetes një kënd të përshtatshëm në shtëpi që do ta përdorni vetëm për të punuar. Vendoseni një kafe pranë vetes.

    Çdo katër orë, sfidoni veten duke mos prekur celularin për të paktën një orë. Gjatë 60 minutave lexoni një libër. Mund të jetë letërsi, libra biznesi ose çfarëdo libri që është në interesin tuaj.

    Kushtojini një orë të ditës kurseve online. Mund të zgjidhni kurs ëmbëlsirash, qëndisjeje, makeup, kurse finance apo IT.

    Nxjerrni veshjet e pranverës dhe verës. Klasifikoni rrobat tuaja, largoni ndonjë që nuk ju duhet.

    Kushtoni rëndësi fytyrës dhe lëkurës tuaj. Keni mjaftueshëm kohë për të bërë maska natyrale. Mund të ngjyrosni edhe flokët.

    Mund të provoni receta të reja në ushqim. Por keni kujdes me ëmbëlsirat, jepini përparsi vitaminave, sidomos vitaminës C. Dhe mos harroni të pini ujë sa më shumë.

    Ushtroni, bëni joga, vallëzoni zumba. Keni mjaftueshëm video në internet për të marrë instrukcione.

    Fillojeni një serial të ri, mbase me shumë sezona.

    Mund të dëgjoni edhe “audiobooks” gjersa relaksoheni.

    Zbuloni lojëra atraktive me familjarët tuaj.

    Përdoreni blerjen online edhe për gjërat ushqimore dhe higjienike.

    Dhe mos harroni të lexoni vetëm lajme nga burime të sigurta, për t’u informuar rreth Coronavirusit.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...