Isha i verbuar pas një operimi laserik, mirëpo kjo gjë më bëri partner më të mirë!

Mëngjësin e operacionik, me të dashurën time bëmë seks mëngjesor, ishte aq i fuqishëm dhe përplot me ndjenja. Pas seksit u ngrit dhe filloi të vëjë makijazhin, e shikoja më ëndje dhe mezi prisja që pas operacionit të mundem ta shikoj prap me sy të kristaltë.

Më bënë gati për operacion dhe më thanë se rikuperimi do të zgjaste katër ditë, në të cilat nuk do të guxoja të hapja sytë. Gjatë operacionit mund të shihja ngjyrat e ndryshme të laserit, më dukej sikur të shikoja direkt në diellin, dhe pas pesë minutave operacioni përfundoi. Më ulën në një karrocë invalidësh dhe më lanë të rri në errësirë me sytë mbyllur.

Ajo erdhi për të më marrë në shtëpi, gjatë rrugës gjithçka më dukej e frikshme pasiqë nuk mund të shihja dhe nuk mund të identifikoja zërat e tmerrshëm që prodhonte qyteti.

Në mbrëmjen e ditës së katërt të rikuperimit dola jashtë për të hapur sytë për herë të parë pas operacionit, ndjeja dhimbjen më të madhe të mundshme. Kur dëshirova të hap sytë, nuk mundesha dhe rashë përtokë ku qëndrova derisa e dashura ime nuk erdhi në shtëpi dhe nuk i telefonoi mjekut.

Më dërguan përsëri në spital dhe konstatuan se kisha një infeksion të tmerrshëm. Më bënë një ndërhyrje të lehtë dhe gjatë muajit të ardhshëm shkoja çdo ditë në kontroll mjeksor për të monitoruar infeksionin. Isha shumë i dobët mirëpo ajo më ndihmonte me gjithçka. Nuk kishim bërë seks që nga ai mëngjesi i operacionit, nuk ndjehesha aspak i gatshëm për një veprim të tillë. Tani më thanë se rikuperimi im do të ishte nga gjashtë muaj në një vit dhe ende kisha gjasa të humbja tërësisht shikimin.

Në mbarim të muajit të parë, ajo më priti derisa dilja nga dushi, më kapi në një mënyrë që nuk mundesha ta refuzoj dhe ma bëri me dije se për një punë të tillë nuk më duheshin sytë.

Putheshim dhe përkëdheleshim si të çmendur, ajo më bëri përsëri seksualisht të fuqishëm dhe më bëri të ndjehem njeri. E ndjeja se si më kthehej fuqia dhe si zhdukej dhembja. Brenda disa ditëve nuk konsumoja më Vikodin, dhimbja në sy ishte ende prezente mirëpo mundesha ta duroj. Kur ndjehesha i sëmurë, konsumoja shumë ujë dhe shkoja në shtrat me të, dhe në çdo herë që bënim seks unë ndjehesha më i fuqishëm.

Pas tre muajve prap kisha migrena dhe më përzihej ende, nuk guxoja të udhëtoj me aeroplan dhe nuk mundem të shoh qartësisht. Këtë letër e shkrova me laps me shumë vështirësi. Tani kam diçka që më ndihmon të harroj gjendjen në të cilën jam, kjo gjendje më bëri të kuptoj se nuk më duheshin sytë që ta dua atë. Më mësoi shumë gjëra e më me rëndësi është se më mësoi se kisha nevojë për të.

Tani e shoh këtë nevojë.

kosovarja.ch