Interesante: Si t’i vishni rrobat e preferuara të verës edhe në stinën e dimrit?

Visheni fustanin tuaj të verës edhe në këtë dimër duke e kombinuar me xhupa të ngrohtë, streçe dhe çizme.

Gjatë ndryshimit të stinëve të vitit nuk është e nevojshmë që të harxhoni një grumbull parashë për veshje të reja, sepse të jemi real, nuk jemi në situatë kur mund t’ia lejojmë vetes një gjë të tillë.

Dimri në fakt është një arsyetim i shkëlqyer për të nxjerrur edhe ato veshje të verës të cilat ndoshta janë zvetnuar gjatë larjes ose janë tejet të tejdukshme. Unë për shembull kam një fustan të mrekullueshëm me ngjyrë të kaltërt të mbyllur të cilën e kam porositur nëpërmes internetit, por kur më erdhi me postë e vërejta se në fakt është shumë më i shkurtër se sa e mendoja. Duke marrë parasysh që unë nuk preferoj të mbaj fustane ultra të shkurtër, shumë shpejtë e shpika mënyrën se si ta vesh – që në ditët e para të ftohti e kombinova me geta, jelek dhe këpucë baleti.

 Trikotë, streçet dhe getat

Mënyra më e lehtë se si të vishni fustan vere e mos të keni të ftohtë në këmbë, është që të shtoni geta ose streçe të ngrohta. Kështu fustanin me ngjyrë neutrale mund ta kombinoni me geta ose streçe me ngjyrë, ose e kundërta – nësë fustani është me ngjyra të çelura ose me ndonjë dizajn interesnat, vendosni ta kombinoni me streçe njëngjyrëshe të zezë, bardhë, krem ose teget. Sejcila nga këto është e lejuar, përveç atyre që në masë të madhe theksojnë stinën e verës, si për shembull ato që kanë të dizajnuar ndonjë lule nga Havai. Ndërsa kur është shumë ftohtë, mbi geta ose streçe mund të vishni çorape të trasha mbi gjunj ose nën gjunj në kombinim me çizmet deri në kyçin e këmbës ose çizme të gjata. Çizmet deri në kyçin e këmbës ose çizmet e gjata automatikisht të gjithë pamjen do ta tranformojnë në modë dimri.

 Koha e xhupave

Xhupat me thurrje të trashë janë kontrast i mirë për fustanet me lule nga materiali i çelur ose që shkëlqen. Lozni me kombinimet me ngjyra të ndryshme dhe me nianset e ndryshme të xhupave mbi fustan, dhe gjithë kësaj ia shtoni edhe ndonjë rryp të bukur i cili do ta kompletojë gjithë kombinimin (kjo i referohet posaçërisht xhupave të gjatë). Mirëpo, keni kujdes që mos ta shtrëngoni shumë xhupin me rryp, sepse kjo nuk do të duket bukur. Në këtë kombinim poenta është që gjithçka të duket e rehatshme dhe e lehtë. Sikurse tek getat dhe streçet – të gjitha kombinimet e ngjyrave janë të lejuara, mvaret prej jush se çfarë ju pëlqen më së shumti.

 Asgjë pa gjëra plotësuese

Fustanet e verës mund t’i transformoni në mënyra të ndryshme me veshjet të cilat tanimë i keni. Ju duhet vetëm pak kreativitet. Mund të vendosni për kombinim të thjeshtë (për shembull fustan i bardhë në kombinim me geta të zeza, xhup të zi dhe sako të zezë lëkure), ose për kombinim të ngjyrave dhe modeleve. Dhë kur gjithë kësaj do t’ia shtoni edhe shallin ose kapelën tuaj të preferuar – fustani juaj i preferuar veror mund të bëhet edhe një pjesë e pandashme e garderobës së dimrit!

kosovarja.ch