1.4 C
Priština
More

    Informacione interesante për binjakët

    spot_imgspot_img

    Binjakët janë një mrekulli e vërtetë e natyrës dhe për këtë arsye po ju zbulojmë disa fakte magjepsëse për binjakët.

    Këtë vit, vetëm në Shtetet e Bashkuara lindin më shumë se 140 mijë binjakë, tregojnë statistikat. Po ju paraqesim një listë të kurioziteteve të pabesueshme në lidhje me binjakët.

    Si ti dalloni binjakët

    Edhepse shumica pohojnë se nëna mund ti dallojë binjakët në bazë të instinktit, lehtë mund ti dalloni edhe përmes kërthizës. Kërthiza është një kthesë e vogël në vendin ku kordoni i kërthizës së foshnjës ka qenë i lidhur me placentën dhe kjo qëndron pas lindjes kështuqë nuk ka fare të bëjë me gjenetikën. Një tjetër gjë që dallon tek binjaket monozigotë janë shenjat e gishtave. Edhepse ndajnë AND të njejtë, shenjat e gishatve dallojnë pasi kanë evoluar në pjesë të ndryshme të mitrës gjë që ndikon në zhvillimin e prerjeve dhe shenjave të gishtave.

     

    Binjakët mund të bëhen nga dy prindër të ndryshëm

    Nëqoftëse një grua ka marrëdhënie seksuale me më shumë se një mashkull gjatë kohës së ovulacionit, është e mundur që nga një spermatozoid nga dy meshkuj të ndryshëm të fekondojnë një qelizë vezë. Edhepse ky fenomen mund të ndodhë, është shumë i rrallë.

    Shansi për të pasur binjakë është shumë më i lartë se 30 vite më parë. Që nga viti 1980, përqindja e lindjeve të binjakëve është rritur në 76%, dhe arsyeja për këtë, thonë ekspertët, është se femrat sot vendosin në moshë më të vjetër për të ngelur shtatzënë për herë të parë, dhe është vërtetuar se probabiliteti i lartë i shtatzënisë binjake është mes të tridhjetave se në të njëzetat.

    Fetuset që ndajnë mitrën e nënës nuk janë domosdoshmërisht binjakë

    Ka raste kur një grua ngel shtatzënë me një fëmijë, por normalisht vazhdon të ovulojë dhe të ketë cikël menstrual, kështuqë ndodhë që embrioni i dytë të bëhet pak më vonë se i pari. Në shumicën e rasteve, të dy foshnjat lindin në të njejtën ditë por njëra në terminin e caktuar, ndërsa foshnja tjetër para kohe. Në raste të tilla, pavarsisht nga lindja në të njejtën ditë, foshnjet e tilla nuk llogariten binjake.

    Binjakët flasin gjuhën e tyre

    Ajo çka neve të rriturve zakonisht na tingëllon si psherëtimë e binjakëve, ajo është kriptofaza – gjuha e zhvilluar midis binjakëve e që vetëm ata mund ta kuptojnë. Studimet tregojnë se më shumë se 40% e binjakëve e zhvillojnë gjuhën e tyre të veçantë, dhe shumica prej tyre së bashku mësojnë të flasin.

    Disa kohë më parë në internet ka dale një video ku ju mund të shihni binjakët se si “flasin”, e që ka arritur shumë shpejtë popullaritet të madh. Shikoni se pse:

     

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...