Infeksioni vaginal kërpudhorë është tip i vaginistitit (ndezje e Vaginës), e cila karakterizon irritimin vaginal, kruarjes intensive dhe rrjedhje Vaginale. Infeksioni kërpudhorë vaginal mund të përfshijë Vaginën dhe vulvën.
Infeksioni kërpudhorë vaginal, e cila gjithashtu njihet me emrin kandidijaza, është shumë i shpeshtë. Ai paraqitet në tre nga katër femra gjatë gjithë jetës, e tek shumica e tyre dy apo më shumë herë.
Infeksioni vaginal kërpudhorë nuk konsiderohet si sëmundje ngjitëse, edhe pse mund të përhapet me anë të kontaktit oral me gjenitale. Shërimi zakonisht është i suksesshëm, përveç tek infeksionet periodike- katër apo më shumë herë në vit. Në këtë rast, ndoshta është e nevojshme terapia më e gjatë.
Simptomat e infeksionit vaginal kërpudhor
Simptomat e infeksionit vaginal kërpudhorë sillen nga ato më të lehta deri tek të rëndat, duke përfshirë:
- Kruarja dhe irritomi, të cilat e përfshijnë vaginën dhe vulvën
- Djegia, sidomos gjatë marëdhënies apo gjatë urinimit
- Skuqja dhe e ënjtja
- Dhimbje vaginale dhe ndjeshmëri
- Sekrecion të trashë apo të bardhë
Kur duhet ta vizitoni mjekun?
Drejtojuni mjekut tuaj në këto raste:
- Hera e parë që keni përjetuar infeksion kërpudhorë
- Nuk jeni e sigurt a është në pyetje infeksioni kërpudhor
- Simptomat tuaja edhe më tej janë edhe pas tretmanit me ndonje krem antifungial apo vaginaletave
- Paraqiten edhe simptoma tjera
Shkaktarët e infeksionit kërpudhorë vaginal
Infeksioni kërpudhor vaginal shkaktohet nga kërpudha Candina. Candida është mikroorganizëm i cili normalisht është i pranishwm nw vaginë, së bashku me bakteriet.
Vagina në mënyrë natyrale përmban baraspeshë të përzierjes së baktereve dhe kërpudhave. Bakteriet Lactobacillus prodhojnë acid, të cilat pamundësojnë shumimin e tepërt të kërpudhave në vaginë.
Por, çrregullimi i baraspeshës së shëndoshë mund të rezultojë në shumimin e tepërt të kërpudhave. Numri i madh i kërpudhave në vaginë mund të sjellë deri tek kruarja në vaginë, djegia dhe shenja tjera karakteristike të simptomave të infeksioneve kërpudhore.
Infeksionin kërpudhor vaginal mund ta shkaktojnë:
- Terapia me antibiotikë, e cila bie deri tek ulja e numrit të bakterieve Lactobacillus në vaginë dhe ndryshime në pH vaginale, që mundëson shumimin e tepërt të kërpudhave.
- Shtatëzënia
- Diabeti i pakontrolluar
- Shkatërrimi i sistemit imunitar
- Të gjithë veprimet që ndryshojnë llojin dhe sasinë e bakterieve të cilat janë normal të pranishme në vaginë, siç janë shpëlarja apo irritimi për shkak të lagështisë joadekuatë të vaginës.
Më së shpeshti, infeksioni vaginal kërpudhorë kalon nga një lloj i Candidës kërpudhore, e cila është e njohur si Candida albicans. Nganjëherë ndërkaq, edhe llojet tjera të kërpudhave Candida mund të jenë shkaktarë të simptomave.
Candida albicans reagon mirë në tretmanet tipike për infeksione kërpudhor , derisa llojet tjera nganjëherë reagojnë në terapi konvencionale dhe mund të kërkojnë shërim më agresiv.
Infeksionet kërpudhore mund të jenë seksualisht të bartura, sidomos në kontakti oral-gjenital. Ndërkaq, ato merren si sëmundje të bartura seksualisht pasi që kërpudha Candida është e pranishme në vaginë.
Shërimi i infeksionit kërpudhor vaginal
Shërimi i infeksionit kërpudhor vaginal varet nga ajo se a është i komplikuar apo i thjeshtë:
Shërimi i infeksioneve kërpudhor jo të komplikuara
Për simptoma të lehtë dhe të moderuar dhe infeksione kërpudhor të rralla, mjeku juaj mund t’ju rekomandojë:
Krema antigurgale, yndyrë, ilaçe apo vaginaleta të cilat dukshin shërojnë infeksionet kërpudhore në shumicën rasteve. Përdoren zakonisht njëkohësisht, apo rresht 1 deri në 3 ditë. Mjeku juaj mund t’ju shkruaj disa nga ilaçet, derisa disa preparate mund t’i bleni edhe pa recetë mjeku. Efektet anësore të këtyre ilaçeve janë shumë të rralla, vetëm mund të nxisin ndjenjën e djegiesapo irritimit gjatë përdorimit.
Ilaçet orale antifungale (flukonazol)- më së shpeshti vetëm një dozë e vetme
Drejtohuni mjekut tuaj nëse e keni përfunduar trajtimin, ndërsa simptomat tuaja nuk janë larguar, apo janë kthyer në periudhë prej dy muaj pas terapisë. Shumë preparate kundër infeksioneve kërpudhore janë të lejueshme pa recetë. Nëse keni përdorur ndonjërën nga ato, e simptomat nuk janë tërhequr, vizitoni mjekun tuaj.
Shërimi i infeksioneve të komplikuara kërpudhor
Infeksionet e komplikuara kërpudhore mund të jenë të pranishme nëse:
- Keni shenja dhe simptoma më serioze, siç është skuqja e përhapur, ënjtje dhe kruarje të cilat të çojnë deri tek zhvillimi i të thatit apo të çarave.
- Keni infeksione të përsëritura kërpudhore- katër apo më shumë herë në vit
- Infeksioni kërpudhor shkaktohet me tipe tjera të Candinës (përveç Candida albicans)
- Gjatë shtatëzanisë
- Keni diabet të pakontrolluar apo sistemi juaj imunitar është i kërcënuar për shkak të përdorimit të ilaçeve apo gjendjes si HIV-i.
Shërimin e infeksionit të komplikuar kërpudhor mund ta përfshijnë:
Kremrat vaginale, yndyrërat, vaginaletat – terapia zakonisht zgjat nga 7 deri në 14 ditë.
Ilaçet orale- në vend të terapisë vaginale, mjeku juaj mund të shkruaj dy deri në tri doza flukonazolit i cili merret në mënyrë orale. Ndërkaq kjo terapi nuk i rekomandohet shtatzënave.
Regjimi i mbajtjes- tek infeksionet kërpudhor periodike, mjeku juaj mund t’ju shkruaj ilaçe të cilat do të parandalojnë shumimin e tepërt të kërpudhave dhe infeksioneve të ardhshme, të cilat merren në mënyrë orale një apo dy herë në javë.
Zakonisht, partneri juaj nuk ka nevojë t’i futet terapisë. Po megjithatë, tek infeksionet kërpudhore periodike, mjeku mund të rekomandojë trajtim për partnerin tuaj apo udhëzime mbrojtjeje gjatë marrëdhënies seksuale. /kosovarja.ch/