Studiuesit zbuluan se gratë që kanë implantet e gjirit dhe kanë edhe kancer të gjirit, tregojnë se më vonë zbulohet kanceri, sesa tek gratë që nuk kanë bërë implantet e gjirit.
Siç e dimë të gjithë, më e rëndësishme është që të zbulojmë kancerin në një fazë të hershme, e cila nuk është shpesh rasti tek gratë me implantet e gjirit.
Pasi që studiuesit i kanë shqyrtuar 12 studime të mëparshme, ata e kuptuan se 26 për qind të grave me implante kanë pasur një diagnozë në fazat e vonshme, në krahasim me gratë të cilat kishin gjinjtë e natyrshme.
Ata besojnë se arsyeja për këtë është fakti që shumë më vështirë është për të bërë ekzaminimin e hollësishëm të indeve nga mamografia tek gratë me implante.
Gjithashtu tek gratë të cilat pas operimit të gjirit e kanë rindërtuar gjirin me implante, më vështirë është që ta zbulojmë kthimin e kancerit. /kosovarja.ch/