1.4 C
Priština
More

    Ilire Vinca, pjesë e Akademisë Evropiane të Filmit

    spot_imgspot_img

    Aktorja e njohur kosovare Ilire Vinca është ftuar të bëhet pjesë e Akademisë Evropiane të Filmit.

    Ilire Vinca ka një karierë të pasur si aktore e filmit, teatrit dhe si profesoreshë e aktrimit në Universitetin e Prishtinës.

    Ajo u bë e njohur edhe si aktorja e parë që mori pjesë në Berlinale me filmin ‘Falja e Gjakut’ në 2011, pastaj edhe me filmin ‘Burrneshat’ në 2015 poashtu në Berlinale. ‘Zana, ‘Pranverë e paharruar në fshatin e harruar’, ‘Gardhi’, dhe ‘Martesa’ janë disa nga filmat e fundit kosovar ku luan Ilirja.

    “Përderisa kufinjtë na ndajnë, arti na bashkon pa dallim race e gjinie, ashtu siç janë ndjenjat dhe e vërteta. Jam e nderuar të jem anëtare e Akademisë Evropiane të Filmit” u shpreh aktorja kosovare Ilire Vinca.

    Akademia Evropiane e Filmit është themeluar në vitin 1989 me drejtorin e parë Ingmar Bergman bashkë me anëtarët tjerë themelues si Pedro Almodovar, Lindsay Anderson, Bernardo Bertolucci, Sir Ben Kingsley, Andrzej Wajda, Wim Wenders etj.

    Ilire Vinca është anëtarja e 16-të nga Kosova që bëhet pjesë Akademisë Evropiane të Filmit.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...