1.7 C
Priština
More

    Ilaçi rus që përmirëson dhimbjet e shpinës (Recetë)

    spot_imgspot_img

    Provoni një ilaç shtëpie nga shafrani i Indisë, i cili rimëkëmb plotësisht trupin dhe përmirëson dhimbjet e shpinës…

    Duhet theksuar se kjo lloj kure është shumë e njohur në mjekësinë ruse. Për të përgatitur një pastë nga shafrani, ju nevoitet:

    • 40 gr. shafran pluhur,
    • 100-150 ml ujë.

    Hidhni pluhurin e shafranit në ujë, përzieni mirë përreth 8 minuta, derisa përmbajtja të forcohet. Në mënyrë të vazhdueshme përzieni masën, nëse ajo është tepër e trashë, shtoni pak ujë. Kjo masë duhet t’i ngjajë një kosi apo jogurti të trashë. Gjatë kësaj kohe të zierjes, përgatiteni qumështin:

    250 ml qumësht, 2 lugë (40 ml) vaj bajamesh i pa rafinuar si dhe mjaltë sipas shijes.

    Vloni qumështin dhe shtoni vaj bajamesh (sipas dëshirës). Largojeni nga të nxehtit dhe hidheni në një enë. Shtoni një lugë çaji pastë nga shafrani. Ëmbëlsoni atë me mjaltë sipas shijes suaj.

    Pasta nga shafrani mund të përgatitet në sasi të madhe dhe mund të qëndrojë për një periudhë të gjatë. Në gjendje të ngrirë ruan vetitë e tij për 40 ditë. Këtë lloj paste ruajeni në frigorifer. Masën apo pastën e përfunduar shtojeni tek qumështi i nxehtë, së bashku me mjaltin dhe vajin bimor.

    E rëndësishme: Ata persona që kanë probleme me fshikëzën e tëmthit (vrerit), më mirë të mos rrezikoni pasi shafrani ka një efekt diuretik.

    Çka trajton shafrani i Indisë?

    Shkenca moderne dhe mjekësia tradicionale e vlerëson shumë këtë bimë shëruese. Shafrani i verdhë alkaloid është përbërës kryesor aktiv bimor. Kjo shpjegohet me faktin se shija pikante e kësaj bime zhduk mikrobet dhe parazitet, shkatërron mukozën e depozituar, yndyrnat, toksinat, nxit qarkullimin e gjakut dhe tërë metabolizmin e trupit. Shija e hidhur e tij, është ilaçi më i mirë kundër helmimit, etheve, ndezjeve, sëmundjeve të gjakut si dhe lëkurës.

    Gjithashtu, kjo lloj bime largon grumbullimin e toksinave ngjitëse, të thatin në lukth, yndyrnat, djersën, qelbin, kruajtjen, pastron qumështin e gjirit, mitrën dhe mëlçinë.

    Shafrani i Indisë mund të blihet në çdo dyqan me prodhime ushqimore, si mëlmesë apo erëza, ose në përbërjen e mëlmesës ‘curry’./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...