Së bashku me këtë pije bimore, shtoni edhe gjethe selino për të zgjatur efektin maksimal…
Festat po afrohen dalëngadalë, dhe së bashku me festat na vjen edhe tryeza e pasur me ushqime të shijshme kalorike.
Së bashku me yndyrnat dhe sheqernat, në trupin tone hyjnë edhe shumë toksina, për të mos përmendur toksinat veçmë të grumbulluara në trupin tonë, si rezultat i mënyrës së keqe të të ushqyerit dhe aktivitetit të dobët fizik.
Por, ka një zgjidhje, dhe e tëra qëndron tek një pije e shëndetshme!
Përbërësit: 1 filxhan lëng domate, gjysmë limoni, dy lugë xhenxhefil të grimcuar, një spec djegës (mund të jetë edhe pluhur) si dhe dy gjethe selino.
Përgatitja: përzieni lëngun e domates, lëngun e limonit, xhenxhefilin dhe specin djegës. Përzieni mirë përbërësit, mund ta bëni këtë edhe në blender, hidheni më pas në enë apo gotë qelqi dhe hidhni mbi gjethet e selinos.
Gjatë pirjes së lëngut, kafshoni nga pak edhe gjethen e selinos, për të pasur efekt maksimal.
Çdo ditë pini tri gota nga kjo pije në mes të shujtave ushqimore, dhe shumë shpejt do të vëreni rezultate të mëdha!/kosovarja.ch/